Kritikuan Erdoganin, dëbohen nëntë konsujt e nderit në Turqi
Turqia do të dëbojë 9 konsuj ndere të nëntë shteteve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme turke. Sipas raportimeve, ky akt vjen sepse konsujt kanë kritikuar Presidentin Rexhep Erdogan.
Siç thotë Ahval, konsujt që Ministria e Jashtme turke anuloi identitetet diplomatike është konsulli nderi i Suedisë në Antalia, Britanisë në Mugla, Belgjikë dhe Austrisë në Smyrna, Rumanisë në Iskenderun, Etiopisë në Konia, Republikës Domenikane, Belizes në Stamboll dhe Lituani në Nevsehir.
Konsujt e nderit zakonisht janë pa pagesë dhe përveç forcimit të lidhjeve tregtare dhe kulturore, kryejnë edhe disa detyra bazë konsullore. Ata nuk gëzojnë “imunitet diplomatik” të plotë, por vetëm një imunitet të pjesshëm ngushtësisht për detyrat e tyre.
Në Turqinë moderne aktualisht ka rreth 120 konsuj nderi, disa prej të cilëve janë biznesmenë shumë të suksesshëm turq.
(BalkanWeb)