- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,051
- Pëlqime
- 26,424
Dhimbjet e "shpirtit" sa lendimet fizike
Emocionet njëlloj me dhimbje sa lëndimet
Hulumtuesit e Universitetit në Michigan thonë se truri bën pak dallim mes dhimbjes së 'shpirtit' apo zemrës së lënduar, dhe të dhimbjes fizike të shkaktuar nga sëmundja apo lëndimi fizik. Më në fund shkenca përfundoi se dashuria vërtetë shkakton dhimbje fizike.
Hulumtuesit e Universitetit në Michigan të SHBA-ve kanë zbuluar se njerëzit lëndohen njëlloj si nga dhimbja fizike poashtu edhe nga emocionet intenzive të ekskomunikimit apo përjashtimit social.
“Kur njerëzit ndjejnë apo përjetojnë dëbimin, ata mund të ndiejnë dhimbje të madhe fizike në trupin e tyre”, i ka deklaruar mediave botërore Ethan Kross, profesor asistent në Departamentin e Psikologjisë së Universitetit në Michigan.
Sipas tij universiteti ka studiuar 40 persona që kanë përjetuar rrefuzimin, apo përfundimin e relacioneve ndërnjerëzore, fundin e të cilave nuk e kanë dëshiruar. Studimi i tyre ka zgjatur rreth 6 muaj, ka thënë Kross.
Gjatë skanimit të tyre, shkencëtarët kanë vëzhguar reagimet e pjesëmarrësve në dy situata, në situatën kur atyre u është treguar fotografia e personave që i kanë braktisur dhe situatën tjetër kur mbi trupin e tyre është vendosur nje gotë relativisht e nxehtë.
Përfundimi i nxjerrë nga ky studim rezultoi me gjetjen se te gjithe kanë reaguar njëlloj në të dy situatat, përkatësisht se në trurin e tyre janë vërejtur reagime të njejta neurologjike, në të dyja rastet si në atë të dhimbjes shpirtërore ashtu edhe në rastin e dhimbjes fizike.
“Ndarjet më kanë shkaktuar dhimbje të intenzitetit që nuk e kam përjetuar ndonjëherë me rastin e lëndimeve trupore”, është shprehur njëra nga pacientet , e cila i është nënshtruar ekzaminimit shkencor.
Sipas profesorit Kross, studimi tregon se personat të cilët kanë përjetuar shkëputje nga relacionet traumatike duhet të merren më seriozisht nga shoqërias,. ngase të tillët njëmend kalojnë nëpër dhimbje shumë të mëdha.
“Mendohej se dhimbja është fiktive dhe se shfaqet vetëm në imagjinatën e të braktisurve, mirëpo, ata vërtetë përejtojnë dhimbje dhe ajo është prezente në trupin e tyre”, ka thënë mes tjerash Kross.
Burimi: explorerunivers