Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuptove o Vuçiç?!

Rag’N’Bone

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Janar 8, 2024
Mesazhe
2,712
Pëlqime
991
Analize-opinion nga Gjeneral Piro AHMETAJ.

1705914711716.png

Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n, e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbi modernizimin e ushtrisë Serbisë si kërcënim: “ndaj sovranitetit të Kosovës të vendosur pas fitores së fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike, Rezolutës 1244 së OKB-së dhe Marrëveshjes së Kumanovës (6/1999)”!

Në vijim po paraqes një përmbledhje mbi burimin e riciklimit të frymës konfliktuale si dhe rekomandime strategjike për paqen dhe ardhmërinë Euroatlantike të Serbisë, Kosovës dhe 4 vendet e ballkanit perëndimor (RSh, MZ, MV, B-H):
Së pari, ndoshta edhe nën peshën e presionit të Berlinit, etj: “për të hetuar mashtrimin masiv të zgjedhjeve të 17 Dhjetorit 2023”, në 11 Janar 2024, presidenti Vuçiç , doli në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme, ku shprehu “revoltën zyrtare dhe zhgënjimin e madh” ndaj njoftimit të ambasadorit amerikan Christopher Hill se: “DASH ka miratuar kërkesën për t’i shitur Kosovës raketa anti-tanke Javelin”.

Duke u shkumosur përsëriti refrenin se: “kjo është në kundërshtim flagrant me Rezolutën 1244”; me tone sfiduese shtoi se: “Ne do të pajisemi më së miri dhe më fuqishëm…, prandaj do t’i shtojmë që këtë vit buxhetit të mbrojtjes edhe 740 milionë euro për blerjen e armatime moderne”. Thënë këtë ai vetëpranoi se “nuk jemi më të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia, por me blerjen e këtyre armatimeve, do mund t’i tregojmë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare” !?

Thënë sa me sipër e këshilloj z.Vućić tëvetëpërmbahet, të mos bëjë as viktimën dhe as trimin. Kjo pasi, pikësëpari raketat Javelin nuk janë armë sulmuese por VETËM për të mbrojtur tërësinë teritoriale të Republikës së Kosovë nga çdo armik potencial, që sigurisht dhe pa asnjë mëdyshje, mbetet vetëm Serbia.

Së dyti, përpiqem ta mirëkuptoj z. Vuçiç nga se i vjen zhgënjimi dhe revolta shtesë. Prandaj në vend t’i përgjigjem në kapacitetin e Gjeneralit* Shqiptar, që gjithsesi nuk mund të jetë i paanshëm, po j’u referohem burimeve zyrtare dhe ekspertëve me zë në Washington DC:
Me 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se: “DASh ka vendosur të miratojë shitjen e 246 raketave Javelin FGM-148F me vlerë prej 75 milionë dollarësh për Forcat e Sigurisë së Kosovës”. Më tej DASh shtoi, se kjo shitje, mbështet në: “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Kosovës si dhe ndërveprueshmërinë me NATO-n, pa ndryshuar balancat ushtarake në rajon”!


Ndërsa Eksperti i mirënjohur, ish-këshilltari i Senatorit John McCain, Admiral ® Mark Montgomery, aktualisht drejtor i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive në Washington, përcakton se: “Sistemi ‘Javelin’ është një armë fantastike mbrojtjeje për të frenuar një sulm të mundshëm me automjete të blinduara ndaj Kosovës”.

Pra e thënë me qartësi gjeopolitike dhe vizion strategjik nga Washingtoni, raketat Javelin nuk janë për të sulmuar Serbinë, por vetëm për të ushtruar të drejtën sovrane të mbrojtjes së tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës.

Së treti, konsideruar sa më sipër, dëshiroj t’i adresohem Beogradit, me 6 mesazhe në formatin e këshillave strategjike:

a) Ti harrojë kërcënimet për rikthimin me lavdi në vendin e krimeve kundër njerëzimit (Kosovës para 1999), si dhe riciklimin e luftës së përgjakshme edhe mbas humbjes turpëruese (para 25 vitesh), duke kërcënuar ushtarakisht tërësinë teritoriale të Kosovës, e cila prej (06/1999) mbetet nën përgjësinë e KFOR-it/NATO-s.

b) Edhe nga pikpamja e kapaciteteve ushtarake (edhe pse çdo nga 6 vitet e fundit Serbia shpenzon rreth një Miliard €, pa përfshirë shtesën 740 Milion € për 2024, për armatosjen (me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-s, FK-3, etj), ka ZERO, kapacitete ose këllqe të sfidojë fuqinë ushtarake të USA/NATO/UK. Pra, të mos harxhojë para nga taksat/mundi i popullit Serb, për armatime, pasi asnjë nga vendet që ndajnë kufij shtetërore nuk e kërcënon Serbinë. Për më keq, armatosja i shërben krimit të organizuar dhe axhendës së ultra-nacionalistëve jo vetëm në Serbi;

c) Të heqë dorë, nga përpjekjet cinike për të testuar kohezionin mes 31 vendeve të NATO-s;

d) Të mos shpërdorohet më tej për ambicjet e Rusisë – Putiniste në Rajon duke ekspozuar 80 % të armeve, infrastrukturave dhe aktiviteteve ushtarake në kufi të Kosovës;

e) Të heqë dorë nga oshilacionet për: “kufijtë e rinj shtetëror në rajon dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”;

f) Zgjedhjet e Dhjetorit 2023, i hoqen maskën z. Vučić, si faktor i vetëm i moderuar përkundër “rivaleve ektremistë” në Beograd; përpjekjeve për “të pirë” nga 3 nëna (Moska, Brukseli & Washingtoni)), apo luajtur me disa porta/vende jo-miqësore me NATO-n, etj.

