Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Komunizmi ne shqiperi

  • Thread starter Thread starter Juno
  • Data e fillimit Data e fillimit

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,446
Pëlqime
23,550
Te gjithe ne kemi degjuar apo ndonjeri edhe mund te kete perjetuar kohen e komunizmit ne shqiperi. Si i keni perjetuar informacionet qe keni marre rreth atyre viteve?
Me poshte nje video e vitit 1991 ne Tirane.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
@Juno komplimente per hapjen e kesaj teme, e cila eshte pjese themelore e historisë se popullit tone, jo vetem per ata qe e jetuan por per te gjithe ne pa perjashtim.
Kam deshiruar t'a hap kete teme por kam qene pak i tutur. Meqe tani shoh qe jemi te pakten dy, si fillim po postoj me poshte nje shkrim te nje personi qe eshte pak e shume mosha ime(ndoshta prandaj me ka pelqyer edhe shkrimi i tij), i cili me shume se perjetimet e asaj kohe, tregon rrjedhojen e sotme te shoqerise shqiptare! Komplimente e perseri e uroj qe kjo teme te pasohet nga mendime te ndryshme te secilit nga forumoret sipas pikëpamjes se tyre?
 
Dom Gjergj Meta
Trashëgimia komuniste si traumë historike që vazhdon na përndjek
clock.svg
18:38, 23/08/2019

