Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,550
Një prej problemeve të kahershëm të fizikës ka qenë ekzistenca e energjisë së errët. Ne mund të shohim efektet e saj, por nuk e kemi idenë se cfarë është. Një ekip profesorësh nga universiteti i Bilbaos dhe ai i Salamankës në Spanjë kanë thënë se të gjithë përpjekjet tona për të gjetur dhe përcaktuar energjinë e errët kanë qenë të kota, thjeshtë sepse nuk ekziston një gjë e tillë. Ata thonë se të gjithë efektet e energjisë së errët mund të shpjegohen prej idesë alternative, se ajo që po shohim në të vërtetë është koha që ngadalësohet, deri kur të ndalet në vend.
Marrim fenomenin astronomik të zhvendosjes së kuqe. Kur shohim yje që kanë një gjatësi vale drite që është e kuqe, ne e dimë se po përshpejtohen. Grupi i profesorëve spanjollë tani po shpjegojnë fenomenin e përshpejtimit të universit, si rezultat jo i pranisë së energjisë së errët, por thjeshtë si një iluzion të krijuar nga ngadalësimi i kohës. Dritës i duhet një sasi e madhe kohe për të mbërritur tek ne, dhe kur arrin, koha është ngadalësuar për ne, duke bërë të duket sikur gjithcka po përshpejtohet. Ngadalësimi i kohës është shumë, shumë i vogël, pothuajse i pamatshëm, por duke parë madhësinë e hapësirë, ai zmadhohet për shkak të distancës tmerrësisht shumë të madhe, që do të thotë se ne mund ta vërejmë kur shohim yjet. Ata thonë gjithashtu se koha do të vazhdojë të ngadalësohet, deri kur të ndalet. Universi do të ngrijë ashtu si është për të gjithë përjetësinë – por nuk ka arsye për shqetësim, kjo do ndodhë pas miliarda vitesh, kur toka ndoshta nuk do të jetë më këtu