Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kujtim Hajdari, poeti i diasporës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga DHIMITËR SHTËMBARI

Zbritur thuajse katër dekada më parë, kujtoj një djalë të ri që vinte në zyrën e gazetës lokale “Shkëndija” të Lushnjes dhe sillte poezi të krijuara enkas për kohën. Pasi më përshëndeste, m’i linte mbi tavolinë fletushkat me poezi dhe, si të ishte një vajzë e heshtur, merte të largohej. Me sa dukej, nuk i bëhej të dëgjonte ndonjë mendim timin, të cilin nuk do të deshte ta dëgjonte. Ndërsa mbyllte derën, më derdhte atë vështrimin e tij tepër dashamirës sikur të donte të thoshte: Po pres t’i shikoj të botuara në numrin e ardhshëm të gazetës.

Teksa i lexoja krijimet e tij ndjeja se kisha përpara jo thjesht një vjershëtor dosido, por vërtet një poet të ri. Jam i sigurt që ai në ato çaste as që i dinte se ç’ishin epiteti, metafora, metonimia, esklamacioni, sinekdoka, krahasimi, paralelizmi figurativ, ironia e sarkazma … edhe pse në vargjet e tij këto ishin me bollëk.

***

Në vitin 1976 Kujtim Hajdari mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme “18 Tetori” të Lushnjes. Me notën mesatare nëntë pikë shtatë! Nuk i dhanë të drejtë studimi! Shkaku? Biografia! I gjori nisi të punojë në kooperativë. Gjithsesi, nisi ta njoh mirë vetveten. Nuk i bëhej të ishte njëri i rëndomtë i belit dhe i kazmës. Natyrisht, nuk e pati të lehtë të bëhej ndihmëstraktorist, traktorist, kombajner dhe, më në fund, mekanik në SMT. Ecte në këto detyra, sepse pat vazhduar e mbaruar edhe Shkollën Mekanike Bujqësore të Lushnjes. Në moshën njëzetekatërvjeçare u bë me dy shkolla të mesme.

Punonte, por mbrëmjeve krijonte poezi e skica, të cilat i dërgonte në gazetat e kohës, “Drita” apo “Zëri i Rinisë”…

Dhe erdhi një ditë, që me këto botime në duar t’i shkonte në zyrë kryetarit të atëhershëm të Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve të Shqipërisë, Dritero Agolli.

– Ja, me këtë krijimtari modeste letrare, – i qe drejtuar Driteroit, – a mundet të më jepet mundësia të vazhdoj arsimin e lartë për letërsi?

Zemërplot siç ishte, Driteroi orientoi që këtij djaloshi t’i jepej mundësia për të vazhduar më tej. Dhe Kujtimi regjistrohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Që në vitin e dytë të studimeve (me korrespondencë) djaloshi nga Hajdaraj emrohet mësues në shkollën tetëvjeçare të Toshkëzit, ndërsa vetëm dy vjet më vonë emrohet mësimdhënës në shkollën e mesme të Allkajt, ku shërbeu për rreth gjashtë vjet.

Mërgimtar, me zemrën e mjerë dhe syrin e përlotur

Në vitet më të vështira të pluralizmit, si shumë të tjerë, mësuesi i shkollës së mesme Kujtim Hajdari largohet nga vendi, për t’u vendosur përfundimisht në Itali. Integrimi nuk do të qe i lehtë për të. Duhej punuar me orar të zgjatur. Sepse duheshin ushqyer pjesëtarët e familjes.

Dhe brengën e këtij mërgimi ai do ta shprehte në poezinë “O vendi im!”, në të cilën shpreh duf e dhimbje: “Në mërgim shpesh u betova; / Do të kthehem e s’iki më, / Prej mjerimit prapë u largova, / Zemr’e mjerë ktej po më lë. / Dhe mal’ i Dajtit s’duron dot, / Me fasho resh shtrëngon kokën, / Kur sytë e mi i sheh në lotë, / Kur në gjunjë putha tokën”.

Në orët e vona të mbrëmjes, si për t’u shlodhur mbas tërë asaj pune të rëndë, do t’i kushtohej ëndërrës së kahershme; letërsisë. Së pari, i qe kthyer krijimeve të para, atyre të rinisë së hershme; vëllimit me tregime “Violinisti” dhe dramës së tij të parë “Netë pa gjumë”. Këtyre nisi e vazhdoi t’u shtojë të tjera vëllime poetike.

Dhe këto nuk vonuan të vinin. Vëllimi i parë poetik i tij “Mbrëmë isha pa ty” doli nga shtypi prej Shtëpisë së madhe Botuese Amerikane “Create Space”. Një tjetër botim, thuajse autentik i këtij libri, doli një muaj më vonë në Tiranë nga Shtëpia e njohur Botuese “ADA” nën kujdesin e botuesit, zotit Roland Lushi.

