Kuriozitete të pabesueshme që nuk i dinit rreth ëndrrave
Mund të mësosh teksa ëndërron
Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla flinte vetëm 2 orë në ditë. Ç’është më interesantja ai ishte në gjendje që përgjatë këtyre 2 orëve të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’i ndreqte kur ishte zgjuar.
* Mund të shikosh ëndrra të kthjellëta
E njohur ndryshe si një ëndërr e ndërgjegjshme, ëndrra e kthjellët është një teknikë e cila i lejon njerëzit të kontrollojnë ëndrrat e tyre.
Dëshiron të ngasësh makinën më të shpejtë në botë? Do ta ngasësh. Dëshiron të bëhesh një miliarder? Pa merak! Disa persona kane mundur të shohin të tilla ëndrra që në vegjëli, ndërsa të tjerë kur rriten. Përpara se të flini mendoni se çfarë dëshironi të shihni në ëndërr. Mendojeni për çdo ditë, vazhdimisht dhe gjithë çka keni në mendje do ta shihni në ëndërr. E nëse do ta dëshironi vërtet me gjithë zemër, e gjitha do t’ju kthehet në realitet. Ligji i tërheqjes, jo kot!
* Ëndrrat të tregojnë të ardhmen
Disa shkencëtarë besojnë se realiteti është veçse një iluzion që ne e kontrollojmë me mendimet tona, në dijeni të tij ose jo. Kjo është arsyeja përse shpesh, ëndrra që i kemi parë dikur i shohim të pasqyruara në realitet. Lincoln për shembull ëndërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Twain ëndërronte për vdekjen e të vëllait. Disa njerëz kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.
* Shumë shpikje janë frymëzuar nga ëndrrat
Ëndrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundëinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore. Doni shembuj? Larry Page dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Howe për makinën e qepjes, Dimitri Mendeleyev për formulimin e tabelës periodike të elementëve kimikë, etj.
1. Edhe kafshët arrijnë të ëndërrojnë
2. Ajo çfarë ëndërron varet nga gjinia
3. Ëndërrimi rrit aktivitetin e trurit
Dosja.al