- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,458
- Pëlqime
- 26,608
Llojet e dashurisë!
Ka disa lloje të dashurisë, prej tyre do të mund të veçonim:
1. Dashuria e mendjes e që nënkupton kur ti ndjehesh i qetë pranë një personi, ke mirëkuptim ndaj tij por zemra dhe shpirti yt nuk rrahin për të.
2. Dashuria e epshit e që nënkupton të kesh një person me të cilin ke marrëdhënie intime, me të të bashkojnë me dhjetëra gjëra të përbashkëta por asgjë më shumë.
3. Dashuria e zemrës e që nënkupton kur zemra mallëngjehet për ta parë, për ti dëgjuar zërin, për emrin dhe personalitetin e tij. Në këtë rast, zemra ndjen dhimbje nëse ai është larg apo nëse sillet keq ndaj teje.
4. Dashuria e shpirtit e që nënkupton dashurinë më të fortë, është prej dashurive më të rralla dhe më të vështira. Kjo është dashuria e vërtetë dhe në vete ngërthen të gjitha llojet e dashurisë që cekëm më lartë. Ajo përfshinë, mendjen, zemrën dhe tërë trupin tënd.
Kjo dashuri bënë që dy persona të shkrihen në një person, me trup e me shpirt.
Është një kurth që po re në të nuk mund të dalësh, nuk ka shpëtim, nuk ka fund dhe nuk ka shuarje të kësaj dashurie.
Kjo, dashuri nuk njeh ligje, nuk njeh kufij dhe nuk pranon ortakëri. Kjo dashuri nuk njeh logjikë, nuk pranon arsyetim. Atë nuk mund ta vras e as që mund ta dobësojë as distancimi, as mizoria, e as ashpërsia e personit tjetër.
Miq, shikoni mirë se me çfarë dashurie jeni duke jetuar. E nëse jeni prej kësaj të fundit atëherë ruajeni si ndonjë margaritar të çmuar ngase të tilla dashuri më shumë u ngjasojnë përrallave dhe imagjinatës. Ato, sa i përket jetës reale të kohës sonë, mund të trajtohen si specie në zhdukje...