Mondi është mësues historie me profesion. Ka mbaruar shkollën e lartë në vitet e fundit të komunizmit. Punon drejtor në një bashki jo shumë të madhe. Në biseda private në kafe është kritik ndaj kryetarit të Bashkisë dhe krejt qeverisë, por bisedat e tij janë gjithmonë me zë të ulët, duke shikuar majtas e djathtas dhe asnjëherë nuk del publikisht kundër, qoftë edhe me një pëlqim virtual në një status facebook-u kundër qeverisë.
Ermiri është djalë i ri, ka mbaruar shkollën e lartë, me rezultate disi, dhe është emëruar drejtor në një drejtori të rëndësishme të administratës qendrore. Merita e tij e vetme është militantizmi, pasi nuk ka pasur asnjë përvojë të mëparshme pune dhe rezultatet e tij të shkollës nuk e justifikojnë pozicionin që ka. Gjuan çdo status Fb kundër qeverisë dhe kryeministrit dhe kundërshton me zell të madh. Zelli i tij ndaj partisë që e ka futur në punë shkon deri në dhunë. Ky ka lindur diku nga viti 1992 dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me regjimin, përveç faktit që prindërit e tij ishin nëpunës të thjeshtë të shtetit shqiptar dhe jo anëtarë partie.
Dauti ka qenë në burg politik për shumë vite. Në biseda private është shumë i ashpër ndaj komunizmit dhe ndaj disa individëve që e kanë persekutuar dhe që jetojnë në qytetin e tij. Por kur i takon ata ka një si lloj nderimi a droje ndaj tyre dhe i buzëqesh gjithmonë, ulet në kafe me ta dhe në biseda fillon dhe trajton shembuj komunistësh që kanë mbrojtur njerëzit dhe të burgosurit politikë.
Jerina është një vajzë 20 vjeçe. Gjyshin e saj e kanë pas burgosur dhe internuar gjatë regjimit. Ajo ka lindur në vitin 1999. Retorika e saj kundër regjimit komunist është shumë e ashpër. Madje në biseda konfidenciale ajo thotë se ka makthe me burg, policë që arrestojnë, tortura nëpër qeli etj. Kur flet për komunizmin në një pikë fillon e dridhet e gati sa nuk qan.
Dhe shembulli i fundit nga bota e politikës. Viti 1945, ardhja në pushtet e komunizmit ka një retorikë të tipit: armiqtë e popullit në litar, para pushkës etj. U tha u bë.
1991–2019: çdo opozitë në këto vite ka përdorur në mënyrë të shpërpjesëtuar, duke i kthyer madje në kryefjalë, shprehje të tipit: “burg, pranga, kriminelë, hajdutë” e leksik tjetër të ngjashëm. Analogjia ndërmjet këtyre kohëve është e frikshme edhe pse krejtësisht e pavetëdijshme nga ana e aktorëve. Mjafton të krahasohet kjo retorikë me ato elektorale të vendeve si Italia, Franca, Gjermania, Danimarka etj., dhe do të shihet një ndryshim thelbësor, aq sa është thelbësor ndryshimi midis shoqërive.
Janë vetëm disa shembuj, dhe ka pafund të tjerë, të një situate mjaft alarmante të shoqërisë shqiptare. Edhe pse rastet e mësipërme nuk janë të gjithë tërësisht të lidhur me traumën, ata kanë një lidhje të tërthortë me të, e të tjera lidhje të drejtpërdrejta. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e traumatizuar dhe kjo traumë ka një emër dhe një shkaktar: komunizmi. Trauma më e madhe, sikurse do ta them edhe në vijim, ka të bëjë me ndarjen dhe polarizimin e shoqërisë. Kjo goditje ka dëmtuar, ka çarë përmidis rëndë individin dhe shoqërinë shqiptar. Fakti që ende ka shumë njerëz që reagojnë kur shkruhet për komunizmin duke thënë, ose “po lëre se ka kaluar” ose në mënyrë agresive duke përmendur lavdinë e asaj epoke, do të thotë qartas se ajo kohë është ende e gjallë në jetën e shoqërisë tonë me të gjitha efektet e saja.
Fjala “traumë” është një term klinik, prandaj duhet kujdes në përdorimin e tij. Përdoret në mjekësi dhe në psikopatologji. Unë do ta përdor në rrafshin e kësaj të fundit. Në psikopatologji, me fjalën traumë, kuptojmë një përvojë kërcënuese ekstreme, e papërballueshme, e pashmangshme, përballë së cilës një individ është i pafuqishëm.
Ky është një ndër përkufizimet e traumës psikologjike dhënë nga një prej studiuesve më në zë të kësaj teme, Ven der Kolk. Kohët e fundit, i interesuar për pasojat e komunizmit në Shqipëri dhe shfaqjet e tyre në sjelljet e shoqërisë dhe individëve, kam hulumtuar materiale, se si trauma dëmton jo vetëm individin, por edhe kolektivin. Madje kjo e fundit, pra trauma kolektive, nëse nuk trajtohet, mund të kthehet në historike, d.m.th. e trashëgueshme.
Një psikolog i famshëm italian, Luigi Zoja, thotë kështu: “Në shekullin XXI, sikur ndodh pas traumave epokale, e shkuara (e ka fjalën për fashizmin dhe komunizmin) nuk është përpunuar dhe tejkaluar, por vetëm është harruar dhe tjetërsuar…Në disa epoka dhe vende, për shkak të “nevojave” historike, ikja nga ajo çka është evidente si edhe nga realiteti, mund të mos kufizohet vetëm te individi, por mund të kthehet në një psikopatologji kolektive”.
Trauma e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri “i ka rrënjët në gjak”, sikurse thonte një parullë e asaj kohe. Kjo traumë ka përfshirë jo vetëm individë, por gjithë shoqërinë shqiptare. Ajo nuk kufizohet në një kohë të caktuar, por shtrihet historikisht e trashëgohet edhe tek individë që nuk e kanë jetuar atë kohë e që kanë lindur në vitet e fundit të komunizmit, ose edhe në vitet e demokracisë. Trauma psikologjike e prindërve apo edhe gjyshërve trashëgohet te fëmijët, te brezat në përgjithësi.
