- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,069
- Pëlqime
- 39,539
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur se sot e ka parashtruar dorëheqjen nga pozita e tij.
Dorëheqja e tij vjen si rezultat i marrëveshjes politike të bërë në Maqedoninë e Veriut, dhe pritet që Xhaferi të vazhdojë angazhimin e tij politik si kryeministër teknik deri në zgjedhjet e reja.
Xhaferi pritet që më 28 janari të emërohet kryeministër nga radhët e BDI-së. Kjo do të jetë hera e parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut që kryeministër do të jetë një shqiptar.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, sapo e parashtrova dorëheqjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.
Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie.
Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhë.