Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuriozitete të rralla nga bota

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Kuriozitete të rralla nga bota​


AdobeStock_33442661.jpeg

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene.

1. Gruaja që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

5. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

6. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

7. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

8. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

9. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai School of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

10. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

11. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

12. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

13. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

14. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

15. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

16. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

17. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

18. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

19. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

20. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

21. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

22. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta

/Standard.
 
Kuriozitetet e postuara më poshtë. Janë interesante...

– Në Skoci lindin më shumë flokëkuq se sa në krejt pjesën tjetër të botës

– Krokodili nuk e nxjerr dot jashtë gjuhën e vet

– Është e pamundur të fundosesh në Detin e Vdekur pa ndihmën e pajisjeve

– Qentë mund të stërviten që ta nuhasin kancerin e mushkërive kohë përpara shfaqjes së simptomave

– Mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga Çrregullimi i Varësisë ndaj Facebook-ut

– Thuajse në çdo specie gjitarësh, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

– Gjirafa mund ta pastrojë veshin e vet me gjuhë

– Një bllok ari i pastër me madhësinë e një shkrepëseje mund të shtrohet mbi një sipërfaqe sa një fushë tenisi

– Nëse një peshk të kuq e mbani në errësirë, ai do bëhet i bardhë

– Jetëgjatësia e një peshku të kuq të zakonshëm është mbi 20 vjet

– Kur ju hipin mornicat, qimet që ngrihen “mbërthejnë” ajrin dhe ju mbajnë ngrohtë duke mos e lejuar nxehtësinë e trupit të dalë jashtë

– Sheiku Hamad bin Hamdan Al Nahyan, miliarder dhe pjesë e Familjes Mbretërore të Abu Dabit, e ka skalitur emrin e vet në ishullin privat Al Futaisi në Emiratet e Bashkuara Arabe

– Duhen deri në dy orë për të zier një vezë struci

– Kacabunjtë mund të jetojnë deri 9 ditë pasi u është prerë koka

– Mesatarisht zemra rreh 100000 herë në ditë duke pompuar rreth 7500 litra gjak përmes dhomëzave të saj. Një 70-vjeçari mesatarisht i rreh zemra 2.5 miliardë herë

– Qumështi i hipopotamit është ngjyrë rozë

– Truri njerëzor ka kapacitet të ruajë gjithçka që njeriu përjeton

– Në dhjetë minuta, një uragan lëshon më shumë energji sesa të gjitha armët bërthamore së bashku

– Rafflesia arnoldii (në foto) është lulja më e madhe në botë dhe mund të rritet sa një ombrellë

– Një tryezë pune në zyrë ka 400 herë më shumë baktere se një tualet

– Pema e ullirit mund të jetojë deri në 1500 vjet

– Ju mund të kujtoni vetëm katër gjëra në të njëjtën kohë

– Iluzionet optike shfaqen kur ajo çka shohin sytë bie në kundërshti me atë çka pret truri

– Duelet me armë janë të ligjshme në Paraguai, nëse të dy personat janë regjistruar si dhurues gjaku

– Persia e ndryshoi emrin në Iran në vitin 1935

– Sean Connery refuzoi rolin e Gandalfit te “Zoti i Unazave” sepse nuk e kuptonte skenarin

– Nuk mund ta gudulisësh veten, pasi reagimi është përgjigje ndaj një paniku

– Në Singapor është e jashtëligjshme të shesësh apo mbash çamçakëz

– Nga të gjitha shqisat, nuhatja është e lidhur më ngushtë me kujtesën

– Një indian me emrin Snake Manu mund të fusë gjarpërinj të vegjël – përfshirë kobra helmuese – në gojë e t’i nxjerrë nga hunda

– Shumica e buzëkuqit që femrat përdorin, përfundon në stomakun e tyre

– Femrat e kanë nuhatjen më të mirë se meshkujt

– Chanel Tapper, studente nga Kalifornia, ka gjuhën më të gjatë, 9.75 cm

– Rrahjet e zemrës mund të rriten deri në 30% gjatë një gogësime

– Shumë nga ata që e lexojnë fjalën “gogësimë”, do të gogësijnë

– Simboli i të Mirës dhe të Keqes (Yin-yang) është përdorur për herë të parë në Romë. Jo në Kinë!

– Në Zelandën e Re jetojnë pak më tepër se 4 milionë njerëz e mbi 70 milionë dele.