Një nga aspektet më të tmerrshme të traumës është kur shkaktari i saj, dhe ai që ka për detyrë të mbrojë viktimën, janë i njëjti person. Në Shqipëri ka ndodhur një përdhunim në familje. Ata që kishin për detyrë të mbronin qytetarët e tyre i kanë shkaktuar një traumë të madhe, duke ndarë shoqërinë, duke bërë armiq një palë e skllevër të verbër palën tjetër dhe duke i kundërvënë me njëri-tjetrin. Pa përmendur torturat, terrorin, si në rastin e të pushkatuarve në Qafën e Valmirit, apo në Gurëz të Kurbinit, keqtrajtimet nëpër burgje e kampe si ai i Tepelenës; retorika e përditshme poshtëruese që përdorej ndaj anëtarëve të një familjeje që kishte pasur një person me cen në biografi, duke filluar që nga fëmijët në shkollë me fjalë të tipit: “Mos rri me të se është djali i armikut!”, e deri në pengimin e shkollimit, fejesave e martesave e kështu me radhë. Dhe pasojat janë shumë më të mëdha se sa po të kishte qenë shkaktar një pushtues apo një i huaj në përgjithësi. Trauma e komunizmit është një traumë brenda familjes, nga njerëzit tanë.
Sigurisht kjo kërkon studime, se në çfarë mase ka ndikuar dhe cilat janë shenjat e kësaj traume sot në shoqërinë tonë, por e vërteta është se kjo traumë nuk është trajtuar, madje është shmangur dhe heshtur. Ja pse sot kemi një shoqëri të traumatizuar e cila ka shfaqjet e saj në frikën që e kaplon për të ardhmen, në frikën ndaj kritikës e ndaj eprorit, qeverisë apo privatit, sidomos kur je i punësuari i tyre. Po ashtu, një shenjë e kësaj psikopatologjie kolektive janë mendësia totalitare dhe mesianike që grupe dhe individë të caktuar kanë sot në Shqipëri, e shprehur sidomos në forumet politike, por edhe në grupe të caktuara artistësh e akademikësh.
Dekomunistizimi prandaj nuk është një fakt simbolesh apo teorish, nuk është çirrje kundër komunizmit. Dekomunistizim do të thotë detraumatizim dhe trauma trajtohet klinikisht. Nuk mjafton vetëm studimi i komunizmit, hapja e dosjeve, kujtimi i së kaluarës apo aq më keq, dalja me logjikën “ka kaluar tani” apo “të gjithë kemi vuajtur në atë kohë”, por duhet një përpunim shpirtëror dhe psiko-afektiv i kësaj të kaluare traumatike.
Ikja e shqiptarëve në vitet ‘90 dhe ajo e viteve të fundit, qoftë si dëshirë e qoftë si fakt, është ikje nga trauma. Nuk është vetëm nevojë ekonomike, është mbi të gjitha ikje nga realiteti, mos durimi i këtij realiteti dhe i hijeve që ai mbart. Është një protestë e heshtur ndaj realitetit traumatik edhe pse ndoshta jo protesta e duhur. Ikja e zhvendos problemin, por nuk e zgjidh, sepse trauma të ndjek kudo nëse nuk e trajton.
Ja pse kemi njerëz publikë kaq verbalisht të dhunshëm, kemi babëzi ekonomike e skizofreni sociale. Ja pse ne kemi të rinj që, edhe pse kanë lindur në demokraci, bëhen militantë partiakë të verbër dhe kanë nevojë ende për lider që të identifikohen e nuk arrijnë kurrë të jenë vetvetja. Trauma e trashëguar i depersonalizon e i bën pa asht. U ngjajnë karkalecave të detit që sapo u heq koren, dalin si qull. Ja pse ka ende njerëz që duan të të heqin të drejtën e fjalës e madje të të tregojnë se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të thuash e në rastin më të mirë bëhen këshillues “dashamirë” me fjalët: “Ç’të duhet ty, shiko punën tënde?” Kjo fjali e fundit dëgjohet vetëm në sistemet totalitare ose në ato mafioze të Italisë së jugut.
Për këto arsye demokracia nuk funksionon në Shqipëri, madje as me njerëz të rinj dhe nuk mund të ndodhë derisa të mos trajtohet trauma komuniste.
Europa fatkeqësisht këtë gjë nuk e ka llogaritur. Ajo ende mendon se ne duhet të plotësojmë disa kushte ekonomike dhe juridike për të qenë pjesë e saj. Një shoqëri dhe një komunitet politik i traumatizuar mund të arrijë standarde ekonomike dhe juridike të kënaqshme, por është e gatshme t’i hedhë në erë sapo të ndihet e rrezikuar. A nuk ka ndodhur shpesh kështu në këto vite? A nuk po ndodh ende sot? Standardet ekonomike e juridike i ngjajnë një kostumi të bukur që vesh një njeri me skizofreni akute, por që assesi nuk mund të ndryshojë gjendjen e tij klinike, madje e bën më të rrezikshëm, sepse njerëzit gënjehen nga pamja e jashtme. Brukseli nuk i njeh traumat e shoqërisë shqiptare e këta duan kohë të shërohen, nëse ndodh. Nuk i shëron as hyrja në NATO, as Liberalizimi i vizave, as Reforma në drejtësi e as Hapja e negociatave për anëtarësim në BE.
Viti i fundit ka treguar se sa e thellë është kjo traumë që do të na ndjekë për shumë kohë e do të ndikojë edhe në brezat që do të vijnë.
Studime mjaft serioze tregojnë se trauma e hebrenjve gjatë holokaustit ka pasur ndikim edhe te nipat e atyre që nuk e kanë njohur e jetuar atë kohë. Rastet klinike tregojnë për ankthe dhe ëndrra me burgosje, tortura e vrasje, sikurse në një nga shembujt e mësipërm.
Analogjia me holokaustin hebraik i shkon për shtat holokaustit të gulageve staliniane, të burgjeve të krejt lindjes komuniste dhe të atyre shqiptare. Kjo analogji historike dhe psikopatologjike nuk minimizon holokaustin dhe as maksimalizon terrorin komunist. Përkundrazi ndriçojnë njëri-tjetrin. Edhe ata që ishin jashtë këtyre burgjeve, kinse në liri apo ishin drejtpërdrejt a tërthorazi shkaktarë të traumës kolektive shqiptare, mbeten të prekur thellësisht prej saj dhe meqenëse kanë jetuar me një liri të gënjeshtërt dhe një pushtet që nuk e kanë pasur kurrë, vazhdojnë të jetojnë ende në iluzion.
Ne nuk e kemi trajtuar ende si dhe sa duhet këtë fakt. Ndoshta sepse jemi si peshku në ujë që jeton aty “natyrshëm”. Kemi vështirësi ta shohim nga jashtë dhe nga larg këtë plagë që na ka shkaktuar komunizmi. E ndërkohë, ajo vazhdon të shkaktojë viktimat e saj dhe të “gjakosë” ende shoqërinë tonë e ta bëjë atë të paqëndrueshme e shpresëpakët. Do të kisha dëshirë që kjo temë të trajtohej ende, pa zemërim dhe inat, por me vërtetësi në mënyrë që të shkojmë drejt një shoqërie të paqtuar dhe të paqtë për ne dhe për brezat që do të vijnë.
* Autori është Ipeshkëv i Rrëshenit
 
