Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kokëarti Arben Duka

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Ndoc Logu

(Vijon nga numi i kaluar – Kliko KETU)


Pas vitit 1990, krijimtaria poetike e Arben Dukës, erdhi si një ngjitje vertikale drejt një lartësie që askush nuk e kishte parashikuar. Në këtë kohë, kur shkrimtarë e poetë, studiues, me grada e tituj ishin shushatur, ishin shuar sikur të mos kishin qënë kurrë. Arben Duka shpërthen. Ndërsa taborri tjetër u kthyen në “gjarpërinj veshur me sheqer dhe burra të lyer me varak”, duke u përulur deri në poshtërim si zavarranikë duke ndryshuar orientimin e krijimtarisë si ajo prostitua: “Kush paguan me mirë“, me që koha e tyre kishte trokitur. U bë kjo në këmbim të karrierës në administratë politike, për pasuri e jetë luksi deri në shpërdorim e degradim të plotë edhe të atyre vlerave që patëm menduar se i kishin, duke u vënë në shërbim të pushtetit. Por, poetët e mëdhenj, ashtu si udhëheqësit e revolucioneve, në rrethana të caktuara e drejtojnë krijimtarinë si spartani shpatën, atje ku shfaqe rreziku. “Kokë Art”, Arben Duka, ashtu si termeti që figurativisht që “Toka lëviz dhimbjen e vet” edhe në zemrën e poetit, këto dhimbje u bënë grusht. Ai filloi t’i hidhte këto dhimbje në këngë e vargje, në këngët e jetës dhe të shpirtit të popullit të tij, duke u kthyer kështu në një poet mishërim i shpirtit dhe shpresave të popullit nga i cili kishte dalë. Ndodh kështu me Arben Dukën vetëm për një arsye. Çdo krijim me penë, daltë a penel që mbështetet tek populli, tek lufta dhe traditat, tek historia dhe vlerat, është më e vështirë për krijuesin, por edhe më e rrezikshme, në rrethana të caktuara, kur politikanë e qeveritarë të përkohshëm, nuk janë miqësorë me autorët e me as vetë krijimtarën. Ata kërkojnë një art për art, një art abstrakt, jo popullor. Vetëm këtu dhe vetëm për këto shkaqe, krijuesit më popullorë në të tëra hapësirat shqiptare që prej 30 vjetësh, me prodhimtar e më atdhetar, Arben Dukës, iu rrezikua jeta seriozisht dy herë. Por, ai, as s’u tremb, as nuk u tërhoq.

Me kokë artin Arben Duka, ndodhi ajo si me tërë heronjtë tanë ndër shekuj që:

I thanë vdekjes: Nuk më tremb,

i thonë plagës: Nuk më dhemb,

i thanë Gjadrit: Jemi valë,

i thonë tokës: Jemi farë…


Dihet, tashmë, se poezia është mbretëreshë e artit të shkruar. Por edhe më e vështira për t’u krijuar. Eshtë edhe me jetëgjatë. Ajo, pra poezia, lexohet shpejt, me pak tekst dhe kupton shumë. Poezitë e Arben Dukës të formojnë, të pasurojnë, të sqarojnë mëdyshjet, të frymëzojnë e të mobilizojnë. Të bëjnë ta kuptosh realisht realitetin, siç është në të vërtetë dhe jo siç ta servisin mediat në shërbim të shfrytëzuesve të vetë. Por kjo që bën Arben Duka sot e 30 vjet rresht, ajo që bëri Hysni Milloshi për 22 vjet derisa u nda nga jeta me laps në dorë, me tërë energjitë e trupit e të shpirtit, duke e mbështetur tërë krijimtarinë në: historinë, vlerat, tek populli dhe atdheu i tyre, tregon shkallën e lartë të vetëdijes së tyre për fatet e vendit. Që të dy këta poetë dhe atdhetarë të mëdhenj, e dinin mirë se pozicioni atdhetar që zgjodhën dhe iu përkushtuan që krijimtaria poetike e publicistike ta orientojnë me vështrim të qartë nga populli, nga hallet, nga dramat që kaloi dhe tragjeditë që e prisnin dhe jo si disa të tjerë nga shfrytëzuesit dhe ata që sundojnë. Më duket se Arben Duka, nuk gaboi në këtë zgjedhje. Nuk gaboi se që nga fjala e parë, arti që ka jetuar më gjatë dhe vlerësuar më shumë, është arti që është mbështetur tek populli, shkruar me frymë e frymëzim nga populli. Ky është arti i vërtetë poetik si i Naim Frashërit, Migjenit, Agollit, Hysni Milloshit, idealet e të cilëve, jo vetëm po i mbron e përfaqëson denjësisht Arben Duka, por ka kapërcyer edhe të paimagjinueshmen si poet dhe si “luftëtar i të madhit popull shqiptar, në truallin e vetë mijëravjeçar…”

Që kur kam lexuar poezitë e para të Arben Dukës, më ka tërhequr vëmendjen thjeshtë si dashamir i poezisë, por si unë edhe shumë të tjerë, aftësia e formimit dhe bukurisë së vargut, ndryshe nga shumë poetë të tjerë. Tek kjo aftësi duhet kërkuar edhe begatia e krijimtarisë si sasi e cilësi. A është ky një fenomen apo jo? Nëse nuk është një fenomen por i zakonshëm, atëherë si nuk kanë edhe të tjerët kaq prodhimtari cilësore. Vazhdimisht kam shprehur habinë se si do të jetë ndërtuar struktura e trurit të tij duke përballuar tërë këtë prodhimtari dhe në kohë relativisht të shkurtër? Shkencëtarët që janë marrë me studimin e trurit të njeriut shpjegojnë se: tek disa krijues ndodh një fenomen i çuditshëm nga të tjerët. Përqindja e aktivizimit të trurit të njeriut, sipas kategorive shoqërore: punëtor-intelektual-krijues-gjeni, shkon nga dy, katër, tetë e deri mbi dhjetë përqind të trurit që futet në punë gjatë tërë jetës. Pjesa tjetër rri e fjetur por jo nga ana biologjike.

Me kalimin e viteve, për efekt të lodhjes nga puna krijuese, por edhe nga mosha, vjen një kohë dhe ulet nga rendimenti. Po në rastin që flasim, Arben Duka, që ka rreth 50 vjet që shkruan, me qartë që krijon vargje si një makinë dhe mrekullisht të bukura: Çfarë ndodh, që jo vetëm nuk bie nga rendimenti, por ngrihet në të dy vlerat; cilësi e sasi? Unë, nuk kam në dorë ndonjë analizë apo raport mjekësor të trurit poetit për të cilin flas. Por për aq sa jam shprehur për të, jam mjaftueshëm i sigurt. Shkencëtarët, këtë fenomen, e shpejgojnë kështu: Tek njerëzit e palodhur, që nuk bien nga rendimeti krijues, vatrat e trurit aktivizohen në formën e një zinxhiri të pandërprerë; nga vatra e lodhur tek tjetra e pa u sforcuar. Kështu, si duket, fanksionon dukuria e krijimtarisë tek Arben Duka, që rrjedh e vrullshme dhe e begatë pa përfillur moshë, kushte jetese, madje as shëndetin ngandonjëherë. Unë mendoj se, ne, duhet të dimë por edhe të kemi mirësinë, të bëjmë vlerësimin e fenomenit nga të zakonshmit, gjykuar nga veprat që na dhurojnë, nga idetë që përcjellin dhe sa të dobishme janë, sa jetëgjata, sa art, kulturë dhe informacion kanë, sa janë në shërbim të vendit e popullit, të artit e kulturës kombëtare. Në se e gjykojmë thellë e me profesionalizëm, me zemërgjerësi, pa paragjykime krahinore, fetare e politike, atëherë, mendoj unë, Arben Duka, me krijimtarinë e tij pa më të voglin dyshim, mund të quhet një fenomen dhe krenari e kohës së vet dhe kulturës sonë kombëtare. Unë nuk nguroj aspak ta quaj Arben Dukën një fenomen shqiptar i pakrahasuar me asnjë, dhe shumë vështirë i arritshëm nga ndonjë tjetër. Numri i librave të botuara e të të tjerave që do të botohen, i kalojnë të 100 titujt. Numri i krijimeve dhe shifra fantastike e vrgjeve rreth 1.2 milion janë shifra, që nuk i ka arritur kush deri më sot. Po përse e them? Jo vetëm për shifrat. Do të bëj një krahasim, por nuk e di nëse çalon shumë a pak, apo s’duhej bërë fare. Megjithëse, çdo krahasim çalon. Krahasimi nuk është si vendim i dikujt që mund të ketë pasoja për disa të tjerë. Eshtë thjeshtë mendimi im.