/Tirana Observer/
 
  • 12 kuriozitete nga bota, që nuk duhet t'i humbni

Kuriozitete nga bota

1. Popujt e Lindjes së Lashtë
njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenj në disa fusha shkencore. Arritjet e tyre në fushën e astronomisë dhe mjekësisë janë të mëdha. Ndër astronomët më të njohur arab ishte Gjilbër Al Tarik. Udhëtimi i tij në mbarë botën la gjurmë të mëdha në fushën e astronomisë. Në nder të tij, ngushtica që ndan Evropën dhe Afrikën mori emrin e tij NGUSHTICA E GJIBRALTARIT.

2. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithësej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian, gjithsej 7 shkronja.

3. Shkencëtari dhe fizikanti i famshëm Albert Anjshtajn nuk kishte folur deri në moshën 9 vjecare. Mësuesi i tij kishte thënë: Nuk do të pritet asgjë prej tij. Sot ky gjeni është babai i fizikës.

4. Njihet si ndër popujt më të vjetër në botë, po aq edhe përvujtëria e tij është e madhe. Izraeli në vitin 1948 shpalli pavarësinë e tij. Jo shumë larg pavarësisë së tij, ky shtet arriti të krijojë në mënyrë artificiale të reshurat atmosferike (Borën dhe Shiun).

5. Mesjeta njihet si periudha më e errët e historisë njerëzore. Përndjekjet e shumta të filozofëve dhe shkencëtarëve, si dhe vrasja e shumë mendimtarëve nga Kisha Katolike, ia ktheu personalitetin e heshtjes botës njerëzore. Papa Gregori (Gregori i Madh), mori vendim: Të bënte testimin e njerëzve në fushën e leximit dhe atë të këndimit. Njerëzit që nuk dinin lexim dhe këndim, nuk mund të ishin pjesë e Kishës dhe Korit të saj.

6. Kangurët për herë të parë u paraqitën në kontinetin e Autralisë. Në fillim u quajt Kanguru, që në gjuhën e vjetër australiane i bie si kafshë kërcimtare. Sot, kemi kangurë në vende të ndryshme të botës.

7. Akademia e parë në botë ishte ajo e Platonit. Nxënës i tij ishte Aristoteli, i cili më vonë u bë mësues dhe shkencëtar. Platoni e themeloi Akademinë në vitin 387 p.e.s. Në hyrje të kësaj Akademie shkruhet: “Askush mos të hyjë në Akademi, nëse nuk di gjeometri”.

8. Kurora është simbol i vendeve me sistem monarkik në botë, që mbahet nga mbretëresha dhe që mbartet brez pas brezi në këto vende. Kurora për herë të parë u mbart nga mbretëresha e parë në Egjipt NEFERTITI, gruaja e faraonit Akhenaton. Po ashtu, ky çift njihet edhe për ndërtimin e tempullit të parë monotheist në botë, me emrin AL-AMARNA.

9. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturku, ishte një ndër liderët më me nam në rruzullin tokësor. Zhvillimi socio-kulturor dhe ekonomik e bën liderin më unik në botë. Karakteristikë e këtij lideri ishte ndërtimi i një shtëpie private në një kodër afër Ankarasë. Brenda shtëpisë janë të ekspozuara të gjitha sukseset e liderit në fjalë. Po ashtu, brenda kësaj shtëpie gjendet edhe varri i tij. Qindra mijëra liderë botëror ishin të pranishëm kur vdiq lideri modern turk.

10. Egjipti i lashtë njihej për pozitën e volitshme gjeografike, si dhe për zbulime sa të ndryshme, aq edhe misterioze. Kur vdisnin njerëzit, pranë varrit të tij viheshin gjëra në bazë të profesionit që kishte. Një studim i fundit tregon vdekjen e një muratori që kishte ndërtuar një nga piramidat e Gizës. Pranë varrit të tij u gjetën shumë vegla të ndryshme të dorës.

11. Kur flitet për duhanin, menjëherë mendojmë për dëmtimin e shëndetit që ai na bën. Pikërisht, duhani u soll pas luftës së dytë botërore nga SHBA-të në Europë. Nikotina (helm përbërës i duhanit) emrin e mori nga një diplomat francez Jean Nicote, i cili e zbuloi atë dhe në nder të tij e mori edhe emrin Nikotinë.

12. Inkasit e vjetër (Peruanët e sotëm) ishin popull politeist. Në kohën e perandorit Pashakutia, u bënin shumë nderime të vdekurve. Sa që në kohë të festave, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe festonin bashkë me të gjallët. Pas rivarrimit të të vdekurve, iu jepnin me vete edhe gjësende më me vlerë. Mirëpo, në shekullin V pas Krishtit, në Peru është kthyer Kishtërimi Katolik

auto-user-sync
user-matching
user-matching
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back