E them dhe e ri-them serish qe vendi ka pas zhvillim pas diktatures aq shum sa komunistat jan kamofluar ne "Demokrat" te flakte dhe luftojne te 140+(200 te tjere te dal skarco qe dhe sot e ksaj dite ushqehen nga politika) per demokraci lol.

Ktu kurr nuk eshte shemb diktatura dhe kurr ska per tu shemb sepse rrenjet jan aq te thella sa qe kan mberthyer dhe berthamen e tokes (pra e pamundur).

Politika investo ne injorance sepse kete bente dhe diktatura. I mbante njerezit nen-kontroll me ane te injorances ose te internonte. Sot te plasin nburg e ti se merr vesh se per cfare.

Athere kemi pas Diktature Komuniste. Sot kemi Diktature Moderne. Me te vetmin ndryshim: athere me verte ska pas kushte dhe kondita por zemra ka qen e bardhe dhe e paster ne shumicen e njerezve. Vetem per kte gje e simpatizoj ate periudhe!
 
E them dhe e ri-them serish qe vendi ka pas zhvillim pas diktatures aq shum sa komunistat jan kamofluar ne "Demokrat" te flakte dhe luftojne te 140+(200 te tjere te dal skarco qe dhe sot e ksaj dite ushqehen nga politika) per demokraci lol.

Ktu kurr nuk eshte shemb diktatura dhe kurr ska per tu shemb sepse rrenjet jan aq te thella sa qe kan mberthyer dhe berthamen e tokes (pra e pamundur).

Politika investo ne injorance sepse kete bente dhe diktatura. I mbante njerezit nen-kontroll me ane te injorances ose te internonte. Sot te plasin nburg e ti se merr vesh se per cfare.

Athere kemi pas Diktature Komuniste. Sot kemi Diktature Moderne. Me te vetmin ndryshim: athere me verte ska pas kushte dhe kondita por zemra ka qen e bardhe dhe e paster ne shumicen e njerezve. Vetem per kte gje e simpatizoj ate periudhe!

Jam dakord me ty pervec paragrafit te fundit. Ka pasur njerez me zemer te bardhe por ka pasur dhe nga ata qe spiunonin vellane sepse thoshte qe buka ishte e forte.
Di te them histori plot kur njerezit internoheshin per nje fjale goje, nuk mund te fliste vellai me vellane se ky i fundit e spiunonte ne komitetin e partise.
 
Jam dakord me ty pervec paragrafit te fundit. Ka pasur njerez me zemer te bardhe por ka pasur dhe nga ata qe spiunonin vellane sepse thoshte qe buka ishte e forte.
Di te them histori plot kur njerezit internoheshin per nje fjale goje, nuk mund te fliste vellai me vellane se ky i fundit e spiunonte ne komitetin e partise.
Ajo eshte dhe sot o @Juno biles me keq akoma se po vriten vllezer bab e bir per 1 pllom toke.
Po e gjitha kjo eshte nga injoranca dhe politika e kalbur qe ska me u zhduk ndonjehere ketu.
 
