Gjermania nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, pavarësisht eliminimit që në fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë.Trajneri Joachim Löw do të qëndrojë në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës, edhe pse pas ndeshjes me Korenë e Jugut ai e vuri në dyshim qëndrimin e tij.
Federata gjermane e Futbollit (DFB), pas disa ditësh reflektimi vendosi që të konfirmojë 58-vjeçarin në pankinë, për të vijuar punën me skuadrën.
Përpara se Gjermania të udhëtonte drejt Rusisë, Joachim Löw kishte rinovuar kontratën e tij për të qenë në krye të kësaj skuadre deri në vitin 2022. Tani, detyra e tij është të bëjë që Gjermania të harrojë sa më shpejt eliminimin nga Kupa e Botës, e të fillojë të mendojë fillimisht për Europianin e 2020-s dhe më pas për Botërorin e Katarit.
The post Kjo është arsyeja se pse Gjermania nuk e shkarkoi përzgjedhësin Low appeared first on Lajmi i Fundit.