Poeti i lashtësisë, Homeri, e realizoi Odisenë në 12.920 vargje të ndarë në 24 këngë. Iliadën në 19.011 vargje po në 24 këngë. Së bashku 31.931 vargje. Merita e autorit, ndër shumë të tjera, qëndron tek fakti se edhe në ato kohëra të largëta na lanë të shkruara dramat, tragjeditë, luftrat dhe historinë e asaj kohe. Ndërsa rrëfimi i tyre është midis poezisë e prozës ose si histori në vargje. Të njëjtën natyrë ka edhe “Lahuta e Malëcisë“ e Gjergj Fishtës me mbi 17.000 vargje. Nuk po e kujtoj “Ferrin” e Dantes, që është e tëra fantazi arti, ose art fantastik, pa asnjë bazë, thjesht trillë. Edhe Lahuta është histori në vargje. Kam lexuar në shtypin e kohës së tij se kur një studiues grek e kishte lexuar Lahutën e kishte vlerësuar Fishtën si: “Homeri shqiptar që ka shkruar historinë e popullit të vet në vargje”. Që këtej edhe vetëm për këtë, mendoj unë, do të ketë burimin edhe propozimi për çmimin “Nobël”. Fishta është i pari shqiptar që propozohet për këtë çmim. Thuhet se Fishta, ka shkruar rreth 100 mijë vargje, ku rreth 70 mijë prej tyre i kam lexuar. Për të shkruar Lahutën, Fishta, ka punuar rreth një dekadë e gjysmë. Por as rrethi i çështjeve në krijimtari, as niveli artistik i realizimit, as koha e realizimit (koha e shpenzuar për ta shkruar), nuk mund të krahasohen në asnjë aspekt me krijimtarinë e Arben Dukës. Kuptohet ndryshojnë kohët, rrethanat, evolimi kulturor, artistik, gjuhësor e historik. Aq vargje sa dy poetët e mësipërm, gjatë tërë jetës së tyre krijuese,. Arben Duka i ka shkruar në gjashtë muaj. Por, përveç nivelit të krijimtarisë për kohën e realizmit, Arben Duka i sfidon të gjithë, përpara e pas Fishtës, edhe me faktin se shpirti, gjaku dhe krijimtaria e tij janë pjesë e pandarë e shpirtit, gjakut dhe historisë së popullit dhe atdheut, të vet. Në këtë aspekt, të besnikërisë atdhetare, Arben Duka, të krijon përshtypjen se zemrën e ka të ndarë në dysh ose sikur ka dy zemra: njërën nga Labëria dhe tjetrën nga Drenica, që po t’ia bësh analizën e gjakut, do të dalin vetëm barut e vargje, krisma lirie dhe ndjenja dashurie e krenarie.

Eshtë e natyrshme, se kur merr lapsin për të shkruar për ndonjë poet a shkrimtar, mendja të shkon tek gjinitë, tek numri i veprave a vargjeve, tek vitet, tek niveli artistik dhe përkushtimi atdhetar. Ke dëshirë ta dish dhe të bësh një bilanc. Në rastin konkret, për Arben Dukën, është diçka jo dhe aq e thjeshtë. Janë shumë krijime dhe ajo ç’ka është më interesantja numri ndryshon, jo vetëm me vite, por me muaj, madje edhe përditë. Ai shkruan çdo ditë, edhe nga disa krijime në 24 orë. Ai shkruan kudo: në shtëpi, në kafene, në udhëtim, në hotel dhe kudo që udhëton jashtë vendit si në: Londër, Bruksel, SHBA, Stamboll, Dublin dhe kudo ku shkel këmba e tij, njësoj si Sergej Esenini. Një herë e kishin pyetur Eseninin për udhëtimet. Ai iu kishte përgjigjur: “Doni të dini rrugët e mia, lexoni poezitë“, iu shpreh “Kokë Arti” rus.

