Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Këto shenja HOROSKOPI bëjnë ‘xing’, nuk duhet të lidhen kurrë bashkë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Dashi, kurrë me një Gaforre

Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë të vështirë dhe nuk dinë një mënyrë tjetër për të shprehur atë që ndjejnë, pa qenë të pasjellshëm dhe të drejtpërdrejtë, prandaj marrëdhënia e tyre me Gaforren nuk ecën përpara, ato janë shumë sentimentale.

Demi, kurrë me një Ujor

Demi është shumë xheloz dhe ngjitës, të gjithë Ujorët kanë tmerr, shpirti i liruar nga kjo shenjë e ajrit nuk e lejon këtë marrëdhënie që të funksionojë. Pra, edhe nëse ata përpiqen të dakordësohen, kjo nuk do të zgjasë shumë.

Binjakët, kurrë me një Bricjap

Këto shenja janë në thelb shumë të ndryshme, njëra është krejtësisht bipolare dhe e shkëputur, dhe është shumë komunikues dhe Bricjapët janë njerëz të qëndrueshëm që duan diçka serioze për marrëdhëniet e tyre, atëherë më e mira është të mbani distancën para se t’ju thyhet zemra.

Gaforrja, kurrë me një Virgjëreshë

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë veçanërisht sentimentalë, ata të Virgjëreshës kanë disa lloj sjelljesh që shpesh ndikojnë tjetrin dhe është një prej gjërave që ndjenjat e Gaforres nuk mund ta lejojnë, ata duan të jetojnë sipas mënyrës së tyre dhe të mos shtyhen vazhdimisht nga dikush që ka shumë mani.

Luani, kurrë me një Akrep

Të lindurit në shenjën e Luanit duan që gjithmonë të shohin mirënjohje për gjithçka që bëjnë, dhe për të patur një marrëdhënie të shëndetshme duhet t’i vlerësosh shumë, dhe duke qenë se të lindurit në shenjën e Akrepit janë egocentrikë, kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Virgjëresha, kurrë me një Shigjetar

Pranojmë se të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë plot me rregulla dhe kjo është ekzaktësisht arsyeja pse nuk do funksionojë kurrë me një Shigjetar, kjo shenjë nuk ka rregulla.

Peshorja, kurrë me një Akrep

Peshorja e do shumë harmoninë e gjërave dhe Akrepi kalon shumë larg prej kësaj, dhe të dy këto shenja nuk do të arrijnë asnjëherë të kenë një marrëdhënie harmonike.

Akrepi, kurrë me një Dash

Duke qenë se këto dy shenja kanë një intensitet të lartë, takimi i tyre sipas shqip, do të ishte si përplasje e Diellit në Tokë, do krijoheshin shumë konflikte, dhe të dyja do të iknin në drejtime të kundërta.

Shigjetari, kurrë me një Dem

Shigjetari, përveçse vazhdimisht i ngazëllyer, pëlqen të jetojë në një mjedis krejt të ndryshëm nga Demi, që pëlqen të qëndrojë në zakonet e veta, nuk do të mund të ruante ritmin plot aventurë të Shigjetarit.

Bricjapi, kurrë me një Shigjetar

Për të njëjtën arsye që shenjat e tjera të Tokës nuk mund të kenë një marrëdhënie me aventurierët e Shigjetarit, të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë me këmbë në tokë për ëndërrimtarët e mëdhenj që janë Shigjetarët.

Ujori, kurrë me Peshqit

Siç dihet të lindurve në shenjën e Ujorit nuk u pëlqen të shfaqin ndjenjat dhe kjo për Peshqit është fundi, janë të ndjeshëm dhe romantikë, nuk do të duronin një marrëdhënie ku vetëm ata duket se ndjejnë diçka.

Peshqit, kurrë me Binjakët

Peshqit janë ëndërrimtarë pasionantë, duan një dashuri për jetë dhe nuk munden të ruajnë asnjë marrëdhënie me Binjakët, që janë krejt të shkëputur dhe kërkojnë vetëm marrëdhënie liberale.
 
Dashi, kurrë me një Gaforre
Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë të vështirë dhe nuk dinë një mënyrë tjetër për të shprehur atë që ndjejnë, pa qenë të pasjellshëm dhe të drejtpërdrejtë, prandaj marrëdhënia e tyre me Gaforren nuk ecën përpara, ato janë shumë sentimentale.
(Meshkujt në shenjën e Dashit janë shumë të shtirur.Nga10 fjali që thone 9 i kane genjeshtra.Jane materialiste.Lol.).
Nuk te dua i dashur dash:D:D.
Preferoj peshoret.
 
Une jom @bricjap mjep ca shenje dush po nuk shkova mire ptuuu tma bosh
 
Virgjëresha, kurrë me një Shigjetar

Pranojmë se të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë plot me rregulla dhe kjo është ekzaktësisht arsyeja pse nuk do funksionojë kurrë me një Shigjetar, kjo shenjë nuk ka rregulla.

?????? Me lot ????
 
?kush eshte ujori ktu nga grat mos te lodhem une lol ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back