Kjo grua paguhet për të vënë emra bebesh!
Tayloy Humphrey, që prej 2015-ës, merret me një nga profesionet më të veçanta: Ajo është “Vënëse profesionale emrash”!
“Zgjedhjet tona – madje edhe emrat që zgjedhim për foshnjat tona – kanë rëndësi kozmike. Njerëzit e vegjël që krijojmë, mënyra se si i rrisim dhe i formësojmë, është dhurata që i bëjmë të ardhmes”, shkruan ajo në faqen zyrtare të biznesit të saj “ëhat’s in a Baby Name”.
Pas një konsultimi të shkurtër dhe një pyetësori në internet, klientët marrin një listë me emra!
Pyetësori shërben për dy role kryesore:
1) është një mënyrë argëtuese për të menduar për shijet dhe preferencat tuaja dhe mund të nxisë një frymëzim;
2) është një mënyrë e shkëlqyer që Taylor të vlerësojë familje në mënyrë që të përzgjedhë që mund ta përfaqësojnë sa më mirë atë njëri.
Humphrey ofron edhe “udhëzim dhe këshillim”, për shembull, në rastet kur një prind nuk bindet për emrin, ose të afërmit nuk janë dakord.
"Balkanweb"