Nga Ndoc Logu
Për autorin e 50 librave dhe të 50 të tjera të pabotuar, të shkruara.
Për poetin e dymijë lirikave.
Për krijuesin e tremijë tekste këngësh.
Për fenomenin e 1.2 milion vargjesh poetike.
Për kryeantifashistin shqiptar, Qemal Stafën e dytë të shekullut të Ri.
Për të eturin që:
Piu krojet prej floriri,
Që buronin varg eposët,
Dhe me shtatë drita syri,
Nisi udhën që nuk soset…!
Për Kokë Artin: Arben Duka
Titulli i këtij shkrimi nuk është i imi. Eshtë i huazuar. Por jo i përvetësuar. Eshtë marrë shumë larg, atje në brigjet e Nevës dhe Balltikut, në qytetin e magjishëm të “Netëve të Bardha”. Atje ku poetët kanë vetëm ditëlindje, sepse nuk vdesin kurrë vetëm si frymë. Jetojnë gjithmonë në shpirtin e lexuesve, të mbarë popullit, më saktë, të mbarë popujve artdashës. Këtu poetët ngrihen në piedestalet e nderimit të pavdekshëm. Por edhe në momente, me emra sheshesh, parqesh, institucionesh dhe rrugësh. Iu kushtohen edhe filma shumëserish. Në çdo ditë të zakonshme, edhe në dëborë e ngricë, sheh qytetarw duke vendosur lule në podiumet e bustet e tyre, apo në pllakate ku gjenden emrat e tyre a të ngjarjeve historike. Ndërsa librat e tyre ua sheh njerëzve duke i lexuar në park, në tren a metro. Nderimi për poetët është i mdh, i përjetshëm. Fotot e tyre i gjen edhe në modeljane, në distiktivë, në kartolina, por edhe në dhurata, dekorata e çmime nderi vlerësimi.
Këtu në Shqipëri, nuk është tamam kështu. Ka seleksionim politik. Veçanërisht për poetët dhe shkrimtarët që talentin, tërë krijimtarinë ia kushtojnë popullit dhe atdheut të vet. Ky titull shkrimi është marrë më tepër si dashamirësi. Por edhe si një gjetje vërtetë e bukur, me art. Dy fjalët e këtij titull të gjithë i dinë dhe i përdorin. Bashkimi i këtyre dy fjalëve si përkufizim i një vlere të jashtëzakonshme, është vërtet e bukur. Eshtë art në kuptimin më të gjërë të fjalës. Janë dy fjalë, në rastin konkret, edhe të pavdekshme, se si dhe për kë do t’i përdor unë. Kështu kanë mbetur qëkurse u përdorën atje, në Shën Petërburg dhe për kë u përdorën, për Sergej Eseninin e tyre të madh.
Disa vjet më parë në Shën Perterburg, Rusi, u botua një libër me studime e analiza nga studiuesja e artit dhe kulturës së madhe ruse Natalia Sidrina kushtuar krijimtarisë poetike të poetit rus Sergej Esenin. Gjithçka shkruhej në atë libër është e mrekullueshme. Por titulli “Kokë Art” është një mrekulli më vete, mbi të tëra mrekullitë e atij libri. Atje brenda kafkës, rreth 5 m/m e trashë, gjenden gjithë misteret e magjishme të fjalës poetike; apo të fenomeneve të shkencës që kanë transformuar shoqërinë njerëzore, vetë jetën që nga misteret e thellësive dhe të planetëve. Pikërisht për misteret, magjinë dhe artin që gjendet në atë kubaturë të vogël në formën e një sfere të çrregullt të kokës së krijuesit, e ka burimin edhe titulli i studiueses ruse kushtuar Eseninit: “Kokë Art”. Kam lexuar mbi 150 poetë nga rreth 35 vende të botës, përveç atyre shqiptarw, para e pas Rilindasve e deri në ditët e sotme. Nga poetët e huaj që kam lexuar, rreth 70 prej tyre, janë rusë ose nga vendet e ish BRSS-së. Por një titull kaq domethënës nuk e kisha lexuar, dëgjuar e as gjetur, ndërsa nga këta tanët as që bëhet fjalë.
Titulli i këtij libri që i kushtohet poetit rus Sergej Esenin, ka vite që më vjen në mendje çdo ditë kur lexoj faqen 6 të gazetës “Dita”, ku Esenini shqiptar, Arben Duka, ka të caktuar hapësirën e përditshme për të botuar krijimtarinë e vet poetike, por edhe atë publicistike brilante. Nuk e di sa do t’i afrohem së vërtetës, por të them ndonjë gjë me vlerë për kokën e Artë të Arben Dukës, e mbushur plot me fjalë magjike që nuk kanë të sosur, edhe pse ka rreth 50 vjet që vërshojnë pandërprerw në asnjë ditë, të asnjë stine, shpërthimet e vargjeve magjike si ujrat e Drinos dhe të Valbonës, gjithmonë i kthjellët, i shndritshëm, i florinjtë. Sipas asaj që di unë, për poetin Arben Duka dhe krijimtarinë e tij, janë shkruar mbi njëmijë shkrime. Eshtë jashtë preokupimit tim për të ditur se ç’numër do të zënë shënimet e mia modeste, me poshtë a më lartë, për nga numri e vlera, në majën e madhe të këtyre shkrimeve. Por dy gjëra i di mirë: Të shkruash për këtë poet të kalibrit botëror si Arben Duka, është shumë e vështirë. Por nga ana tjetër, është edhe shumë e lehtë. Eshtë e vështirë në vlerësimin dhe përcaktimin real të krijimtarisë së tij. Kjo, sepse, ai, është i veçantë dhe s’ka një të dytë për ta krahasuar. Eshtë edhe e lehtë, sepse me çdo sipëri ta vlerësosh, ato qëndrojnë. Asnjë çmesë(çmim) për të nuk mund të vihet në dyshim, e jo më të bien poshtë. Kjo për faktin se krijimtaria e Arben Dukës, është e shkallës së epërme të artit poetik. Por mbi të gjitha, është atdhetare, e mbështetur në tabanin e popullit të vet.
Nga shumë individë dhe herë pas here është nënvizuar fakti se krijimtaria e poetëve dhe shkrimtarëve nuk vlerësohet e përcaktohet nga numri i krijimeve, as nga vitet. Por nga niveli i veprës së realizuar dhe sa i shërbem formimit të brezave dhe sa i pasqyrojnë e pasurojnë vlerat e historisë, të artit, të kulturës dhe popullit tënd. Në këtë shtrat është e vendosur dhe qëndron me dinjitet e tërë krijimtaria e Arben Dukës. Kur më thoshte shefi i Katedrës së Albanologjisë se Universitetin Filozofik të Shën Peterburgut Prof. Aleksandër Jureviç Rusakov se: “Edhe ju shqiptarët kini “kokë artet” tuaj. Psh, ne rusët, Migjenit i themi “Pushkini shqiptar” unë ia pohoja me kokë. Por në shpirt murmurisja: “Po Prof. … Kemi… si nuk kemi… Kemi të nivelit botëror… Por nuk i vlerësojmë si ju këtu”. Por këto me vinte turp t’ia thoja me gojë. I bluaja me veten dhe mallkoja politikanë e qeveritarë antiart e antikulturë. Por edhe mediat kuplaraja të vendit tim, që merren me gjithçka e me cilindo, i vlerësojnë me dekorata, tituj, para, prona, por jo me poetët atdhetarë.
“Kokë Arti” shqiptar, Arben Duka, në 40 vjetët e fundit, nga rreth 50 vjet krijimtari, është poeti më i angazhuar, më prodhimtar, më me nivel të lartë artistik, e mbi të gjitha më atdhetari në tërë hapësirat shqiptare. Ai ka sfiduar jo vetëm bashkëkohësit e vet, por edhe paraardhësit të çdo kohe që kurse filloi të shkruhej poezia shqiptare. A. Duka ka kapërcyer çdo arritje e nivel të çdo poeti shqiptar e të huaj të derisotëm, si krijimtari poetike, si gjini, ose si nëndarje brenda vetë fushës së poezisë, si nivel i jashtëzakonshëm artistik. Ai është absolut, i pakrahasueshëm, i paarritshëm nga askush, si poet lirik i jashtëzakonshëm, i papërsëritshëm i ndjenjave dhe i shpirtit, i shpresës dhe besimit, i njerut dhe jetës, i halleve e dhimbjeve, i lirisë e progresit, i humanizmit dhe i drejtësisë, i popullit dhe atdheut. Nuk ka aspekt a fenomen jete, nuk ka ndjenjë a preokupim njerëzor, nuk ka moshë as gjini, nuk ka shtresa a kategori shoqërore, nuk ka ngjarje historike apo personalitete që e kanë shkruar dhe pasuruar historinë tonë, që të mos jenë skalitur si me daltë skulptori artist, pena magjike e Kokë Artit Arben Duka. Lirikat e tij të jashtëzakonshme kanë kapërcyer çdo hamendësi jo më te lexuesit, por edhe te çdo krijues. Poeti dhe shoku i Arbenit, Hysni Milloshi, edhe ky një poet lirik e atdhetar, i ka kushtuar Arben Dukës, dy krijime të mrekullueshme, një poemë me mbi njëmijë vargje dhe një studim krijimtarisë së tij poetike, që edhe kjo është një prozë poetike po aqsa poema, që me të drejtë e ka quajtur Arben Dukën “mbret të lirikës”. Asnjë nga ato të mbi njëmijat që ka marrë penën për të shprehur mendimin por këtë “kokë art” nuk e ka përkufizuar Arben Dukën me bukur, më realisht dhe meritueshëm se Hysni Milloshi.
“Unë e dija si një princ të lirikës, por ai kishte zënë vedin në fron si mbret i saj”, shkruante Hysniu në 50 vjetorin e ditëlindjes së lirikut tonë të madh, 12 vjet më parë. E më poshtë vazhdon: “Larmi motivesh, disiplinë poetike, unitet forme e përmbajtjeje, harmoni ngjyrash e ritmesh, pikëllim zemrash, shkëlqime diamantesh, revoltw dhe shpërthim kryengritës, kryqëzim tiranësh e mafiozësh, bubullima rrufesh, muzikë vallesh, elegji dhimbjeje, trëndafila të kuq shprese, elegji për nënën e tij të dashur, Leno…” Këtë vlerësim kaq të merituar dhe të papërsëritshëm nga askush deri tani, Hysni Milloshi, e vijon edhe me poemën e tij brilante, për Arben Dukën:
Me një penë prej argjendi,
Krejt i etur mbi fletore,
Ky lugat i këtij vendi,
Piu gurrat popullore.
Piu krojet prej floriri,
Që buronin varg eposët,
Dhe me shtatë dirta syri,
Nisi udhën që nuk soset…
Më qartw s’ka si të thuhet, se poeti Arben Duka, që në krijimet e para, penën e kishte të argjendtë si rrallëkush nga poetët tanë në ato vite, në mesin e viteve 70-të, kur emri i tij u shfaq në faqet e shtypit. Tani pas rreth 50 vjetësh krijimtari, pena e tij nuk është më e argjendtë. Eshtë prej floriri, ku çdo shkronjë e saj rrezaton xhavahire. Dhe ashtu, për vite e dekada me gishtin e dorës mbi tëmth, cigaren e duhanit midis gishtave, i përkulur pak mbi tavolinën e punës, për çdo ditë e natë, pinte gurrat popullore, ç’ka nënkupton se, e tërë krijimtaria e tij është, ose rrjedh nga historia, kultura dhe vlerat e popullit të tij. Prandaj edhe u quajtën “kroje prej florriri” e nga ku, pas ushqimit dhe frymëzimit nga historia dhe jeta e popullit, “Kokë Art” Arben Duka, “Nisi udhën që nuk soset”. Dhe për fat të mirë, rruga e krijimtarisë së Arben Dukës, do të jetë gjithmonë e pasosur. Do të jetë e pasosur, e paharruar, por edhe e pavdekshme tek ne, në Shqipëri, si me Pushkinin në Rusi e mbarë botën, që prej vitit 1837 akoma s’ka dalë një i dytë që t’i afrohet.
