Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“KM më citoi përgjysmë, kërkova kushte për TK dhe më hoqën nga puna”

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama kishte zgjedhur sot fjalët e Marjana Kondit, që sipas tij, mendonte te duhet të kemi një Teatër të ri Kombëtar.

Por, në një mesazh në “Facebook”, aktorja thekson se Rama nuk e ka cituar plotësisht, duke e quajtur këtë një zakon të vjetër të politikës shqiptare që e thotë të vërtetën përgjysmë.

Ndër të tjera, ai thekson e revoltuar se shteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjë lekë për largimin e padrejtë nga puna.

Reagimi i Marjana Kondit:

Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit).

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij. Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në Teatrin Kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.

Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik. Unë vlej! Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.


18baec0e-e36a-4e23-ae40-d64684ae778e-198x300.jpg


Postimi i Ramës:

rama-3-206x300.jpg


j.l./ dita
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back