Sa pak vlere ka jeta e nje shqiptari.
Vret tjetrin per nje fjale, per nje shikim. Ka dicka qe nuk shkon me "ne" shqiptaret. Nuk u ve faj vendeve te tjera qe nuk na duan.
Jemi per te ardhur keq!
 
Pergezime @Juno per temen.
@Mr. A

Dom Gjergj Meta mendoj qe eshte nga ata njerezit inteligjente,paqedashes,atdhetare qe do Shqiperine.

E nderoj!

I'a mbaj mend te hirte ate fytyren teksa jepte shpirt ajo makineri qe polli djaj,edhe me e keqja eshte se ate fare na e mbolli si rrenjet e nje ferre qe rritet nga rrezet e diellit ne kete toke qe s'di ne e do me Zoti.

@molecule !
Per citim te shkrimit tend
me kujtove direkt Katovicen. ;)
Jam me tel
por kush te mundet ta sjelle ate videon e R Alise
lutem.
 
Ne mendimin tim,periudha e komunizmit eshte periudha me e erret e Shqiperise,jo vetem qe nga 1912 por duke perfshire dhe periudhen osmane bashke.Fatkeqesia me e madhe eshte se pasojat vazhdojne akoma,per te vetmen arsye se komunizmi nuk u permbys sic duhej.Ne gjykimin tim sistemi duhej nderruar me gjak,kurse ketu thjesht kaloi stafeta nga "baba tek i biri".
 
Sa pak vlere ka jeta e nje shqiptari.
Vret tjetrin per nje fjale, per nje shikim. Ka dicka qe nuk shkon me "ne" shqiptaret. Nuk u ve faj vendeve te tjera qe nuk na duan.
Jemi per te ardhur keq!
Ke te drejte.
Dhe fatkeqësisht komunizmi ishte nje periudhë e cila e shumefishoi problemin ndoshta gjenetik qe kemi ne shqiptaret. Mendimi im eshte se ne në mijëravjeçare kemi qene kaçake per njeri tjetrin e ushtare te zellshem te perandorive te tjera si ajo romake e me vone Osmane. E kjo ndoshta për faktin qe pjesa derrmuese e mentalitetit tone ka qene te rrenojme te afermin per te fituar vete ndersa popujt e zhvilluar kane perkrahur gjithmonë sho shoqin. Ndoshta do vije nje dite kur ne si popull do t'a sherojme veten nga kjo traume tragjike makbethiane✌️
 
@Juno Pergezime e Bravoo te madhe per kete Teme: besoj se askush me mire se une se di cdo te thote Demokracia! Por te jem i sinqert cdo dite me dhemb zemra ca shof e ndigjoj ne Alb! Respekte @Juno kjo do deshiroja te ishte tema Kryesore e ketije Forumi e jo nxjerrja e shaleve jasht apo Kenaqesise Momentale sic e perdorin ca apo shumica ketu.? zoti te ruajte?
 
Ekziston nje rregjistrim mduket ka qen edhe ne youtube. Ramiz alia duke fol para se tu bonte levizja studentore. Bota na kerkon te ndrryshojme sistemin edhe ska rruge dalje tjeter, shqiperine ne e kemi ndertuar edhe nuk mund te ha hullin si qen rrugve kshuqe pranojm ca don bota edhe ne do jemi gjithmone ne krye te shqiperise sepse ne e ndertum. Edhe ne fakt kjo eshte e vertet kemi 30 vjet demokraci jane akoma linjat hekurudhore te enverit kanalizimet deri 5 vjetesh nuk ishin prek me dore linja elektrike akoma e atyne. Se ka store te ne shinat qe ka lon enveri kan qen 200 km tani jane 100 treni i pjese kalon me shina i pjese me rrota ? mos flasim pastaj qe nuk prodhojm asgjo gdp ntoke fare nejse se kshu dukemi sikur dum te japim men por kemi drejt me dhon i mendim :p fun funit ne jemi ato qe ishim duke vujt komunizem ne jemi prap qe na dun te gjithe kudo qe shkojme bojm difrence qofte per mire qofte per keq. Pyll pa derra nuk fis pa ***** edhe pa pis nuk ka dmth mos kapemi
Me gjona koti.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back