Nga Petrit Myftiu
Ditët dhe muajt ecin, biles shumë shpejt dhe neve, pas një viti nga ndarja me Aleko Pojanin, ende nuk na besohet që ai, më 11 Korrik 2018, u nda papritmas jetë. Vdekja e Aleko Pojanit, ish komandanti i nëndetses C-250 e më vonë, në vitet 1974-1977, komandant i Brigadës së nëndetëseve pikëlloi pa masë jo vetëm familjen e tij, gruan, Ana, djalin, Arturi dhe vajzat, Etleva dhe Oketa, por edhe ne miqtë e shokët e tij veteranë nënujës, me të cilin, për shumë vite, por e më të bukura të rinisë, fati na lidhi të punonim e të shërbenim në bazën ushtarako-detare të Pashalimanit, në të cilën, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, lindi formacioni i nënujësëve shqiptarë, në nëndetëset ish sovjetike të projektit C-613.
Alekua ishte lindur më 23 Nëndor të 1937 në Korçë, në një familje patriotike korçare. Vëllai i tij, më i madh, Sotiraqi ra dëshmor i Atdheut në luftë për çlirimin e Tiranës.
Alekua, në vitin 1949, në të njëjtën klasë me mua, me Shezai Kasaj, Beqir Gërbi, Skënder Doçi, Jak Gjergji, Kujtim Peçi, Luan Cukalla, Volter Mero e Skënder Manjani, që më vonë, për çudi, të gjithë u bëmë nënujës, filloi të mësonte në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”. Alekua ishte sedërli, prandaj ai studionte mirë dhe e përfundoi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera. Ndërsa, në vitet 1953-1958 ai ndoqi studimet në Shkollën e Lartë të Marinës, në Baku të Azerbajxhanit, në ato vite ish Republikë e ish Bashkimit Sovjetik. Rezultatet e shkëlqyera e shoqëruan Alekon edhe pas diplomimit me arsimin e lartë ushtarako-detar. Atij iu plotsua dëshira e zjarrtë për të shërbyer në nëndetse.
Me Alekon unë punova, në nëndetëse, plot 17 vite. Karriera jonë e nënujësit nisi me detyrën e zëvendës komandantit të nëndetëses, pastaj u bëmë komandantë të saj e më vonë, në fundin e dhjetëvjeçarit të 6-të, Alekua u emërue zv. Komandant i Br.ND-ve, ndërsa unë vazhdoja në detyrën e shefit të shtabit të brigadës, duke patur që të dy për komandant të brigadës të paharruarin Dashamir Ohri.
Alekua, në detyrën e zv. Komandantit të Brigadës i ishte ngarkuar kryesisht detyra e përgatitjes ë komandantëve të nëndetëseve, sidomos për t’i aftësuar ata për qitjet me silurë. Nga ana tjetër Alekua do të mbahet mend dhe për drejtimin e punimeve xheniere, kryesisht në ndërtimin e tuneleve për strehimin e silurave e të ofiçinës së brigadës. Ai ishte i talentuar për të projektuar paisje xheniere ndërtimi, të cilat rritnin cilësinë dhe tempin e betonimit.
Alekua shpesh angazhohej edhe me organizimin e drejtimin e spartakiadave e të ansamblit muzikor të nënujësave. Atëherë, kur në Brigadën e nëndetëseve shërbenin talentet shqiptare, virtuozi në violinë, Enver Qerimi dhe këngëtari zë ëmbël, Luan Zhegu grupi artistik i brigadës konkurronte me mjaft dinjitet në këto konkurrime.
Por, mbi të gjitha Aleko Pojani do të mbahet mënd si një ndër komandantët më të zot që kanë patur nëndetëset tona. Alekua ishte novator në drejtimin e saj, kishte fantazi dhe luftonte që ato t’i vinte në praktikë, për të aftësuar ekuipazhin e nëndetëses, në kushtet sa më të vështira. Alekua ka hyrë në historinë e brigadës së nëndetëseve, si komandanti i vetëm që realizoi me sukses të plotë lundrimin 22 ditor, më gjatin në kohë që u arrit të bëhej në vitet e lundrimit nën ujë. Vetëm 8 ditë lundrim i munguan Alekos në lundrimin e tij 22 ditor, që edhe ai të rreshtohej përbri komandantit legjendar rus, V.S.Kozllov, i cili, në dhjetor të vitit 1959, kreu me sukses të plotë lundrimin një mujor të nëndetses c-360, në itinerarin Pashaliman-Gjibraltar e kthim. Ish radiometristi nënujës, durrsaku Xhavit Dashi kujton: “Alekua, komandanti ynë I nëndetses, si aventurier që ishte, nuk mbeti pa e provuar edhe shijen e zhytjes në thellësinë130 metra, pa qenë aspak e nevojshme. Kjo thellësi, më kujtohet – vazhdon Xhaviti – e tmerronte Solli Gjonin, bocmanin tone, I cili, kur nëndetsja vazhdonte të zhytej thellë e më thellë, drejt shifrës 130, ai bërtiste nga “frika”, se gjoja nëndetsja në këtë thellësi mezi mbahet…”.
Ky qe Aleko Pojani, miku i kushedi sa detarëve nënujës, të cilët lundruan me të, të bindur plotësisht që komandanti i tyre do t’i kthente shëndoshë e mire në bazë.