Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush e shpiku ndryshimin e orës, dhe përse?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,550
32189
Parlamenti Europian, votoi pak ditë më parë në favor të heqjes së praktikë të ndryshimit të orës nga ajo standarde në kohën verore, duke vendosur që nga viti 2021, secili vend të jetë në gjendje të zgjedhë të përdorë vetëm njërën ose tjetrën orë.
Nëse propozimi, që lindi nga një konsultim ku u pyetën në një sondazh mbi 4.6 milionë qytetarë, dhe fushata u promovuan nga disa vende të Evropës Veriore, dhe në pjesën lindore të kontinentit, do të miratohet, ndryshimi i orës, nuk do të ndodhë më, dhe kjo do të lehtësojë shumë njeëz që e fajësonin atë për shumë probleme fizike dhe psikologjike, që u shkakton çdo vit. Por kush ishte i pari që e mendoi këtë praktikë? Kur hyri në fuqi, dhe mbi të gjitha, pse?
Ora verore
Propozimi u paraqit për herë të parë në Paris nga Benxhamin Frenklin, një nga “etërit themelues” amerikan. Frenklin (1706-1790), ishte i apasionuar pas shkencës (ai shpiku rrufepritësen) gjatë gjithë jetës së tij tij. Një projekt ekonomik për të ulur koston e energjisë, botuar në “Journal de Paris” (1784), e avancoi më tej propozimin origjinal.
Asokohe, orët nuk ishin aq të përhapura sa sot, dhe nuk kishte as hekurudha (linja e parë hekurudhore u ndërtua në vitin 1825). Shkurtimisht, nevoja për të sinkronizuar minutat, nuk ishte aq vendimtare, sa do të kishte qenë në shekullin e XIX, e megjithatë por fillonte të ndjehej.
U nxit nga Revolucioni Industrial
Fabrikat, që po përhapeshin gjithnjë e më shumë (revolucioni i parë industrial në Angli, nisi rreth vitit 1770), imponuan ritme të ndryshme pune, krahasuar me ato të shoqërisë bujqësore. Dhe rezultati ishte se në mëngjes, kur drita e diellit mund të shfrytëzohej, njerëzit ishin ende në gjumë.
Ndërsa mbrëmjeve, qirinjtë dhe llambat e naftës përdoreshin për të ndriçuar natën, para se njerëzit të shkonin të flinin. Benxhamin propozoi të nxiste (ose më mirë të detyronte) popullatën të ngrihej herët në mëngjes, për të përfituar nga drita e diellit. Po si? Për shembull duke taksuar llampat, racionuar qirinjtë, ndaluar qarkullimin natën, dhe instaluar nëpër rrugë pajisje të zhurshme që binin çdo mëngjes.
Kursimi i energjisë
Sugjerimi i Benjamin Frenklinit, ra në vesh të shurdhër. Por ai u rimorr në konsideratë në fillim të shekullit XX (1907) nga anglez Uilliam Uilet, që ia propozoi zyrtarisht parlamentit britanik. Dhe meqë kursimi i energjisë gjatë luftës ishte diçka e rëndësishme, në vitin 1916, ndryshimi i orës hyri në zbatim. Ai u zbatua jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Itali dhe vende të tjera evropiane.
A funksionon vërtet?
Sot, jo të gjithë bien dakord mbi dobishmërinë e ndryshimit të orës. Sidomos, për shkak se nevojat e botës së industrializuar kanë ndryshuar shumë, që nga koha e Benjamin Frenklinit.
Dhe ajo që ne kursejmë në faturat e energjisë, me një përdorim më të paktë të ndriçimit (gjithnjë e më efiçent), harxhohet sërish nga një numër pajisjesh elektrike dhe elektronike, që konsumojnë energji pa marrë parasysh orët e dritës, ose që tentojnë të qëndrojnë ndezur për një kohë më të gjatë (duke filluar që nga kondicionerët). Edhe për kërë arsye, ka nga ata që propozojnë shfuqizimin e orës verore:kjo çështje është tani në përgjegjësinë e Bashkimit Evropian. / “Focus.it
 
Ktu ne NL po mendojne ta heqin fare si opsion.
 
K’tu ku jam une mesa jam ne dijeni KY eshte viti I fundit per ndryshimin e ores ... but I don’t see the big deal sepse njeriu zakonisht ambientohet .
 
Iku 2021 beri 4 muaj 2022 dhe akoma nuk u vendos ....si gjithmonë fjale pafund
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back