Truri i Arben Dukës i ngjan një turbine që prodhon engjergji e që s’ka nevojë as të lubrifikohet. Prodhon e prodhon pandërprerë, por vetëm vargje. Po t’ja shtrydhësh kokën vetëm vargje të arta si diamante do të nxjerrë. Sa shkruan Arben Duka? Ndoshta disa qindmijësha në vit. Po në 50 vjet qëkurse filloi të shkruaj’? Ta shohim. Shifrat e krijimtarisë së tij që janë vënë në krye të shkrimit kanë ndryshuar, sepse, ai, shkruan me qindra vargje në një ditë- natë. Por poetët e talentuar atdhetarë kanë një fatkeqësi të përkohshme, e më pas, një fatbardhësi të përjetshme. Shpeshherë, veprat atdhetare që rritin vetëdijen kombëtare dhe krenarinë e popullit heshtin, ndrydhen, ose sulmohen ato dhe autori i tyre, nga qeveritarë e politikanë të përkohshëm. Kështu ka ndodhur dhe kështu po ndodh akoma në Shqipëri.

Në vitin 1989, D. Agolli dhe H. Milloshi, ishin në një drekë me një grup shokësh. Gjatë drekës disa orëshe, Dritëroi, kishte ngritur dolli për poetin Hysni Milloshi. Më pas një të dytë e një të tretë. Hysni Milloshi, sapo kishte marrë çmimin për poemën “Atdheu”. Poema “Atdheu” e Hysni Milloshit, është njëra nga poemat më të mëdha atdhetare në 100 vitet e fundit. I entuziasmuar nga kjo, Dritëroi, edhe kur po ndaheshin i tha Hysniut: “ Ti je poet i madh”. Hysniu i kundërshton mendimin duke i thënë: “Jo unë, po Ti je poet i madh”, “Po, po edhe unë jam poet i madh, por që të dy jemi të humbur…” (Hysmi Milloshi: “Atdheu”, faqe 499-502).

Në korrikun e vitit 2007 ndodhesha në shtëpinë e Dritëroit. Sapo ishim kthyer nga Shën- Petërburgu, ku djali im kishte mbaruar studimet e larta, ku edhe Dritëroi kishte mbaruar atje 50 vjet më parë, të cilit i kishim sjellë edhe një kujtim. Duke pirë nga një gotë raki, apo vodkë, biseda shkoi tek krijimtaria e viteve 1945-1990. “Asgjë, nuk heq, asgjë nuk mohoj- tha Dritëroi. Kam shkruar me ndërgjegje… Koha e marëzive le të heqi sa të dojë… Nga tre mijë që kam shkruar, të paktën një mijë do të mbeten”- u shpreh Dritëroi jo pa dhimbje. Ai kishte të drejtë. Kur bisedonim bashkë, ishin mbushur plot 17 vjet që poemat më të botuara si “Nënë Shqipëri”, “Nëntoriadat:, “Komunistët”, “ Baballarët” dhe shumë poezi e romane kishte filluar heshtja, përbuzja e më pas edhe akuzat si komuniste. Ndërsa poema e Hysni Milloshit “Atdheut” mbahej, qarkullonte e lexohej ilegalisht si një armë pa leje. Rendit që kishte ardhur i dhunshëm nuk i duhej atdhetaria në krijimtari, as në popull. Atdheu iu duhej vetëm si çiflig. Dy poetët e këtyre poemave, nuk ishin jo më të mëdhenj, por as të dobishëm. Shkurt, fati i poetëve atdhetarë e të mëdhenj varet shumë edhe nga rrethanat në të cilat kalojnë, nga mundësitë konkrete, apo kushtet për ta shprehur talentin në krijimtarinë e vet. Prandaj kishte të drejtë Agolli që ndiente dhimbje. Këtë e vuajti disa vite. Për Agollin ndryshoi situata, por për Hysniun as pas vdekjes jo. Ndërsa për Arben Dukën vazhdon akoma më e rëndë, madje edhe nëpër gjyqe thjesht; përse mbron vlerat e popullit dhe atdheun e vet. Kështu poetët tanë, nga të mëdhenj; gjeneral në armatën e poetëve, kishin zbritur në ushtarë të thjeshtë e të padobishëm për të inkuadruarit keqdashës dhe mediokrit.

