https://top-channel.tv/artikuj/bota/
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh përreth e ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore.
Pas kësaj situate, Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”. Para pak çastesh Lavrov ka folur mbi këtë situatë të cilën e ka quajtur të paprecedente.
Ai shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet”. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se veprime të tilla mund të shkaktojnë probleme me orarin e takimeve diplomatike të nivelit të lartë.
Megjithatë, ata nuk do ta pengojnë Moskën të mbajë kontakte me vendet mike, tha ai.
Top Channel
Kremlini reagon ndaj vendeve që mbyllën hapësirën ajrore për aeroplanin e Lavrov: Veprim armiqësor