Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Libri “Njeriu më i lumtur mbi tokë”

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

6 mësimet kryesore nga libri “Njeriu më i lumtur mbi tokë”​


3332C329-854A-4B3E-B640-932FE45950D6.jpeg

  1. Ka shumë gjëra më të çmuara se paratë
Është e lehtë të robërohesh nga mendësia se paraja është thesari më imperativ në shoqëri. Paratë janë gjithmonë kalimtare, ashtu si shumica e gjërave në jetë. Paraja vjen dhe shkon, por sa jeni të gatshëm të paguani për kënaqësinë kalimtare? Pasojat e mentalitetit të parasë janë shumë më të dëmshme sesa vetë vlera e parasë. A je gati të vësh në rrezik mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike? Ka gjëra më të çmuara se paratë. Ja disa prej tyre:
-Eksperienca
– Lidhjet e vërteta
– Ndjenja e qëllimit
– Meraku i vërtetë për të ndihmuar të tjerët
– Autori Eddie Jaku thotë se, “ka shumë gjëra në këtë botë që asnjë shumë parash nuk do mund t’i blejë, dhe disa gjëra janë të paçmueshme përtej çdo mase.”
  1. Dobësia mund të shndërrohet në urrejtje
Njerëzve të dobët u mungon aftësia për të ruajtur një farë niveli të inteligjencës emocionale. Njerëzit të cilëve u mungon inteligjenca emocionale dhe një ndjenjë e fortë për veten, ndikohen lehtësisht që të urrejnë. Vlerat dhe bindjet e tyre nuk ngrihen mbi themele të forta; përkundrazi, ata janë ithtarë të kauzave radikale. Urrejtja është një sëmundje që konsumon mendjen e njeriut deri në pikën pa kthim, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për veten dhe të tjerët.
“Nëse shumë njerëz do të ishin ngritur në këmbë në Kristallnacht (nata kur nazistët nisën terrorin) dhe të thoshin ‘mjaft, çfarë po bën? A je në rregull?’ atëherë rrjedha e historisë do të kishte qenë ndryshe. Por ata nuk e bënë. Kishin frikë sepse ishin të dobët dhe dobësia e tyre i lejoi të manipuloheshin deri në urrejtje” – Eddie Jaku.
  1. E nesërmja do të vijë nëse mbijeton. Hap pas hapi
Shumica e njerëzve heqin dorë sepse mendojnë se vuajtja nuk do të marrë fund kurrë. Ata heqin dorë nga kontrolli sepse vizioni i tyre është i turbullt nga shqetësime të vogla dhe jo nga tabloja më e gjerë.
“Sa më shumë t’i afrohesh diçkaje, aq më e turbullt bëhet”, thotë një shprehje. Jini të logjikshëm dhe largpamës. Asgjë nuk ka të skalitur fjalën “përgjithmonë”.
  1. Mund të gjesh mirësi kudo, edhe tek të huajt
Nëse bëni një hap dhe del nga bota jote qoftë edhe për një moment, do të vësh re se nuk je vetëm. Problemi më serioz është se ne nuk mund të flasim lirshëm për veten, jetën tonë dhe problemet tona. Ju nuk jeni vetëm në univers. Ka njerëz që do t’ju ndihmojnë me kënaqësi nëse do të ishit të gatshëm të dëgjonit.
  1. Një mik i mirë
“Gjëja më e madhe që do të bësh ndonjëherë është të të dojë një person tjetër” – përsërisni këtë fjali derisa të kuptoni se dashuria dhe miqësia janë ilaçi më i mirë.
Duhet ta dëgjojnë mirë, sidomos të rinjtë. Pa miqësi, njeriu humbet. Një mik është dikush që të kujton të ndihesh i gjallë.
  1. Edukimi është shpëtim
Nuk kam parasysh arsimin formal kur përdor fjalën “edukim”. Po, arsimi formal është fantastik dhe sjell mundësi të mëdha, por edukimi jetësor është shumë më kritik. Të kuptosh ligjet e natyrës njerëzore, të jesh i ndërgjegjshëm për botëkuptimet dhe të dish se si të lidhesh në mënyrë që zëri yt të dëgjohet, këto janë të gjitha shembuj të edukimit jetësor. Të mos varesh nga të tjerët për një jetë të mirë.
Mund të mos jesh në gjendje ta ndryshosh botën sepse është përtej fuqisë tënde, por mund të ndryshosh veten. Ndryshimi është i mundur, pavarësisht asaj që mund të besosh, por duhet disiplinë
 
Kto mesimet ne teori jane fantastike por ne praktike fatkeqsisht sistemi qe eshte ngrit eshte i atille qe njeriu t'mbetet skllav modern i korporatave dhe bankave, dhe duke qene i tille gjen shume pak hapesira per t'qene i lumtur.
 
Kto mesimet ne teori jane fantastike por ne praktike fatkeqsisht sistemi qe eshte ngrit eshte i atille qe njeriu t'mbetet skllav modern i korporatave dhe bankave, dhe duke qene i tille gjen shume pak hapesira per t'qene i lumtur.
Ka zgjishje, mund te jesh vetem 1 here kriminel ose hajdut dhe pastaj jeton parajsen, po vetem 1 here ama... ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back