Një vit më vonë, në vitin 2008, Arben Duka, duke pasur të njëjtat probleme me rendin shtetëror si dy poetët e mësipërm, duke qënë edhe vetë konsekuent në bindjet e veta dhe vlerat e krijimtarisë atdhetare, shkruan poezinë e mrekullueshme “Himn për Dritëroin dhe për veti”. Gjetja e kohës dhe vlerësimi që i bënë Agollit në atë poezi, nga Arben Duka, tregon jo vetëm, për talentin e tij, por edhe për karakterin, humanizmin dhe shpirtin e gjërë, sa poezia e tij. Pasi e vlerëson idhullin e tij shkrimtar dhe poet, Agolli, “Porsi Yll i Afërditës”, “Nëpër shekuj më i miri” Arben Duka vijon:



Shikoj Majën ku je ngjitur

Majën që e kam parë gjithë jetën,

Dhe s’jam aspak i habitur

Pse aty je krejt i vetëm!…


Dhe pasi vazhdon bisedën me Xhindet e Zanat, se atë Majën e lartë e ka zënë, Arben Duka, me humor dhe dashuri, duke qënë se edhe poezia është për veti dhe Agollin; bënë një shaka, parashikim a profeci kur shkruan:

Pranë Zotit ti do shkosh,

T’i zbulosh gjithë sekretet,

Maja jote s’do rrijë bosh,

Them se mua do më mbetet…


Kur lexova këtë poezi para dhjetë vjetësh, m’u kujtua një profeci tjetër. kur Bill Klinton ishte fëmijë shkolle, i çuan për vizitë tek Shtëpia e Bardhë. Ai rrinte e shikonte me vëmendje gjithçka, godinën, ambientin përrreth, hijen e rëndë a madhështore. Kush e di se çfarë bluante në kokë fëmija Klinton. “Mos u çuditni, – u tha ai që ju shpengonte se ndonjë ditë, mundet që dikush nga ju të bëhet President i SHBA dhe të drejtojë vendin nga kjo godinë…” Dihet, ajo ditë erdhi. Profecia, nëse e quajmë kështu lirikën miqësore të Arbenit, mundet ose ka ndodhur, të paktën si lirik i jashtëzakonshëm. Më pas poeti Duka, me që e “dinte” se Zoti është lodhur shumë duke i “dhënë frymë plantetit”, e dërgon për një “ sy gjumë“ dhe t’ia lënë vendin poetit (Agolli). E duke përfunduar me urimin:

Ndri si yll me vezullime

Se nuk vdes tek ti talenti,

Dhe t’u bëftë kënga ime

Më e lartë se monumenti!


Vlerësime kaq dashamërise rrallë mund të gjesh tek poetë e shkrimtarë për njeri-tjetrin. Të tillë vlerësim i ka bërë vetë, M. Lermontov më 1837 për A. S. Pushkinin dhe Vasili Kazin për Sergej Esenin, pas vdekjes më 1925. Dihet dhe s’ka pse të mos e themi se, midis krijuesve të çdo fushe, ka ambicie, intriga e sulme. Më e pakta ato shfaqen në formën e mërisë, të heshtjes dhe mospërfilljes. Fatmirësisht, falë kulturës dhe shpirtit të gjërë të tij, Arben Duka, e ka përjashtuar veten nga këto. Përkundrazi, ai ka shkruar me superlativa, me ndjenja e shpirt artisti realist për qindra personalitete të artit, kulturës, historisë, luftës dhe lirisë. Lirikat e tij për poetët: Hysni Milloshi, Jorgo Bllaci, Dritëro Aglli, për personalitetet e kulturës e artit Kadri Roshi, Gjergj Zhej.. e tjerë janë realiste, me ndjenjë të hollë arti e humanizëm, çka ja rrisin mjaft vlerën vetes dhe personazheve.

