Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Krisipi, Herakliti , Diogjeni , Zhylien Ofrej de La Mëtrje dhe Mishel Fuko, filozofët dhe fundi i tyre i çuditshëm

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

Krisipi, Herakliti , Diogjeni , Zhylien Ofrej de La Mëtrje dhe Mishel Fuko, filozofët dhe fundi i tyre i çuditshëm​


filozofet-750x375.jpg


Nga Alexandra Dantzer

Simon Krishlej, profesor i filozofisë në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në Nju Jork, ka shkruar një libër të quajtur ”Libri i Filozofëve të Vdekur” (2008). Ai rrëfen tregime të ndryshme rreth vdekjes së filozofëve, dhe disa prej tyre janë realisht të çuditshme apo dhe qesharake. “Ambicia e librit, është të tregojë, se shpesh vepra më e madhe e artit të një filozofi, është mënyra e vdekjes së tij”- u shpreh Kritshlej për “The Guardian”.

Krisipi vdiq duke u gajasur
Krisipi (280–207 P.E.S), njihet si një nga stoikët më të mëdhenj. Ai vdiq gjatë olimpiadës së 143-të, në moshën 73 vjeçare. Rreth vdekjes së tij, ka 2 histori alternative, dhe që të dyja kanë të bëjnë me alkoolin. Krisipi e pranonte hyjnizimin, si pjesë të zinxhirit shkakësor të fatit. Teoria e parë është se ai vdiq nga marramendja 5 ditë pas pirjes së një vere shumë të fortë. Megjithatë, tregimi i dytë është edhe më i çuditshëm , dhe lidhet me emrin e tij. Duke parë se një gomar po hante fiqtë e tij, në vend se të mërzitej për këtë, ai i tha me zë të lartë një gruaje të moshuar:”Tani jepini gomarit të pijë verë të pastër, për të shpërlarë fiqtë”. Ai e gjeti batutën e tij kaq për të qeshur, sa që nisi të qeshë në mënyrë të pakontrollueshme , u rrëzua përtokë dhe pati një bllokim frymëmarrjeje që i mori jetën.

Francezin Zhylien Ofrej de La Mëtrje, e mori më qafë e ngrëna me tepri
Autori i “Njeriu-makinë”, Zhylien Ofrej de La Mëtrie (1709-1751), ishte i njohur për teoritë e tij materialiste të natyrës njerëzore, dhe nuk pati ndonjë vlerësim të veçantë nga bashkëkohësit e tij të Iluminizmit. Vdekja e tij, shihet si e përshtatshme me filozofinë e tij, dhe përshkruhet si një “vdekje materialiste”. Ai humbi jetën për shkak të mbi-ngrënies. Dë La Mërtie ndodhej në shtëpinë e ambasadorit francez në Berlin, zotit Tirkonel, duke konsumuar pate tartufi. Ai hëngri aq shumë, sa që menjëherë nisi të ndihet keq. E refuzoi ndihmën e mjekëve, duke i quajtur ata sharlatanë, dhe u përpoq të shërohej, duke nxjerrë vetë gjak nga trupi. Megjithatë, kjo metodë nuk funksionoi, dhe ai ndërroi jetë pas disa orësh.

Herakliti vdiq i mbuluar nga jashtëqitjet e lopës
Herakliti (535- 475 P.E.S), ishte një filozof grek para-stoik, i njohur për refuzimin e shoqërisë, që ai nisi ta përçmojë. Ai vendosi të jetonte i izoluar nëpër male, ku ushqehej vetëm me barishte. Ai u enjt në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të kequshqyerjes, dhe duhej të kthehej në qytet për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, ai nuk donte të ndiqte këshillat e mjekëve, por kërkoi të mbulohej me plehun e lopëve për të shëruar sëmundjen e tij. Ka dy versione të historisë së vdekjes së tij. Sipas së parës, ai u mbyt në jashtëqitjen dhe urinën e lopës. Në të dytën ai ul para rrezeve të diellit, feçet iu thanë plotësisht, dhe ai vdiq nga mbinxehtësia.

Diogjeni u vetëvra duke mbajtur frymën
Ekzistojnë shumë anekdota të pazakonta të shkruara rreth Diogjenit (vitit 320 P.E.S), të tilla si jetesa në një fuçi, jashtëqitja në teatër, dhe ngrënia e sasive të mëdha të qepëve në një moment të jetës së tij. Megjithatë, elementi më i shquar e njohur për të, është se ai nuk kishte frikë nga autoriteti. Ai ishte i vetmi që u tall me Aleksandrin e Madh, dhe mbeti gjallë më pas. Sipas “The Guardian”, Diogjeni dëshironte të varrosej me fytyrë përmbys, si në fjalët e tij:”Pas pak kohësh, e poshtmja do të ngjitet lart”. Ai jetoi deri në moshën 90 vjeçare, dhe vdekja e tij është e rrethuar ende nga misteri. Megjithatë, ka dy teori më të mundshme. Ai vdiq ose duke konsumuar një oktapod të pa gatuar, ose vendosi të kryente vetëvrasje duke mbajtur frymën.

Mishel Fuko
Një filozof francez (1926-1984), i njohur për teoritë e tij subversive mbi seksualitetin dhe stilin ekscentrik të jetesës, Mishel Fuko la një trashëgimi të fortë të shkruar mbi seksualitetet e çuditshme. Ai u sëmur në vitin 1984, duke vuajtur nga simptoma të vazhdueshme, të ngjashme me gripin. Ai vazhdoi të punonte mbi librin e tij “Historia e seksualitetit”, gjatë gjithë kohës që vuante nga sëmundja e tij. U zbulua më vonë se ishte prekur nga AIDS, për të cilën me sa duket kishte pasur dijeni që në fillim. Vdekja e tij në vetvete, nuk është aq mbresëlënëse se sa fakti, që kishte filluar të lexonte në mënyrë obsesive Senekën, teksa po i afrohej ora e vdekjes. Ai vdiq më 25 qershor, në të njëjtën datë që vdiq edhe filozofi i njohur romak.

VintageNews – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back