Në rrjetet sociale që po e ndihmojnë njëriun aq sa po e shkatërrojnë në shumë aspekte, ndodh rrallë herë të ballafaqohesh në forma të ndryshme të informacionit me disa të vërteta që siç thojmë ne, nuk i luan topi. Tendenca e rritjes së leximit të librave e shprehur në formë ”sharing” qoftë me foto artistike apo jo, nuk duhet të ketë shumë rëndesi për aq kohë sa mesazhi që ka qënë objektiv/synim që të shpërndahet arrin tek mendja dhe zemra e duhur, dhe unë jam shumë dakort me këtë. Duke pasur parasysh se secili prej nesh po përjeton dhe do përjetojë gjëra të ndryshme në një univers paralel. Por ne, ne po jetojmë në një lloj varësie aprovimi nga ”rrethi i rrjeteve sociale”, varësi që thellohet duke i dhënë mjaftueshëm drejtim gjendjeve tona emocionale, aq sa e kemi humbur kontrollin fare. Nuk ka të bëjë me nëse e pranojmë apo jo, duket mirë dhe qartë sesi pjesa dërrmuese e shoqërisë përveç se e ka pranuar si fakt, ka gjetur edhe një lloj rahatie në të dhe nuk duket se do të heqë dorë. Ndërsa ajo pjesë, grup i vogël që duket sikur është i varuar në fije peri rezistencë karshi këtij ”asimilimi teknologjik” vuan simptomat e ”inner peace non-stability” ndryshe paqëndrueshmëria e qetësisë së brendshme shpirtërore.
Gjithë kjo qasje lindi si rezultat i shpërndarjes në shumë rrjete sociale të një shprehje të shkrimtarit të madh rus Dostojevski ku thoshte; ”Ndjenja më e rëndë në botë, është detyrimi për t’u gjendur në një vend ku ti nuk e ndjen se përket.” E shoqëruar me një fjalim të mbajtur të studiueses dhe shkrimtares Yasemin Mogahed në Institutin Islamik të Torontos po me të njejtën temë, atë të qetesisë së brendshme të njëriut. Mënyra sesi ajo e shpreh këtë ”varfëri” që e kaplon zemrën e njëriut është një krahasim i mirëfilltë me urinë e trupit dhe nevojën e tij për ajër, ujë dhe ushqim. Pra kemi të bëjmë me një zemër të pangopur kësaj here me diçka që as nuk shihet as nuk preket, pa formë dhe pa masë. Adresimi direkt i kësaj urie është mungesa e imanit, besimit në diçka përtej asaj që shohin sytë tanë në këtë botë. Secili prej të sipërmendurve krijon një lloj lidhje shkak-pasojë dhe rezultat me atë që tentojnë të përcjellin përmes këtyre ideve. Një rastësi që mendoj që sjell një qasje logjike mes njëra tjetrës.
Tani lind pyetja, a jemi ne të kënaqur aq sa dukemi ose më mirë të themi aq sa tentojmë të shfaqemi? Jo, brezi ynë/kjo gjeneratë dhe shumë të tjera që po vijnë pas po krijojmë një model në seri që vuan nga destabiliteti shpirtëror. Ka të bëjë me dy faktorë kryesorë aq të ngjashëm sa dhe të ndryshëm me njëri tjetrin, e para; pangopshmëria ndaj posesimit të të mirave materiale dhe e dyta është në fakt mosplotësimi i kënaqësisë edhe kur i posesojnë/zotërojnë. Pra, dy faza që rrjedhimisht vijnë njëra pas tjetrës.
Kemi lëjuar krijimin dhe zhvillimin e një bote fantazme e cila na rrit dëshirën për të lëvizur, ”mbathur” le të themi nga realiteti, në kërkim të së mirës së premtuar që i përkiska viseve të huaja. Por nuk ka një destinacion, kudo që të shkojë njëriu prapë nuk do e gjejë atë që kërkon, për aq kohë sa boshëtira qëndron në vetën e tij, brendësinë e tij. Dhe ajo ngarkesë e pakënaqësisë do e rëndojë edhe akoma më shumë kur të shohë se nuk ka ”çare”. Duke qënë në një gjëndje të tillë, faktorin e parë ta imponon sistemi. Detyrimisht ti heq dhe copa mishi nga trupi, si e si të jesh ”in” me botën. Pra do dalësh në kafe me rrobat më të fundit, do lexosh librat që janë best seller vetëm sepse pjesa dërrmuese po i poston në instagram apo twitter, do bësh xhiro rreth qendrës me makinë të modelit të fundit, në tavolinë do mbash telefonin celular prapë të modelit të fundit, çdo gjë mbaron me ‘të fundit’ sepse përndryshe quhesh i distancuar në mënyrë sociale. Dhe kjo detyrimisht nuk të lëjon të jesh i kënaqur, por bëhet dhe shkaktar i gjëndjeve depresive. Ndërsa tek e dyta i zotëron të gjitha, por ndjehesh më bosh dhe më i varfur se asnjëherë. Sepse ti nuk i përket asaj që po tenton ti ngjash, nuk mund të jesh pjesë e një vendi që s’të përket, që s’të plotëson, që nuk të jep rrahje zemre që ti po ekziston. Kjo është ajo çka Dostojevski përpiqej me ngulm të na tregonte dhe është siç thotë është ndjenja më e rëndë në botë. Sepse ne besojmë në të prekshmen do thoshte Yasemin, ne besojmë vetëm në atë ç’ka mund të shohim.
Përsonalisht më duhet të shpreh keqardhje sepse nëse kjo gjeneratë është kaq bosh përbrenda tregon se sa të varfër jemi me përceptimin se neve na ekziston edhe shpirti. Dhe kjo varfëri nuk ngopet me çmimet e etiketave të trendeve më të fundit. Ne varfërohemi çdo ditë në besim dhe kjo është tejet një shkatërrimi të vlerave esenciale/ekzistenciale të njëriut, atë shpirtërore.
(shkruar nga nje shoqja ime)