Së katërti. Në opinionin e publikuar në Shtator 2021: “fundi me turp i benjaminit të Berishës”, duke përkthyer shprehjen UK “don’t hit the dead horse”. kam konfirmuar se: “nuk merrem më me kalin e ngordhur”. Por të premten, një ekspert/koleg nga jashtë vendit më ngacmoi nëse: “e kisha ndjekur deklaratën e Kryetarit të opozitës zyrtare”? Përtej humorit i premtova një vlerësim strategjik/serioz edhe për këtë latjthitjen dëshpëruese: “do depozitojmë në Kuvend një amendament, ku do të kërkojnë rialokimin, e 50 milionë € ndihmë ushtarake për Kosovën” !!

Që në krye të herës mund të them se këtë deklaratë, për më tepër e bërë nga dikush që fatkeqësisht ka qënë Ministër i Jashtëm dhe pretedent për Kryeministër, e çmoj delenkuente për stabilitetin dhe interest e kombëtare në rajon.
Përpos të tjerave, kjo deklaratë delirante do t’i shërbente shumë Ministrit të Millosheviçit (Vućić) dhe prapagandës së Rusisë – Putiniste, pasi do të “legjitimonte” një preçedent të rrezikshëm për të armatosur jo vetëm Dodik në Republikën Srpska por edhe Grupet Kriminale/radikale në Veriun e Kosovës, etj duke hedhur kështu në erë status-quonë gjeopolitike të Republikës së Kosovës si dhe investimin e USA, NATO dhe BE për paqen, stabilitetin dhe axhendën Euroatltantike të Rajonit të ballkanit perëndimor.
Ndërsa, po ashtu me duhet ta nënvizoj se investimi i mëtejshëm i Kuvendit pas kësaj mendje diabolike do të kishte një “kosto të lartë zhgënjimi” për vetë rolin, kredibilitetin dhe peshën konstruktive që mban Shqipëria në stabilitetin e rajonit por edhe në marrëdhëniet me parnerët strategjik ShBA, NATO si dhe BE.

Përtej kësaj deklarate aguridhe, për opinionin mbarëkombëtar ri-përsëris edhe më fort se ShBA, NATO dhe RSh (jo vetëm si anëtare e saj), që prej Marrëveshjes Ushtarake të Kumanovës Qershor 1999, j’a kanë bërë shumë të qartë Beogradit që: “një agresion ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës, do të konsiderohet njëkohësisht sulm ndaj trupave të KFOR-it/NATO-s”!
Prandaj për ta përmyllur me këtë shakaxhi që lemerisi miletin jo vetëm brenda vendit, kam edhe një këshillë serioze për median: “mos e merrni seriozisht këtë delaratë delirante si dhe mos ja jepni më mikrofonin për këto çështje, etj këtij skuthi proçedurash” !

Në shtesë, historitë e pas-luftrave na tregojnë, se marrëveshjet për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar si themele një paketë masash të bashkëjetesës dhe mirëbesimit reciprok mes popujve dhe vendeve. Krimea, mbetet një mësim i madh për të gjallët, pasi Marrëveshja e Paqes-2014 jo vetëm nuk “polli/solli” paqe por po shpaguhet me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.

Prandaj, aktorët zyrtarë dhe strategjistët/kolegët rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i sugjeroja që perspektivën e paqes dhe dialogun konstruktiv mes Serbisë dhe Kosovës do duhet ta para-kushtëzojnë me rikthimin e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare “të imponohen” se: (1) Do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake sulmuese (armatime, si Mig -29, raketa Pantsir-S dhe FK-3, etj) deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial; (2) Nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve. Me tej këto dy kushte me peshë thelbësore do të duhen të monitohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe integrimin e 6 vendeve të ballkanit perëndimor.

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik të Prishtinës që: “riciklimi i dalldisjes së radhës ose, kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës dhe prezencës së NATO-s, SHBA-ve”, kurrësesi të mos i konsiderojn/më me triumfalizëm populist si një rrethanë e favorshme për Kosovën, por mbi të gjitha si përgjegjësi e lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme…) ku mbi të gjitha, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të rolit të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE!

Në të njejtën kohë, do të ri-këshilloja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm” për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje/smart e vonuar” nuk kërcënon askënd, as Serbinë, por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit. Thënë këtë, na duhet ta nënvizojmë qartë se: “ky projekt afatgjatë, nuk ka asnjë lidhje as me dalldisjen e radhës të z. Vuçiç por as me llajthitjen cinike të Gjeneralit/Kryetarit të ushtrisë së vdekur”.

Me këtë rast, rikonfimoj se, mbetem ushtar i Atdheut, i përkushtuar për të kontribuar me përulësi në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO-n!

N24.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back