Gjithmonë kam pasur bindjen, dhe e kam akoma, se krijimtaria poetike Arben Dukës dhe Hysni Milloshit, do të jetë frymëgjatë si e Naimit dhe Migjenit. Kjo për faktin sepse janë krijimet me indentifikuese, me përfaqësuese dhe të arrira artistikisht, por edhe të denja për të përfaqësuar vlerat e historisë, të tragjedive dhe artit poetik, të paktën pas vdekjes së Migjenit. Me krijimet e këtyre katër poetëve; qeveritarë dhe politikanë atdhetarë dhe të përkushtuar; mund të hartojnë e zhvillojnë edhe programe revolucioni për ta transformuar shoqërinë shqiptare dhe për ta kthyer nga rruga e skllavërisë ku jemi futur që prej 30 vjetësh, por edhe të humbjes së vlerave dhe identitet kombëtar. Por me dyshen e dytë të këtyre poetëve: Hysni Milloshi dhe Arben Dukës, me krijimtarinë e tyre, po ndodh ose po bëhet një dëm i madh. Me ndarjen nga jeta të Hysniut shtatë vjetë më parë, disa krijime në prozë dhe poezi, dhe nuk janë pak, disa në proces krijimi, nuk iu dihet fati. Ndërsa me krijimtarinë e poetit Arben Duka, ka një dyzinë problemesh. Në prillin e vitit 2019, në gazetën “Dita”, poeti, ka shprehur jo pak shqetësime për krijimtarinë e vet. Siç shprehet ai, rezulton të jetë njeri nga poetët e krijuesit më humbës dhe më i vjedhur në 100 vjetët e fundit në Shqipëri; ose më i vjedhuri i çdo kohe, i së Drejtës Autorit. I janë vjedhur me dhjetra tekste këngësh, idetë e poezive lirike, titujt e këngëve, të figurave letrare dhe tërësisht me dhjetra këngë. Kjo po ndodh, thotë poeti, ndër të tjera, sepse krijimtaria është e madhe e perhapur shumë e duke përfshirë një kohë gati 50 vjeçare. Por lidhur me këtë çështje, që të dy poetët kanë pasur edhe një problem më veteveten, që është i njëjtë. Që të dy kanë punuar edhe kundër, ose në favor të asaj që po i vuajnë tani. Edhe vetë Hysniu e Arbeni kanë qënë nga pak “anti Hysni” dhe pak “anti Arben”. Gjatë rrugës 50 vjeçare të krijimtarisë Arben Duka, vëmendjen, tërë kohën dhe energjitë ua ka kushtuar krijimtarisë, por edhe punës për të përballuar jetesën. Më pas edhe studimeve për t’u thelluar në fenomenet e jetës, të shoqërisë njerëzore, historisë së zhvillimit dhe të jetës së popullit të vet, artit e kulturës sonë, të vendeve dhe popujve të tjerë. Për këtë një dëshmi, përveç krijitmarisë me hapësira të pamata, është edhe biblioteka me dhjetra mijë titujsh librash e botime të ndryshme. Pra koha për ta mbledhur, sistemuar dhe arkivuar tërë krijimtarinë e tij, ka qënë e pakët. Sot është akoma më e vështirë, por jo e pamundur. Kjo punë kërkon angazhimin e një njeriu me një kohë relativisht të mjaftueshme. Të rrëmbyer nga entuziami i krijimit, është lënë pasdore kujdesi për të. Pra, këtu ka pasur një shkujdesje nga vetë autorët. Duke u kujdesur, tek problemi kryesor, krijimtaria, u nënvlerësua si dhe sistemimi i tyre me arsyetimin: “Ka kohë“. Mirëpo, vjen një kohë që kërkohen e ne duhet ta pranojmë me dhimbje humbjen e tyre; megjithatë populli ka një mençuri “Më mirë ja ku është se ku është?”.

(Vijon)
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back