Nga Bedri Islami
Pak ditë më parë, gazeta DITA botoi një shkrim interesant për shkencëtarin Ahmet Osja, një ndër figurat më poliedrike të kohës, rrugëtimi i të cilit ka nisur nga viset malore të Reçit, ka ecur nëpër të gjithë Shqipërinë, si një ndër specialistët më të shquar të misrit e orizit, ka shkelur në sallat e parlamentit, por edhe në zyrat e mëdha të dikasterit të bujqësisë që ka drejtuar si ministër në një kohë të vështirë.
Ka shumë vite që jemi miq dhe kjo miqësi më ka bërë nder. Ashtu si më bën edhe tani. Njeri i dimensioneve të mëdha dhe i përjetimeve të vrullshme, as koha e shkuar dhe as koha e tashme, nuk e përkuli karakterin e tij dhe nuk e shndërroi atë në një figurë të mbyllur vetëm mes fushave të bujqësisë, por, përmes mendjes, u bë njeri i hapësira të shumëllojshme.
Mbi të gjitha ai mbeti njeri i pakompromis dhe i hapur.
Desha të tregoj tre momente të jetës së tij.
1.
Drejtuesi kryesor i rrethit, ndoshta ishte viti 1982, kishte thirrur në takim disa specialistë të njohur, njerëz të mdiave dhe intelektualë. Ndoshta 20 vetë do të mblidheshin rreth tryezës së tij. Ishte i ftuar edhe Ahmet Osja, isha i ftuar edhe unë. Ai si nëndrejtori i Institutit të Misrit dhe Orizit, që kishte sinonim emrin e shquar të shkencëtarit të shquar, Hysen Laçej, unë si gazetar.
Një orë para aktivitetit Ahmet Osja më erdhi në zyrë dhe më tha të shkoja me të. As nuk e dija se ku. Hipa prapa në motorin e tij dhe morëm rrugën drejt Dajçit, që ishte aso kohe njëra ndër kooperativat më të njohura në vend.
Ishte një det me kallinj misri që po piqej. U futëm mes brazdave dhe Ahmeti më tha të këpusja tre kallinj dhe t’i merrnim me vete.
Po bëheshim vonë për mbledhje dhe ia kujtova atij.
Nuk ka gjë, më tha. Vetëm, kujdes me misrat.
Kur shkuam, tek dera e jashtme e godinës ku bëhej mbledhja, kishte dalë dhe po priste një instruktor që, i mërzitur nga vonesa jonë, na tha se shefi i madh po priste dhe se do gjenim belanë.
Trokitëm dhe u futëm. Shefi i madh ngriti kokën nga letrat dhe nisi të hakërrohej.
Ahmeti më mori misrat nga duart, shkoi në afërsi të tij dhe mbi tavolinë vendosi tre misrat, ashtu, njëri pas tjetrit.
“Shikoji, i tha. Janë tre misra. Të tre sëbashku bëjnë 1 metër e 15 centimetër. Nuk janë eksperimentalë. Janë nga fushat e Dajçit. Që të bëjmë gjithë vendin kështu, ti duhet të na mbështetësh. Jo me mbledhje. Ky, më tregoi mua, duhet të shkruajë, se fjala e shkuar qëndron, ajo që flitet këtu ikën nga era.
Mbledhja mbaroi. Tre misrat kishin “folur” më shumë nga shefi i madh.
2.
Kur Ahmet Osja u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë vendi ishte drejt shpërbërjes politike, por njerëzit ende ngurronin ta besonin.
Ahmet Osja në sesionet parlamentare fliste për çështjet e bujqësisë, me atë pasionin e tij të njohur dhe, sidomos, përmes shembujve. Mbante gjithnjë me vete disa kartonë të vegjël, ku shkruante shembujt që duheshin përdorur dhe që flisnin shumë.
Edhe në njerën nga seancat e rradhës ai foli për misrin dhe kuajt, **** përmendi edhe një poezi të Dritëroit, atë që ende kemi nevojë për kalin, deri sa helikopteri është larg.
Qëllova në Tiranë dhe do të ktheheshim bashkë për në Shkodër.
Në hollin e Kuvendit, ku po shkoja për herë të parë dhe që asaj dite nuk kam qenë më, u takuam dhe po bëheshm gati të dilnim, kur papritmas, nga njëra prej rruginave po vinin dy anëtarë të byrosë politike.
“Eh,more Ahmet, i tha njëri prej tyre me pak qesëndi, ja, edhe kësaj here fole për misrin e grurin. E herën tjetër, për çfarë do të flasësh?”.
“Do të flas përsëri për grurin e për njerëzit, po puna është se ti nuk i merr vesh këto gjëra. Po të të thotë ai i pari – e kishte fjalën për Ramiz Alinë – ti e ngre dorën, po të të them unë që e di se çfarë ndodh, më shpall armik. Hajt, ditën e mirë.”
Njerëzit përreth u mpinë. E ndoqa pas dhe kur u larguam pak, e pyeta, përse i ishte drejtuar ashtu.
“Ky njeri, jo vetëm nuk merr vesh, por edhe nuk do të marrë vesh. Mbaj mend, shtoi, i paafti jo vetëm që nuk të hedh gjë në thasë, por të shpon edhe thesin”.
3.
Kur Ahmet Osja u bë ministër i bujqësisë i hoqi rojet, hoqi shoqëruesit, refuzoi banesën që i kishin caktuar, nuk deshi as armën me vete, megjithëse viti 1997 ishte ende në mesin e tij dhe, në zyrën ku punonte vendosi një shtrat portativ ku flinte.
E quante të përkohshme detyrën e tij dhe më tha se “një ministër bujqësie që fle në vilë, ai nuk është ministër”.
Mik i madh me Moikom Zeqon dhe Frederik Reshpjen, Skender Drinin dhe Bep Shirokën, njeri i lexuar, ku gjysmën e shtëpisë së tij në Shkodër e zinin librat, ai thonte gjithnjë, thotë edhe tani se vetëm a-ja dhe b-ja e shpëtojnë Shqipërinë. Pra, a – arsimi dhe b- bujqësia.
Nejse, kur ishte ministër i duhej të shkonte në një aktiv në Elbasan. Makina do i vonohej, por edhe i duhej të tjerëve në dikaster. I hipi trenit dhe u nis. Në sallën e takimit njerëzit prisnin makinën ministrore, kur ai shkoi në këmbë, direkt nga stacioni i trenit.
Nuk e di se çfarë është biseduar në takimet e tij të pas vitit 1990. Më herët e kam ndjekur , më shumë për erudicionin e tij dhe nga miqësia. Njeri i hapur, i njerëzishëm, dashamirës, statura e të cilit të bënte për vete.
Kur po dahej nga takimi në Elbasan, miqtë e pyetën nëse do të kishte ndonjë dëshirë në jetën e tij.
Përgjigjja e tij ishte e befasishme.
“Kur të vdes, më varrosni vertikalisht, jo horizontalisht. Kështu që e di se do të kursejmë një pjesë toke”.
Dhe pastaj kishte shtuar:
“Nëse sot tek unë shihni ministrin dhe jo Ahmet Osjen, haram e paçi miqësinë e tash sa viteve”.
x x x
Ahmet Osja gjithë jetën e tij e ka shkuar vertikalisht. Të tetëdhjetë vitet e tij!
Edhe kur ishte e vështirë.
Dhe i ka dashur të tjerët të rrinin pranë tij, po ashtu, vertikalisht.
Shumë e vështirë të përceptohet sot nga një ministër a deputet.
Në mos e pamundur!
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë