Nga Ndoc Logu
(Vijon nga numi i kaluar – Kliko KETU)
Mua personalisht më duket e palejuar, e rendë, e dhimbshme, e pajustifikuar, në këto kohë zhvillimesh të na ndodhë me krijimtarinë e bashkëkohësve si me tragjeditë e Eskilit. Dihet se Eskili, ndoshta edhe Sofokliu, është dramaturgu që ka humbur më shumë nga krijimtaria e tij përgjatë tërë historisë së gjinive letrare të shkruara. Nga 90 tragjeditë që ka shkruar 83 i kanë humbur. Kanë shpëtuar pra vetëm 7 prej tyre. Por kjo ka ndodhur rreth 27 shekuj më parë. Që atëhere, humbësi më i madh i krijimtarisë, mbetet Eskili. Sot 27 shekujsh më pas, edhe ne shqiptarët, shënojmë një rekord antivlerë. Poeti Arben Duka, rezulton të jetë poeti dhe krijuesi, më i vjedhuri, më humbësi i kohës së vet ose i çdo kohe e çdo brezi. Dhe kjo ka ndodhur nga mungesa e kulturës së atyre që e bëjnë këtë hajdutëri dhe nga “kultura “ e mosndëshkimit, që kjo e fundit është bërë e padurueshme në të gjitha aspektet e jetës. Por, Eskili ynë, Arben Duka, nuk besoj se do të mbetet humbës i përjetshëm. Krijimtaria e tij gjendet në organet e shtypit periodik e të përditshëm që kurse ai filloi të shkruajë. E humbur mund të quhet ajo që përvetësohet, që nuk gjendet, apo edhe nëse dihen, nuk ndëshkohen a demaskohen publikisht se e tërë krjimtaria e publikuar, e muzikuar, e përdorur, e shfrytëzuar dhe e shijuar nga masa e gjërë, dhe për tërë përvetësuesit të zbatohej e Drejta e Autorit, si në çdo vend tjetër, Arben Duka, sot, do të ishte njeri nga krijuesit më të pasur në Shqipëri
Por poetit të talentuar, Arben Duka, shoqëria jonë, i ka edhe një borxh, ose disa faje që përbëjnë një borxh të madh dhe më pas edhe dëm ndaj kulturës sonë kombëtare. Ai, siç thamë, ka shkruar rreth 1.2 milionë vargje, brenda të cilave 3000 tekste këngësh, 2000 lirika, mbi 50 libra, dhe mbi 50 të tjera, të shkruara, por të pabotuara akoma. Për 10 vjet rresht, në gazetën “Intervista”, në çdo numër të saj, ka botuar krijimet poetike, lirikat, baladat, epigramet, humorin dhe satirën. Për 10 vjet të tjera, po në këto gjini, ka botuar, përditë në gazetën “Telegraf”. Që nga krijimi shtatë vjet me parë në gazetën “Dita” është i pranishëm çdo ditë me nga dy e tre krijime. E gjithë kjo krijimtari e begatë e tij, tej çdo hamendësimi të çdo krijuesi, i paarritshëm nga asnjë deri më sot, i papërsëritshëm edhe për kohë të gjata, janë përdorur, prodhuar, krijuar, modeluar, përshtatur si të doni quajeni, dhjetra milionë fjalë. Mund të lexosh me dhjetra libra të tij. Lexon me mijëra vargje lirikash, baladash, satirë dhe epigrame dhe asnjë nuk ngjan me tjetrën. Me qartë, askund nuk përsërit vetveten. Në asnjë rast nuk përsërit personazhin e krijimit. Askund nuk i shpërdoron apo tepron ndjenjat dhe emocionet në poezi. Falë talentit, me fjalë, e skalit vargun si daltë skulptori, si peneli i piktorit El Grekos. Në shumë poezi, Duka, bëhet personazh edhe vetë, veçanërisht te libri “Si Mona Liza” dhe shumë të tjera.
Kontributi i poetit Arben Duka, nuk mbetet vetëm tek numri i krijimeve dhe mrekullia e vargut. Për të shkruar 1.2 milionë vargje do të jenë përdorur, përpunuar, ribërë dhe krijuar, ndoshta mbi 10 milionë fjalë. Fjalori i Gjuhës së sotme Shqipe ka rreth 41 mijë njësi. Edhe pse ky fjalor ndjehet jo i plotë, çdo krijim e varg i Arben Dukës, është i mbështetur tek gjuha jonë e folur dhe e shkruar. Mrekullia e krijimtarisë poetike të këtij poeti, qëndron edhe tek fakti se, ai ka krijuar dhe përdor përherë të parë me mijëra fjalë të reja të panjohura, ose që nuk janë në fjalor, as nuk gjenden në përdorim. Dhe mrekullia tjetër është se, tërë fjalët e reja janë të mbështetura tek kultura, historia, traditat dhe fjalori i popullit tonë, me rrënjë e degë tek historia e gjuhës sonë të bukur. Unë nuk kam ndonjë studim për fjalët e reja që ka sjellë Arben Duka në krijimtarinë poetike, por specialistët e fushës duhet ta kishin, ose ta bëjnë një studim të tillë. Këtë, mendoj unë, ia kemi borxh këtij poeti. Kjo do të ishte edhe një punë e dobishme, ose shumë e dobishme edhe për kulturën tonë kombëtare. Kjo për faktin se, fjala e shkruar e poetëve dhe shkrimtarëve, ka qënë gjithmonë një kontribut i jashtëzakonshëm i ngritjes së gjuhës së folur e të shkruar, i kulturës, artit e historisë, në këto nivele kaq të larta. Për këtë aspekt, bota ka fakte të mrekullueshme. Kur specialistët rus iu kthyen studimeve të thelluara për krijimtarinë e A. S. Pushkinit, mbeten të mrekulluar nga fakti se në krijimtarinë letrare dhe artistike të Pushkinit u zbuluan 25 mijë fjalë të reja të panjohura dhe të papërdorura në gjuhën ruse deri rreth viteve 1810. Dhe ajo që ishte më e bukura, të gjithë fjalët e reja, rrënjë e degë i kishin tek gjuha, traditat, kultura materiale e shpirtërore ruse. Po poeti “Kokë Art” shqiptar Arben Duka, me sa fjalë të reja e ka pasuruar gjuhën tonë të bukur? Asnjë kontribut tjetër të mos kishte, vetëm për këtë fakt, Arben Duka duhet ta kishte vendin e nderin në podiumet më të nderuara të kulturës sonë kombëtare.
Rrethi i çështjeve që përfshin krijimtaria e Dukës është i gjërë. Nuk ka aspekt të jetës njerëzore, materiale e shpirtërore, historike e kulturore që nga lindja e deri tek vdekja, që nga lufta e paqja, nga skllavëria dhe liria, që nga uria, si tek pllakati “I urituri” gjer tek luksi i sundimtarëve që të verbon sytë, që nga padrejtësia deri tek humanizmi, gjithfarë perosnash e individësh, politikanë e qeveritarë, heronj e tradhtarë, bukuritë dhe natyrën, gjithë elementët që e mundësojnë jetën. Ai ka shkruar për tokën e qiellin, për atdheun e popullin, për gjithë brezat e kategoritë shoqërore, për dragonj e kreshnikë, për shtojzovallet e zanat, për gëzime e tragjedi, për gjithçka dhe pa harruar asgjë, gjëndet në krijimtarinë e poetit Arben Duka. Kryefjalë e çdo vargu a kënge e tij është njeriu, populli dhe atdheu, Shqipëria.
Mrekulli mbi të tëra mrekullitë është aftësia fenomenale e formimit, përdorimit, e ndërtimit dhe modelimit të vargut. Gjithçka prej penës së Arben Dukës, në pamje të parë duket e thjeshtë, e qartë, e kuptueshme. Kjo është një vlerë dhe meritë e autorit që të tjerëve iu mungon, madje edhe të atyre që e kanë shpallur veten poetë. Kur poezia ka këto cilësi, si të Arben Dukës, ajo kërkohet, lexohet dhe kuptohet nga populli. Lexuesi në to gjen vetveten, jetën si është dhe si duhet ndryshuar ajo. Por po t’a studiosh me vëmendje, krijimtaria e Arben Dukës, nuk është kaq e thjeshtë. Në poezi, Arben Duka, ka histori, ka art, ka ndjenja, emocione, ka trëndelinë dhe jaseminë; ka pika loti e kushtrim brezash, ka revoltë, por ka edhe besim në forcën dhe aftësinë e masës së gjërë të popullit. Poezia e Arben Dukës, është e butë si poleni i luleve, e sinqertë si buzëqeshja e fëmijës, e pastër si loti i syrit, e dashur si shpirti i nënës. Por në momente të caktuara e për probleme jetike të popullit e atdheut, ajo, poezia e Arbenit, bëhet edhe vërgëllimë shpatash dhe këngë meliheri. Ajo ka muzikë funebre për botën e vjetër, por edhe simfoni lirie.
……………………………
Po nëse vonohet Perëndia,
S’mund ta lemë botën siç e gjetëm,
Mund të ngrihet vetë vegjëlia,
Të ndryshojë fatin edhe jetën…. , shkruan poeti.
Duke qenë i pakënaqur me aq sa ka arritur shoqëria, poeti shpreh besimin se, ndryshimet do të vijnë nga një brez në tjetrin, ndoshta si “Të birt e shkullit të ri”. Autori dhe krijimet e tij janë krenarë, kryelartë dhe kryengritëse. Dhe optimizmi gjendet tek aftësia e të kuptuarit nga autori, i fenomeneve të jetës, të së kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes më të mirë për popullin dhe atdheun. Por kjo do të vijë nga guximtarët atdhetarë:
Nuk do të ketë zvarranikë,
Por veç zgalemë me sokëllimë,
Dhe fjala sot buron muzikë:
“Lavdi atyre që do vijnë!
Por jeta e poetëve atdhetarë nuk rrjedh gjithmonë si ujëvarë bjeshke, si lirikat e tyre, as e Arben Dukës nuk ka qënë kështu. Mendoj se ia vlen, është me interesa për lexuesit e tij, krahas krijimtarisë, të dinë diçka më shumë: si shkruan, ku shkruan, si vlerësohet dhe mbështetet nga institucionet, vetë shteti dhe mediat? Nga sa kam lexuar, më është krijuar bindja se tërë poetët e mëdhenj, kryelartë e kryengritës, që dalin jashtë aferës sunduesit a qeverive, që braktisin joshjet e çdo lloji, që kauza dhe frymëzimi i tyre gjendet tek populli, historia, tradita, vlerat kombit dhe atdheut të vet; kanë të njëjtat fate në jetë. Sikur tërë qeveritë edhe këto tonat, kanë të njëjtat programe, formulë a instikte vetëmbrojtjeje dhe intriga, kundër shkrimtarëve dhe poetëve atdhetarë. Veçanërisht e egër shfaqet kjo ndaj atyre poetëve që shpallin si kauza të krijimtarisë së vet jetën dhe dhimbjet e popullit e atdheut. Edhe në Shqipëri, hakmarrja ndaj shkrimtarëve e poetëve ka qënë e egër, veçanërisht kur ishin në pushtet forcat e djathta fashiste. Haki Stërmillin e burgosën. Nolin e dënuan me vdekje në mungesë. Fishtën e dëbuan nga atdheut. Migjenit iu ndalua krijimtaria dhe iu dogjën librat. Gjatë dy pushtimeve dhe luftës 1939-1944, u burgosën, u dënuan me vdekje dhe u vranë gjatë LANÇL 24 poetë, ose me të dhëna shumë premtuese për t’u bërë poetë të dëgjuar, që kishin botuar që herët krijimtarinë e vet. Ashtu si më 1925-1939, ashtu si në kohën 1939-1944, edhe pas vitit 1990 e njëjta hakmarrje edhe pse quhej demokraci. Asnjë mëshirë nuk patën ndaj poetëve atdhetarë. Autori i poemës “Atdheu”, atdhetari Hysni Milloshi, pas vitit 1990, e persekutojnë me të gjitha format antiligjore, vetëm e vetëm për fjalën e shprehur në mbrojtje të popullit dhe sovranitetit të Shqipërisë. Ai kishte shkruar pa lejen e rendit të ri në dukje, por të vjetër sa njerëzimi, që quhej kapitalizëm, padrejtësi, shfrytëzim, skllavëri, tradhti. Ai kishte shkruar:
Atdhe, ruhu! Demagogët perin e zi ta tjerrin hollë,
Në çdo sofër me heronj do të ketë dhe tradhëtorë…
….
Atdhe, ruhu! Burokratët zënë shtigje edhe shtohen mizëri,
Shkelin brutalisht mbi popull, me fjalë i thurrin lavdi…
Edhe pse këto vargje ishin shkruar para vitit 1990, madje edhe ishin vlerësuar me çmim nga ajo kohë, autori i tyre nuk duhet të jetonte. Barbarët që erdhën në pushtet, e panë si në pasqyrë fytyrën, shpirtin dhe veprën e vet në ato vargje. Jo më e tërë poema, por vetëm vargjet e mësipërme, ishin të mjaftueshme për të kuptuar se si do të shkonte fati i Shqipërisë dhe popullit të saj. Pas organizimit të tre atentateve ndaj poetit të vargjeve të mësipërme, Hysni Milloshin e burgosën. Dyshja e poetëve atdhetarë, Hysni Milloshi e Arben Duka, i dolën përballë dhe publikisht këtij rrebeshi shkatërrimtar. Viktima e radhës, pas Hysni Milloshit, u bë poeti Arben Duka, i cili kishte shkruar:
Janë shumë që e duan lavdinë,
Para e pushtet medoemos,
Për këtë e shtypin vegjëlinë,
Dhe e bëjnë jetën një kaos…
…………………………………
Pasanikët Zotin vetë e tallin,
Dhe nuk dinë aspak se ç’është pendimi,
Dhe paraja – një shpikje e djallit,
Eshtë në themelin e çdo krimi…
“… Pikërisht se lëvroja këto tema, – shkruante vetë poeti Arben Duka, në prillin e vitit 2019, kur në Shqipërinë e Berishës të PD po instalohej neofashizmi me struktura si të Gestapos famëkeqe të Hitlerit dhe vjedhjen, grabitjen e pasurisë kombëtare nga fashistët e rinj në pushtet, jeta ime u rrezikua seriozisht dy herë…” ( gazeta “Dita” 17 prill 2019, faqe 6). Askush dhe asnjëherë nuk e tha të vërtetën se përse u sulmuan, përse u masakruan e u burgosën, përse iu rrezikua jeta e këtyre poetëve, nga një regjim i shpallur si “demokratik” , thjesht dhe vetëm për efekt të qëndrimeve dhe krijimtarisë së tyre atdhetare?? Ndërsa kur ka ndonjë incident me gazetarët e mediave që iu ngjajnë kuplarave në shërbim të pushtetit për mashtrimin dhe shfrytëzimin e popullit, ngrihet një stuhi kakarisjesh korbash e sorrash në mbrojtje të tyre. Dhe kur shkatërrohej gjithçka në Shqipëri: ekonomia, ushtria, arsimi, drejtësia, historia, kultura dhe librat, deri edhe vreshtat e pyjet e motivonin si: luftë kundër komunizmit dhe se po ndërtojmë demokracinë. Për këto tragjedi që po kalonte Shqipëria Hysni Milloshi do të shkruante:
Hapni sytë, hapni sytë ju punëtorët e çliruar,
Ju heonj pa dekorata, ju viganë të shenjtëruar,
Fryjnë erëra të sëmura jasht’ e brenda si lubite
Jo, s’ka vdekur Bot’ e vjetër, hapni sytë, hapni sytë!
Ndërsa poeti Arben Duka sikur i përgjigjej kolegut të tij për të njëjtat shqetësime:
“… kjo botë ku lindëm rastësisht,
është pa zemër dhe e deformuar.
Ajo është aseti i hajdutërisë,
ky ka qënë trendi i përjetshëm,
ajo është ******* e makutërisë,
dhe e qelbanikëve të pushtetshëm…
Kur Shqipëria shkatërrohej, varfërohej e poshtërohej populli: politikanë, qeveritarë dhe lakenjtë e tyre edhe nga njerëzit e letrave e të dijes që e kishin shitur dinjitetin fare lirë, bashkë me të pasurit spekulativë, e kishin arritur nivelin e jetës e të luksit deri në shpërdorim mbi malin e mjerimit të popullit, pa e vrarë mendjen fare se ndonjë ditë do të ballafaqohen me zemërimin e tyre. Ndërsa ndodhte kështu me borgjezinë, si me djalin e A. Fullanit, që fshinte djersët e alkolit me kartën 500 euroshe, dy poetët shqiptarë Hysni Milloshi dhe Arben Duka, përballonin me vështirësi jetën dhe problemet me shëndetin, njëlloj si Migjeni. Edhe Migjeni shkruante: “ Dy armiq kam: shëndetin dhe pushtetin”. Ndërsa Duka dhe Milloshi kishin problem shtetin pastaj shëndetin. Edhe pse kishin probleme me shtetin dhe shëndetin, shpirtin e kishin: vidium (lidhje, aliazhe shumë e fortë me të cilën përpunohen metalet). Pra shetin dhe shëndetin i përballonin me fuqinë e fjalës, sepse: “e paskan shpirtin me tornado, me stuhi dhe uragane…” Për të njëjtat motive, si duket, Kokë Arti, Arben Duka shkruante:
Jam një shkëmb në det të jetës,
Fort tek unë përplasen valët,
Dhe, për hir të së vërtetës,
Në këmbë më mbajnë fjalët…
Poeti Arben Duka, sot ka arritur majat më të larta të krijimtarisë poetike. Dhe vazhdon të jetë në ngjitje falë talentit, përvojës, moshës relativisht të re dhe vetë jetës që mundëson çdo temë që të duash, pothuajse të gatshme, si në kohën e Migjenit a para tij. Ose më realisht ka 30 vjet që ka ardhur koha e maskarenjve si tek “Hakërrimi” i Ali Asllanit, kur pushtues e tradhtarë nga ne, vrisnin, plaçkisnin dhe poshtëronin popullin e Shqipërinë. Koha, rrethanat e realizimit të kësaj krijimtarie, shëndeti dhe jetesa që iu ka përballuar, poeti këtyre, është një dramë me veti, por edhe një sfidë e rrallë. Të arrish këto nivele krijimtarie duke mos qënë i qetë nga shëndeti, duke pasur kundër, ose më e pakta shpërfillës shtetin dhe të tëra institucionet, ndaj edhe mediat, është një rast shumë i rrallë i ndodhur. Edhe në jo pak vende të tjera, poetët si Arben Duka, talenti i tyre që u shpreh rezultoi fatal. Shumë e paguan me internime, burgosje dhe vështirësi jetese, disa edhe me jetën. Për, më pas, pavdekësia e tyre qe një rilindje e vërtetë. Kjo për dy arsye: për krijimtarinë e bukur atdhetare në shërbim të lirisë, progresit shoqëror dhe humanizmit. E nga ana tjetër, në përballimin e vështirësive të jetës dhe të sakrificës së jetës së vet, për vlerat e jetës të të gjithëve.
Për motive si të Arben Dukës tek ne, për qëndrimin kundërshtues ndaj sunduesit dhe diktaturës, rreth 200 vjet më parë, Pushkinin e largojnë nga puna si diplomat nga MPj e Perandorisë. Pastaj e internojnë. Borgjezia dhe Cari i sajojnë një intrigë dhe shkoi në duel nga plaga e të cilit iu shua jeta. Sergej Eseninin e vrasin me tortura njerëzit e Trockit… për të tilla motive, ose të përafërta me poetin tonë Arben Duka, u vra poeti belg Rene Elik, Robert Denon e mbytën në lumë, slloveni Karrell Destovnik poetin anglez Kejt Dugla, spanjollin Migel Krnandes, poetin grek Gavalles, poet dhe dramaturgun gjerman Albert Huagofer, poetin polak Taduesh Helender, rumunin Magada Isnos, hungarezin Atalia Jozhef, holandezin Jan Kampert, poetin gjerman Adam Kukhof, poetin turk Mishel Manushe dhe të tjerë si Lukan Shenvald, Andrea Shenevier, Eduart Shimanksi, Harro Shules- Bojzen, Luis De Tapia, Vilhem Teves, Nikkola Vaperov dhe dhjetra të tjerë që janë të zhdukur, pa varre, që nuk kishin asnjë faj. Thjesht ishin bërë flamurtarë me ide progresiste për popullin, për të kuptuar me realisht rrethanat dhe realitetet. Sot të gjithë këta poetë, janë të nderuar nga qeveritë dhe popujt e vet. Poetë të tillë, ashtu si Arben Duka ynë, me krijimtari të tillë, qëndron konsekuent në krah të lirisë dhe sovranitetit të popullit e atdheut, deri edhe me saktifica edhe me jetën, janë pasqyrë reflektuese për popullin, ashtu si poezia kushtrim dhe betim e Shandor Petëfit me titull “Kombit”, pak para se të vritej me armë në dorë 170 vjet më parë në Transilvani në mbrojtje të atdheut të tij.
E nëse qënka thën që të vdesim,
aherë vdekja le të urdhërojë,
sesa në llum’ e ndohtë që të mbesim:
Një vdekje burrërore shpesh kërkoj!
