- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,464
- Pëlqime
- 26,609
Është një shprehje që e dëgjojmë shpesh nga goja e burrave, të cilët me xhentilesë, lejojnë gratë të hyjnë, te dalin apo të bëjnë diçka të preferuar, gjë e cila i gëzon vetë gratë, pasi pala tjetër manifestoi një farë respekti dhe.e vlerësimi për to.
Por a e dini cili është historia që e përjetësoi këtë shprehje? Le ta shohim.
Kjo shprehje i referohet një historie të çuditshme që ka ndodhur në Italinë e shekullit të 18. Sipas historisë, një i ri i cili i përkiste një familje fisnike dhe të pasur, bie në dashuri me një vajzë nga një familje e varfër dhe e thjeshtë. Të dy bien dakort për tu martuar, por djali përballet me një refuzim të rreptë të familjes së tij, e cila i tha se nuk do e bekojë kurrë një martesë të tillë.
Sa më shumë shtoheshin presionet, aq më shumë insistonin dy të rinjtë për tu mos u ndarë nga njëri-tjetri. “Veç vdekja mund të na ndajë” i thoshin njëri-tjetrit sa herë që binte fjala për tu ndarë. Duke parë se nuk kishin zgjidhje tjetër, të dy vendosën të vetëflijohen. U ngjitën mbi një shkëmb të lartë dhe ishte vajza ajo që vendosi të vetëflijohej e para. Por, djali i tha:”Jo, do të hidhem unë i pari. Nuk të shoh dot të vdesësh para syve të mi.” U hodh djali dhe sigurisht vdiq.
Por, kur vajza pa atë pamje të frikshme, ndryshoi mendje dhe u largua nga vendi. Ajo u kthye në shtëpi dhe më vonë u martua me një djalë nga e njëjta shtresë.
Kur banorët e fshatit e mësuan ç’kishte ngjarë, filloi të përhapej shprehja “Ladies first” për çdo veprim që kërkonte pjesëmarrjen e dy gjinive.