Një situatë kaotike ka mbërthyer kombëtaren e Argjentinës, në këtë Botëror të Rusisë. Lajmi i bujshëm i ditës së sotme, ishte se një klan lojtarësh brenda ekipit, i kishin kërkuar presidentit të federatës të shkarkonte trajneri Sampaoli nga drejtimi i skuadrës.Presidenti Klaudio Tapia, në fillim kishte pranuar, por pas një takimi me vetë trajnerin, kishte ndryshuar mendje, duke e konfirmuar edhe për në vijim. Një situatë vërtetë kaotike te Argjentina, që tashmë lufton për të marrë një fitore që të kalojë grupin, por janë vetë lojtarët që nuk kanë më besim tek trajneri Sampaoli.
View attachment 18241
View attachment 18241