Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kur miqtë tanë na zhgënjejnë.......

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923
Kur miqtë tanë na zhgënjejnë. Si të menaxhojmë zhgënjimin në miqësitë tona.



FB_IMG_1626641354520.jpg

Marrëdhëniet ndërpersonale luajnë një rol të madh në jetën tonë - njeriu, si qenie shoqërore, nuk mund të mbijetojë pa edhe një kontakt të vogël njerëzor. Përveç kësaj, njerëzit që mbajnë marrëdhënie thellësisht të kënaqshme me qeniet e tjera njerëzore priren të jenë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht dhe të jetojnë më gjatë. Duke lënë mënjanë dashurinë dhe marrëdhëniet familjare, të cilat janë kapituj të veçantë, miqësitë tona luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lumturinë tonë. Me miqtë tanë mund të qeshim, të kalojmë mirë por gjithashtu të ndajmë vështirësitë dhe problemet e jetës së përditshme. Miqtë përbëjn0ë rrugëdalje dhe mbështetje.

Sidoqoftë, është matematikisht e sigurt që, në një moment, miqtë tanë do të na zhgënjejnë, ose me diçka që do të thonë ose bëjnë, ose me gjëra që NUK do të thonë ose diçka që NUK do të bëjnë për ne. Pikërisht sepse investojmë aq emocionalisht në miqësitë tona sa që kur një mik nuk na trajton siç presim dhe dëshirojmë, shpesh ndienjat e zhgënjimit dhe trishtimit janë të forta dhe nuk kapërcehen lehtë.
Meqenëse kemi shprehur tashmë, në një mënyrë të bukur, por të qartë (siç është gjithmonë mirë të bëjmë), zhgënjimin tonë dhe shohim se disa sjellje mbeten të njëjta në planin afatgjatë, çfarë të bëjmë?

Zgjedhjet tona në këtë rast janë dy: ose a) të largohemi nga kjo miqësi ose b) të pranojmë mikun tonë ashtu siç është. Largimi nga një miqësi nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Njerëzit evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e viteve, kështu që një miqësi që na mbuloi kur ishim në të njëzetat mund të na bëjë më shumë dëm sesa dobi në të dyzetat.
Në këtë rast, dhe pasi kemi vlerësuar së pari me qetësi dhe gjakftohtësi të mirat dhe të këqijat e një miqësie, kemi zgjedhjen dhe të drejtën që thjesht ta lëmë mënjanë, gjithmonë me respekt dhe pa nevojën e konfliktit me këtë person.

Nëse, nga ana tjetër, mendojmë se kemi një miqësi që ia vlen të ruhet - pavarësisht nga çdo sjellje që na shqetëson dhe që e dimë nga përvoja se nuk do të ndryshojnë - zgjidhja jonë e vetme është Pranimi.

Duhet të marrim vendimin për të pranuar mikun tonë ashtu siç është, shpesh duke i kujtuar vetes (derisa vendimi të rrënjoset brenda nesh) se të gjithë njerëzit kanë të metat e tyre. Eshtë gjithashtu e dobishme të ulemi dhe të mendojmë për elementët pozitivë të mikut tonë që duam tek ai dhe të bëjmë një përpjekje të ndërgjegjshme për t'u përqëndruar në to, sesa në elementet e tij negative. Së fundmi, është mirë të kujtojmë se nuk mund të presim që secili mik të na mbulojë në gjithçka. Një mik mund të ketë të njëjtat shije si ne kur bëhet fjalë për të dalë, por mund të mos jetë i përshtatshëm për t'i rrëfyer problemet tona, ndërsa një mik tjetër mund të na thotë gjithmonë jo kur i kërkojmë të dalë me ne, por gjendet gjithmonë aty kur kemi nevojë për ndihmën dhe këshillën e tij. Një mik i tretë, përsëri, mund të mos bëjë për asnjërën nga dy situatat e mëparshme, por të jetë shoqëria ideale për kinema!

Ashtu si shumica e gjërave në jetë, miqësitë kanë pjesën e tyre emocionale, por edhe praktike. Nëse arrijmë t’i shohim miqësitë tona në mënyrë holistike, duke kombinuar emocionin me logjikën, do të jemi në gjendje t’i vlerësojmë më shumë dhe të përjetojmë shumë më butë çdo zhgënjim që na shkaktojnë herë pas here.

Bota.al
 
Mundesia e pranimit varet shume nga arsyeja dhe niveli zhgenjimit.
 
Kur te zhgenjen personi qe i ke besuar si vllaut tende esht dicka si me te ra mbi kok ka shum lloje njerzish qe paran e vendosin ne vend te par pastaj sinqeritetin e me ne fund Fytyren(skan fytyr se jan paftyrsha)
 
Ne kete jete, cdo here, cdo gje duhet konsideruar 50/50. Pra, sic thone: Life is full of surprises
Sic e pret besnikerine e dikujt, sinceritetin, duhet marre, duhet menduar, duhet prite edhe zhgenjimin, tradhtine etj. Jo pse ti do, apo pala e kundert por, bota dhe njerezit jane te tille qe ndryshojne, gabojne, tradhtojne, harrojne etj.
Kur ti e pret si te miren ashtu edhe te keqen ne te njejten kohe, ne momentin qe zhgenjehesh, 50% te merzise e ke me pas, stres me pak, ftofje me pak, me fjale tjera cdo gje me pak dhe je me i forte, sepse qysh ne fillim e ke menduar te kunderten.

Mbajeni mend:

Success is good but failure is better
 
Zhgënjimi të mbyll zemren, por të haq sytë ?.
"Kush është pa mëkat të hedhë gurin i pari".
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back