Vetëm po të kishin rusët fat e ne shqiptarët fatkeqësi, që Arben Duka të ishte i tyre, do të ishte një rival a sfidues i dy “kokë artëve” rusë: Pushkinit dhe Eseninit. Por fati e deshi që edhe ne shqiptarët, të kemi edhe një poet tjetër të madh të niveleve europiane e botërorë ku jeta dhe krijimtaria e tij shtrihej në dy shekuj ndryshimesh, transformimesh, padrejtësish, dyshimesh e të papriturash për njerëzimin, përfshi edhe kombin tonë. Në këto kryqëzime rrugësh, zhvillimesh, idesh e të papriturash si në çdo kohë, edhe tani më shumë se kurrë mendimi i poetëve gjenialë atdhetarë si Arben Duka, si pararendës i mendimit progresiv shoqëror, ka rëndësi dhe vlera të jashtëzakonshme. Kjo për faktin se populli, popujt, tek bijtë e vetë besnikë poetë a shkrimtarw, kanë gjetur dramat e së shkuarës, të jetuarën e paduruar, rrugën e lirisë dhe progresit shoqëror. Kjo është dhe kjo do të mbetet kredoja e krijimtarisë dhe e tërë jetës së poetit tonë Arben Duka.
Krijimtaria poetike e Arben Dukës, nuk iu ngjan aspak me disa vargëzime që merreshin me “fërfëllimat e gjetheve” a “murmurimat e liqenit”, që tërë jetën nuk shkroi një varg për të tëra ato transformime të mëdha të popullit tonë, pas vitit 1944, përveç disa vargjeve të thata për Reshit Çollakun. Arben Duka nuk dëgjonte murmurimat e liqenit duke zënë peshk, duke shkruar letra për vende pune luksi, apo duke shëtitur qenin leshatuk, edhe ditë e netët kur luftohej për çlrimin e Tiranës. Arben Duka shkruante se:
“.. Unë nuk kam lindur,
për një zyre shteti,
por të fryj tufan,
të gjëmoj si deti.
Të gjëmoj si deti,
si zog i stuhive,
t’u ndez dinamitin,
gjithë padrejtësive…”
Ndërsa shkruante kështu Arben Duka, të tjerët, ishin shprehur vite më parë për të se ky “… duhej të kishte shtatë shpirtra në veprim e shtatë rezervë“, i cili “duket se kishte lindur me këmishën e guximit veshur”. Poet të tillë kryengritës kundër së keqes dhe të këqijve që e pengojnë progresin shoqëror, aq më tepër kur e kundërshtojnë atë, e kanë “shpirtin me tornado, me stuhi e uraganë“. Vargjet poetike të Arben Dukës e bëjnë detin të gjëmojë, alarmojnë qiellin dhe e bëjnë tokën të lëvizë dhimbjet e veta shekullore nga sundimet e gjata, nga shtypjet mizore, nga padrejtësitë shoqërore, ndërsa popullit:
“I zgjon të vdekurit në varre,
Zgjon vullkanet që po flinin,
Zgjon agimet që po vinin…”
Poezitë e Arben Dukës në çdo rast e përditë, ne çdo krijim, iu referohej vlerave të popullit, dramës së kohës dhe entuziazmit për të ardhmen dhe duke qënë Ai i pari, që do të sakrifikohet për lirinë, sovranitetin dhe progresin shoqëror të popullit të vet.
“… po unë prapë do jem këtu,
dhe në mbetsha Një i vetëm…”,
shkruante poeti që më ngjason si një Naim i Ri apo Hygo i kohës sonë.
Arben Duka shkruan:
Asnjëherë s’mjafton,
Lufta për lirinë,
Se kemi përballë,
Gjithmonë tiraninë…
Shkruante kështu, sepse, Ai, e lexonte jetën, e kuptonte dhe reagonte me shpejtë se të tjerët duke “shikuar edhe midis yjesh” dhe se: “As prej djallit të mallkuar, nuk i jam trembur ndonjëherë…”
Poezitë e Arben Dukës, në asnjë rast të vetëm, nuk i bëjnë lajka pushtetit, as nuk i thurrin himne parasë, pasurisë, as pozitës. Përkundrazi, ai, është në opozitë me të tëra dukuritë, lakmitë e sjelljen, që e kanë burimin te padrejtësitë ndaj masës së madhe të popullit. Krijimtaria e Arbenit ka karakter luftarak migjenian si tek “Te birtë e shekullit të ri”, “Recital i malësorit”, apo të tjera të revoltës si “Poema e mjerimit”, “Lagjeja e vorfun”, “Kënga e dhimbjes krenare”. Apo të tjera shpresëdhënëse si “Kënga e rinisë“, “Parathënia e parathënieve”, që është parathënia dhe kredoja e bindjeve dhe e tërë krijimtarisë së tij. Pa më të voglin dyshim, pa hezituar, me prova të pakundërshtueshme, krijimtaria e Arben Dukës, është sot e një Migjeni të Ri, një Migjen i kohës sonë, një Migjen që zor se do të na lindë edhe për një kohë të gjatë.
E tërë krijimtaria poetike, satirike e publicistike e “kokë artit” Arben Duka, është si një enciklopedi e llojit të vet ku gjen art e histori arti, jetën dhe ndjenjat e individit dhe të popullit, kulturë dhe dukuri shkencore të artit të krijimit fenomenal. Aty gjen analiza, krahasime, mesazhe, homazhe dhe vlerësime për të kaluarën e lavdishme, për të sotmen hallemadhe, të pasigurt e të paqartë, por edhe për të ardhmen më të mirë. Ai ka kushtime për individë e personalitete që kanë lënë gjurmë të arta e zënë vend me rendësi në historinë tonë. Krijimtaria e Arben Dukës i ngjan ujëvarës së Niagarës që vërshon vrullshëm e s’ndalet kurrë ditë as natë, që kurse filloi 50 vjet më parë. Shkurt, krijimtaria e Arben Dukës, është si një det i pamatë. Ajo, krijimtaria, ka vlera të pallogaritshme, jetëgjata sa e popullit, e pakrahasueshme, për nga niveli, të shkallës superiore besnikërinë me të vërtetat historike, idealet e lirisë dhe interesat e atdheut. Krijimtaria poetike atdhetare e Arben Dukës, i ngjan një manifesti madhështor artistik e historik, letrar e kulturor. Lirikat, baladat, rubairat, epigramet, poezitë politike e satirike e të tjera, janë kolona të një mermeri që s’ka ç’i bën as koha, të këtij monumenti madhështor arti të “kokë artit” Arben Duka. Përmendore të tilla arti poetik, nuk mund të ngrejë kushdo me penë. Janë të panjohura më parë, nga poetët shqiptarw, lirikat e Arben Dukës, siç është ajo me titull: “ Sipas Pushkinit”, që përkufizon bukurinë e femrës me ndjenja kaq të holla si një “shkëlqim, që të verbon sytë“, si një “perëndi”, si një “xhinde” e tjera.
……………………………………
Tek një e vetme janë mbledhur,
Gjithë mrekullit’ e rruzullimit,
Në çast kjo xhinde më ka hedhur,
Poshtë në greminë të frymëzimit.
