Krijesa që po terrorizon oqeanet
Në dalje të gjirit amerikan në Korrik të 2019, shkencëtarët nuk arritën t’i besonin syve kur zbuluan një krijesë të re në thellësirat e oqeanit, e cila ishte shumë grabitqare dhe e rrezikshme. Por çfarë i shokoi më së shumti qe fakti që diçka e tillë u arrit të filmohej kur po gllabëronte një peshk shpatë.
Videoja u postua nga Administrata Oqeanike e SHBA. Në rreth 450 metra thellësi dhe në një largësi prej 130 kilometër nga tabani detar, peshku shpat me gjatësi 2.5 metër u masakrua nga kjo krijesë.
I përngjan peshkaqenit dhe shpesh konsiderohet si “i përgjumuri” për shkak të lëvizjeve shumë të ngadalta që kryen si dhe mbikëqyrjeve detare në kërkim të preve. Ky peshk masiv është 2 metër gjatësi dhe sillet nëpër shpella detare apo nëpër rrënoja anijesh.
Ajo që i ngriti shumë pikëpyetje shkencëtarëve ishte a jetonte ai lloj peshku aty apo ishte thjesht kalimtar.
/tvklan.al