Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush i shkroi Tekstet e Detit të Vdekur? Ja çfarë thotë studimi i fundit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Kush i shkroi Tekstet e Detit të Vdekur? Ja çfarë thotë studimi i fundit​




Që kur u zbuluan aksidentalisht mbi 70 vjet më parë në një shpellë në territoret palestineze, Rrotullat e Detit të Vdekur kanë qenë një burim magjepsjeje. Ato janë të famshme për përmbajtjen e dorëshkrimeve më të vjetra të Biblës Hebraike.

Por se kush i ka shkruar saktësisht këto dokumente të rëndësishme, kjo ka qenë një mister.
Tani, falë përdorimit të teknologjisë më të fundit, ne po i afrohemi të kuptuarit të disa prej mistereve të këtyre teksteve enigmatike.

Në një studim të ri, studiuesit në Institutin Kumran të Universitetit të Gronigenit në Holandë, kanë kryer një investigim paleografik, që është studimi i shkrimeve të vjetra me dorë, mbi njërën prej rrotullave.

Përmes një serie procesesh të përpikta, duke përfshirë dixhitalizimin, makinerinë e leximit dhe analizën statistikore, ekipi i studiuesve propozon që dy skribë me një shkrim dore shumë të ngjashëm, janë ndoshta autorët që kanë dy gjysmat e dorëshkrimit në fjalë.

Rrotulla në fjalë, 1QIsaa, është një dorëshkrim i madh, dhe një nga shtatë dorëshkrimet që u gjetën në vitin 1947 afër Detit të Vdekur në Kumran, pjesë e territoreve palestineze. Rrotulla 2000-vjeçare ruan 66 kapitujt e Librit të Isaisë të Biblës Hebraike, dhe dorëshkrime të tjera hebraike të Isaisë.
Autorët e studimit përdorën një algoritëm për të ndarë bojën nga sfondi i saj, lëkurën apo papirusin e rrotullës. Pastaj, algoritmi studioi çdo gërmë, duke kërkuar ndryshime të vogla që mund të sinjalizojnë ekzistencën e një autori tjetër.

Kjo lloj teknologjie algoritmike, ka filluar të përdoret vetëm vitet e fundit në studimet biblike dhe në shkencat humane më të gjëra. Në një farë mase, studimi më i ri e hedh poshtë argumentin se teksti origjinal ishte vepër e një shkruesi të vetëm.

Në fund të kolonës së 27-të të tekstit nga 54 të tilla në total, studiuesit gjetën një ndryshim të stilit të shkrimit. Një fletë e dytë është e qepur në të parën, dhe në këtë fazë sugjerojnë autorët, ka ndryshuar edhe shkruesi.

Ky rezultat i bashkohet supozimit të përgjithshëm dhe disa studimeve të mëparshme, që sugjerojnë se ka pasur ndoshta disa ekipe skribësh që kanë punuar së bashku mbi Rrotullat e Detit të Vdekur, me disa prej tyre që u angazhuan si praktikantë për anëtarët më të vjetër.

Gjithsesi, një skrib i ndryshëm nuk është shpjegimi i vetëm i mundshëm i atij ndryshimi të vërejtur. Autorët e studmit gjithashtu vunë re një ndryshim të stilolapsit të përdorur, që sinjalizon një ndryshim në kushtet e shkrimit apo në shëndetin e vetëshkruesit.

Por sërish ndryshimi duket shumë i qartë, dhe ndryshimi i shkruesit është përfundimi më i mundshëm. Kompjuterët janë sot një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e analizës së teksteve. Unë kam parë një numër gjithnjë e më të madh studimesh në konferencat mbi Biblën Hebraike dhe Dhjatën e Re, që eksplorojnë aspekte të ndryshme të procesit të transferimit të teksteve në artefakteve dixhitale (si projekti Codex Sinaiticus), çështje që lidhen me mënyrën se si projekte të ndryshme mund të përdorin të dhënat e njëri-tjetrit, dhe suksesin apo dështimin e proceseve të të mësuarit makinerik.

Studiuesit biblikë, përfshirë një grup studiuesish në Zvicër, po përdorin të mësuarit makinerik dhe stilometrinë – studimin e stilit gjuhësor – për të përcaktuar se cilat letra të reja janë shkruar për shembulli nga apostulli Pal.

Të tjerët janë duke modeluar tekste për të eksploruar temat historike në Biblën Hebraike. Të mësuarit makinerik po përdoret gjithashtu edhe për të eksploruar variacione midis teksteve të ndryshme. Numri i rezultateve pozitive të gjetura në këtë mënyrë, e tejkalon shumë numrin e propozuar nga ekspertët njerëzorë.

E ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale në titullin e studimit të ri, mund të sugjerojë se kompjuterët kanë marrë rolin e studiuesve në Holandën Veriore, sigurisht që nuk është kështu. Por kalimi në studimin dixhital ofron mundësi të reja për studimin e teksteve të shenjta, veçanërisht të shkrimeve të krishtera dhe Biblës Hebraike. / “The Conversation” – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back