Veprimtaria e poetike e Kujtim Hajdarit do të vazhdonte edhe me të tjera vepra letrare. Kështu, vëllimi i dytë poetik me titull “Do të vij natën” doli nga shtypi në shtator të 2018 – s përsëri nga Shtëpia Botuese Amerikane “Create Space”. Krijimtaria letrare do të vazhdonte me vëllimin e tretë poetik titulluar “Emri i bukur dashuri”, që doli nga shtypi në mars të këtij viti nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë

Ndërkohë, këtij poeti pritet t’i dalin së afërmi në qarkullim një Antologji me poezi të zgjedhura në shqip dhe një tjetër vëllim me poezi të tilla në italisht.

Cikël poezish i janë botuar edhe në Rumani, Hindi e gjetk.

“Nderi Poetik i Diasporës”

Nisur nga emri si poet i afirmuar, Kujtim Hajdari qe i ftuar si konkurues në Festivalin Botëror të Poezisë, organizuar vitin e kaluar në Rumani. Menjëherë mbas kësaj veprimtarie, dy nga poezitë e tij më të arrira u përfshin në Antologjinë Poetike Botërore.

Në vazhdim të veprimtarisë së vet si krijues në fushë të letërsisë, poeti myzeqar ka qënë konkurues dinjitoz edhe në Festivalin Europian të Poezisë 2019, rezultatet e të cilit u dhanë më 13 shkurt 2019. Me këtë rast ky krijues u vlerësua me “Çmimin Special” të jurisë për poezinë “Vajza dhe deti”.

Në shkurt 2019 mori pjesë si konkurues në Çmimin Letrar Kombëtar e Ndërkombëtar të Italisë, quajtur “Faqe të arta të poezisë italiane”, organizuar nga Shtëpia e Madhe Botuese “Centoverba”, ku morën pjesë 286 konkurues. Juria klasifikoi për poezi të artë vetëm 17, nga këto 13 ishin nga autorë italianë dhe 4 ishin nga autorë të huaj. Ndër këta 17, pati nderin të zgjidhej edhe poeti shqiptar me poezinë “Versi per te”. Kjo poezi u cilësua nga Komisioni Vlerësues si poezia më e bukur e konkursit dhe iu dha çmimi “Kupa e Çmimit Special” të Jurisë

Është për t’u theksuar, se në po këtë Festival Kujtim Hajdari vlerësohej me “Çmimin e Parë” për Diasporën, duke iu dhënë edhe titulli “Nderi Poetik i Diasporës”.

***

I ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Marokut, këto javët e fundit poeti Kujtim Hajdari ishte i pranishëm në një veprimtari treditore të shumë poetëve të njohur marokenë, në të cilin mernin pjesë poetë e artistë edhe nga disa vende të rajonit.

Siç tregon vet poeti, dita e parë u hap me një konferencë shtypi, në prani edhe të drejtorit rajonal të Ministrisë së Kultures dhe të perfaqesuesve të tjerë të pushtetit të qytetit Sidi Bennour. Këtu u organizua një Festival Letraro – Artistik me rastin e përvjetorit të krijimit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Marokut.
Në radhën e shumë flamujve të shteteve të ndryshme, qe vendosur edhe flamuri shqiptar. Pjesëmarrësve në këtë veprimtari iu vendos Fashoja e Nderit e Festivalit. Një e tillë i qe vendosur edhe poetit shqiptar.
Në këto ditë të fundit të këtij korriku poetit myzeqar, Kujtim Hajdari i kishte ardhur ftesa për të marrë pjesë në Manifestimin e madh Letraro – Artistik, organizuar me rastin e Konkursit të Madh Internacional të Poezisë në Itali, manifestim që do të vazhdojë deri më 4 gusht. Kjo veprimtari e gjërë dhe tepër interesante do të mbahet në Rocca Imperiale, ose, siç quhet ndryshe, “Qyteti i poezisë”.

Në këtë manifestim të madh poeti shqiptar do të marrë pjesë me tri poezi: “I humbur”, (që qe vlerësuar të hynte në finale), me poezinë “Më lërë” dhe me poezinë “Si dy jetime”.
Në vazhd të një tradite të vendosur prej kohësh, në këtë manifestim do të deklamohen nga vet autorët poezitë e tyre në sheshin “Federiciano”, para një publiku të gjërë të ardhur nga Italiadh e nga vende të tjera. Sigurisht, do të deklamojë edhe Kujtimi.



Poeti Kujtim Hajdari
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back