Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

KUJDES nga këto shenja HOROSKOPI, do t’ua thyejnë zemrën copë e çikë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,220
Pëlqime
522
Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment të caktuar të na kenë thyer zemrën, edhe pse kjo është gjëja e fundit që do të dëshironim për veten. Megjithatë kur ndodh priremi t’i lëmë fajin vetes, ndërkohë që ndonjëherë faji nuk varet as nga personi tjetër,por shenja e tij e horoskopit. Më poshtë do t’ju zbulojmë se si arrini t’u thyeni zemrën të tjerëve në bazë të shenjës së horoskopit.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit nuk dinë të krijojnë marrëdhënie afatgjata. Në fillim e bëni partnerin të ndihet në qiellin e shtatë, ndërsa më vonë i thyeni zemrën duke i dhënë fund lidhjes pa asnjë shpjegim.

Demi: Nëse Dashit i mungon dëshira për ta çuar një lidhje deri në fund, Demi ka frikë të hedhë hapin e parë. Sa zemra keni thyer nga kjo frikë e brendshme për t’i shprehur dikujt se e pëlqeni apo se doni diçka më shumë me të.

Binjakët: Binjakët janë shenja më e paparashikueshme e horoskopit, dhe po, pikërisht kjo pavendosmëri emocionale dëmton marrëdhënien tuaj. Një ditë jeni pasionantë dhe të dashur, kurse ditën tjetër jeni të ftohtë dhe të largët.

Gaforrja: Për Gaforren është shumë e rëndësishme që para se të nisë një lidhje, të ketë bekimin e familjes dhe miqve. Nëse ata nuk e pëlqejnë partnerin, partneren tuaj ju i jepni fund lidhje duke thyer zemrën e njeriut të dashur.

Luani: Për një Luan është e rëndësishme që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të plotësoni nevojat e tij para të partnerit. Për aq kohë sa ky i fundit e bën këtë gjë jeni në rregull, në momentin që s’ju kushton kohë e hidhni tutje si leckë.

Virgjëresha: Pas Binjakëve, Virgjëresha është e dyta në listë që nuk arrin të vendosë kurrë. Ju pëlqen t’i stërholloni gjërat aq shumë sa partneri të humbasë durimin dhe dëshirën për t’ju ardhur nga pas. Ndoshta nuk e bëni me qëllim, por kjo sjellje i thyen zemrën atij.

Peshorja:Të lindurit në këtë shenjë shquhen për aftësitë e mira komunikuese, por e keni menduar ndonjëherë se ky virtyt mund t’i thyejë zemrën partnerit? Duke dashur të vendosni veten mbi gjithçka ju lëndoni egon e tij dhe në momentin që nuk arrin të ndjekë ritmin tuaj, e hidhni tutje pa u menduar dy herë.

Akrepi: Akrepi përpiqet shumë të bëjë dikë për vete dhe në momentin që i fiton zemrën, e quan misionin e tij të mbaruar. Nuk ka durim t’i shijojë gjërat pak nga pak dhe e konsumon lidhjen brenda pak ditësh.

Shigjetari: Të lindurit në këtë shenjë shquhen për shpirtin e tyre aventuresk dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në raportet personale. Jeni më shumë të orientuar për “one night stand”, por seksi nuk është gjithçka në jetë.

Bricjapi: Është e vështirë t’i fitosh zemrën një Bricjapi pasi për të karriera është mbi ndjenjat, por në momentin që dashurohet e humb toruan pas jush. Jeni me fat, një Bricjap nuk do t’ua thyente kurrë zemrën, por mos e vini përballë zgjedhjeve të vështira si karriera dhe dashuria, pasi nuk i dihet kurrë si mund të shkojë.

Ujori: Ujori i thyen zemrën partnerit për një motiv të pabesueshëm, mungesa e stimujve intelektualë. Të lindurit në këtë shenjë u pëlqen të kenë në krahë partnerë inteligjentë dhe njohës të librit e artit, dhe kur kjo gjë nuk u kthehet ata u thyejnë zemrën.

Peshqit: Peshqit janë shumë të ndjeshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk thyejnë zemra. Dhe kjo ndodh pasi vini në peshore ndjenjat tuaja me ato të partnerit, partneres dhe mendoni se askush nuk do t’ju dojë ashtu siç ëndërroni ju.
 
Bricjapi: Është e vështirë t’i fitosh zemrën një Bricjapi pasi për të karriera është mbi ndjenjat, por në momentin që dashurohet e humb toruan pas jush. Jeni me fat, një Bricjap nuk do t’ua thyente kurrë zemrën, por mos e vini përballë zgjedhjeve të vështira si karriera dhe dashuria, pasi nuk i dihet kurrë si mund të shkojë.

pse flasin kshu mas shpine per tjeret
 
Demi: Nëse Dashit i mungon dëshira për ta çuar një lidhje deri në fund, Demi ka frikë të hedhë hapin e parë. Sa zemra keni thyer nga kjo frikë e brendshme për t’i shprehur dikujt se e pëlqeni apo se doni diçka më shumë me të.
 
Bricjapi: Është e vështirë t’i fitosh zemrën një Bricjapi pasi për të karriera është mbi ndjenjat, por në momentin që dashurohet e humb toruan pas jush. Jeni me fat, një Bricjap nuk do t’ua thyente kurrë zemrën, por mos e vini përballë zgjedhjeve të vështira si karriera dhe dashuria, pasi nuk i dihet kurrë si mund të shkojë.

Tamam e ka gjet ??
 
Virgjeresha. Bahhh sme plas hiq e po sme erdhi pass ??
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back