Krizë refugjatësh, 1.5 mln njerëz janë larguar nga Ukraina
Më shumë se 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar drejt vendeve fqinje në 10 ditë.
Shifrën e konfirmoi komisioneri i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi.
Në një postim në TWitter, Grandi e quajti si “kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Gjermanisë i tha CNN se rreth 38,000 njerëz kanë mbërritur në vend nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Top Channel