- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 38,599
- Pëlqime
- 27,529
Sot nga kurreshtja vendosa ta kërkoj identitetin e Filan Fistekut. Nga ajo që arrita të gjej është që Filani nuk është medoemos shqiptar, por Fisteku me siguri është shqiptar, me gjasë i Kosovës.
Nga informacionet që arrita të mbledh erdha në përfundimin që filani ekziston në Spanjë, Portugali, Amerikën Latine dhe Turqi, si dhe origjina e tij me gjasë është romake. Në spanjisht dhe portugalisht, Filani quhet Fulano. Në italisht, ekziston Filano (si një nga gjashtë emrat më të përdorur në Romën e lashtë), por vetë italianët nuk e përdorin më emrin Filano. Në vend të tij përdoren tre emra të tjerë nga të gjashtët: Tizio, Caio dhe Sempronio. Në turqisht përdoret falan filan, apo filanca.
Ajo për të cilën nuk arrita të gjej shumë informacione është mbiemri i Filanit. Në (disa pjesë të) Kosovë(s), mbiemri i Filanit është Fisteku/Fisteki dhe për këtë nuk arrita të gjej informacione në asnjë gjuhë tjetër. Prandaj vendosa të drejtohem drejt subit me pyetjet në vijim, si pjesë e mbledhjes së të dhënave:
Burimi: E huazuar

- Si e ka mbiemrin Filani në qytetin tuaj të origjinës/apo ku jetoni?
- A e di dikush origjinën e Fistekut? Apo ndoshta ndonjë deshifrim të kuptimit të fistekut, qoftë në gjuhën shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër që e flisni?
Burimi: E huazuar