Ti s’mund ta fshehësh bukurinë,
Dhe ndryshe krejt tek unë të vije,
Pa u gremisur në greminë,
S’mund t’i këndosh një perëndie…
***
Nga lartësitë e 50 vjetëve krijimtari dhe në një moshë realitivisht të re për një krijues, është mëkat nëse nuk i themi edhe të vërtetat e shifrave të këtij poeti të jashtëzakonshëm. Arben Duka ka botuar mbi 50 libra, disa të ribotuara deri në shtatë herë nga të cilat, sot, nuk gjen asnjë kopje dhe ka kërkesa nga lexuesit, për t’i botuar përsëri. Kërkesë, për t’i ribotuar, ndodh shumë rrallë me shkrimtar e poetë edhe në vendet e huaja me zhvillime kulturore- shekullore e popullsi më të mëdha se në Shqipëri. Arben Duka edhe në këtë aspekt është rast i rrallë, në mos i vetmi në vendin tonë. Krijimtaria e tij në vargje është e gjithanshme. Emrin dhe ndjenjat e shpirtit të bardhë të Arbenit, e mbajnë mbi tre mijë tekste këngësh të muzikës së lehtë e popullore, ku 600 prej tyre, edhe në disa mijëra kopjesh, gjenden në qarkullim e masivisht. Asnjëherë dhe askush në historinë e artit poetik e muzikor në Shqipëri nuk ka një arsenal poetik, në fondin e vet, kaq të madh e të kërkuar sa Arben Duka. Dihet se, të shkruarit në vargje; me e bukura, por edhe më e vështira, është lirika. Por edhe në këtë aspekt të krijimtarisë poetike, Arben Duka, është unikal, është i paarritshëm, jo vetëm tek ne por as me qiri, siç i thonë, nuk e gjen dot as tej vendit tonë. Në fondin e krijimtarisë së tij, lirikat, i kapërcejnë të 200 mijë vargjet! Aktualisht, nga poetët shqiptarw të gati gjysmë shekullit të kaluar dhe të çerekshekullit që po i afrohemi, asnjë nuk ka mundur të punojë artistikisht e mw bukur me fjalën poetike se ai. Ai e punon dhe e përpunon fjalën poetike si skulptori pastelinën derisa merr formën, pamjen dhe shpreh ndjenjat dhe emocionet, dramën a triumfin e personazhit të lirikës. Po kështu me baladat, me rubairat, epigramet, satirën dhe humorin politik, jo rastësisht, Arbenin e kanë quajtur një “farëmbjellës i madh në arën e tij poetike”, falë një talenti e vullneti fenomenal. Vetëm në këto dy cilësi” talentin e madh e fenomenal dhe vullnetin e paimagjinueshëm, për më të zakonshmit, por edhe për krijuesit dashamirës, e kanë bërë të mundur që Arben Duka, nga koka e tij e artë, nga truri që i ngjan magmws së nëntokës që vlon e shpërthen, duke na treguar se janë këtu e nuk shuhen kurrë, na ka dhuruar deri tani siç e përmendëm edhe më lart mbi 1.2 milionë vargje poetike të marra së bashku, shifër kjo e paarritshme nga askush, në asnjë kohë, në asnjë vend të huaj që njohim deri tani. Për çdo forum shkrimtarësh, çdo akademi a komision vlerësimi të çdo vendi a të çdo kohe, këto të dhëna krijimtarie të Arben Dukës, do të përbënin një rast të veçantë, unikal, të paprekur nga askush deri tani; për një rekod Guinnes, apo të çdo çmimi, përfshi edhe Nobelin. Por Shqipëria jonë që e ka fatin të ketë këtë poet fenomenal, ka edhe turpin ta konsiderojnë si të paqënë. Ose më e keqja që edhe ka ndodhur, e konsiderojnë një qenie, por e bezdisshme! Ndërsa po të kishin të tjerët do të ishte pak shtatorja për së gjalli e Tij.