Në do na shuhet jeta, le të shuhet,
veçse të vdesim burrërisht, pa frikë,
që përmbi varrin tonë të përkulet
kushdo që armikun bëri cop’ e çikë…
***
Poeti Arben Duka, nuk është vetëm një mjeshtër i lirikës. Ai është edhe një mjeshtër i humorit, satirës dhe sarkazmës së thellë për aspekte të veçanta ne politike, qeverisjen dhe jetën e vendit. Duke ecur në rrugën e Naimit, Vaso Pashës, Migjenit, Nolit, Fishtës, Sh. Musarajt, D. Agollit e tjerë , Arben Duka, e ka rritur nivelin e kësaj kritike në vargje, në nivelet më të larta të çdo kohe në Shqipëri. “Bukuria që vret” e Migjenit, “Pesë anarkitë“ e Nolit, (dhe shumë të tjera). “Akuzat…” e Fishtës, “Epopeja e Ballit Kombëtar” e Sh. Musaraj, “Zylo dhe Pleshtashat” e Agollit, që kanë me dhjetra vjet që janë botuar dhe akoma lexohen, komentohen, të ngjallin humor dhe neveri edhe sot, për rrethanat e shkaktarët që i bënë të mundur lindjen e këtyre veprave satirike artistike.
Atëherë kur u krijuan këto vepra, ishin shumë të guximshme. Sot të duken fare të thjeshta e shumë pak krahasuar me përmasat që iu ka dhënë Arben Duka i vetëm, kësaj poezie kritike e humoristike. Për arsye të përdorimit gjerësisht dhe për çdo aspekt jete, por edhe të rritjes së nivelit artistik, të kësaj kritike në vargje, një studiues i krijitmarisë së Arben dukës, i ka quajtur “Poezi politike”, madje i mahnitur edhe nga bukuria e vargut edhe “Lirika poetike politike”. Këtë lloj kritike në vargje, Arben Duka, ka 30 vjet që e përdor me sukses, si një armë e rrezikshme, pa leje, kundër të këqijave dhe atyre që i shkaktojnë ato. Askush, nga krijuesit shqiptarë, madje as nga të ashtuquajtur si të persekutuar politikë të kohës 1944- 1990, nuk e kanë lëvruar me bukur, më ashpër dhe përditë, më me art e kulturë këta zhaner krijimtarie, se sa poeti Arben Duka. Vetëm në 30 vjetët e fundit llogariten disa qindmijësha vargje me humor e satirë, a sarkazëm, si të doni quani, që Arben Duka ka arkivuar në fondin e krijimtarisë së artë të tij.
Lufta që bënë poeti “Kokë Art” Arben Duka, me penën e tij prej floriri, është shkalla më e lartë e vetëdijes e një poeti dhe luftëtari atdhetar, i njëjtë ose shumë më lartë se e Rilindasve. Ai është ngritur tashmë në podiumin e luftëtarit të paepur në mbrojtje të çdo vlere të kombit tonë.
Duke i mbyllur shënimet e mia modeste për këtë poet e atdhetar të jashtëzakonmshëm, seç m’u kujtua letra e një shkencëtareje e vlerësuar me dy çmime “Nobël”, e sulmuar deri në pafytyrësi nga vetë francezët: Maria Kyri, që i dërgonte vajzës së saj : “Nëse nuk mund të bëni gjë për të sotmen e Francës, punoni për të ardhmen e saj”. Për ndryshim, krijimtaria poetike- artistike e Arben Dukës, është një kontribut i jashtëzakonshëm në rritjen e pasurisë dhe e kulturës sonë kombëtare sot dhe në të ardhmen e tërë brezat që do të vijnë.
“Për poetët si Arben Duka, nuk do të ketë vend as në Ferr as në Parajsë: sepse Parajsën e kanë blerë bosët e kapitalizmit. Ndërsa Ferrin e kanë zënë mafiozët”,- më thoshte një ditë një shoku im. Edhe unë kështu mendoj. Duke mos u pranuar në asnjerën nga këto grupime, kundër të cilëve ka shkruar poeti, le t’i lemë ata të gostisin bashkë në lëndinat me lule imagjinare të Parajsës, apo në puset e zinj të Ferrit. Ndërsa poetin “Kokë Art” Arben Duka, do ta lëmë në fluturim midis tokës dhe qiellit duke luajtur me yjet për t’i sjellë në vargje për zemrat dhe shpirtin e popullit të vet. Sepse “Krejt çfarë kishte të shenjtë Shqipëria, kishte rënë mbi supet e tija”!
Arben Duka, do të mbetet një gojtar lirik Epokëbërës në poezinë tonë kombëtare.