Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,550
Ideja e të tashmes së cuditshme ka të bëjë me pyetjen, se sa zgjat në fakt e tashmja. Përgjigja e zakonshme, që lidhet pak a shumë me fjalën “tani” nuk është shumë shpjeguese. Për shembull, kur jemi në mesin en jë bisede me dikë dhe kur jemi në mes të fjalisë, ne kemi përfunduar tashmë fillimin e fjalisë dhe ajo është në të kaluarën, por biseda po vazhdon në të tashmen. Atëherë, sa zgjat e tashmja?
E.R. Clay dhe Uilliam James i referohen kësaj ideje si e tashmja e cuditshme – hapësira e kohës që ne e perceptojmë sikur është e tashmja. Ata thonë se mund të jetë e shkurtër disa sekonda dhe ndoshta jo më shumë se një minutë, por është sasia e kohës për të cilën jemi menjëherë të vetëdijshëm.
Dhe brenda kësaj, ka pak hapësirë për të debatuar.
Teorikisht mund të ketë të bëjë me jetëgjatësinë e kujtesës kohëshkurtër të njeriut – sa më e mirë të jetë ajo, aq më e gjatë e tashmja. Eshtë edhe ideja që mund të jetë cështje perceptimi të castit, dhe në sekondën që ajo ka kaluar, ti mbështetesh mbi kujtesën kohëshkurtër, një moment nuk është më pjesë e të tashmes. Pastaj është problemi i të tashmes, dhe asaj që quhet e tashmja e zgjatur. E tashmja nuk duhet të ketë një gjatësi kohore, sepse po ta kishte, një pjesë e asaj kohe do të ishte në të kaluarën dhe një pjesë do të jetë në të ardhmen, duke rënë në kontradiktë me vetveten. Kështu që e tashmja e cuditshme përpiqet të shpjegojë të tashmen si një interval kohe që ka gjatësi, e megjithatë është dicka e ndryshme nga e tashmja objektive.