Këto janë shenjat e horoskopit që përputhen më së shumti me njera-tjetrën
Gaforrja e Shigjetari
Miku më i mirë i Gaforres është Shigjetari. Këto janë dy shenjat e Horoskopit që e duan familjen dhe argëtimin dhe humori është një nga elementët e përbashkët të tyre. Ata kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe janë shumë mbrojtës ndaj njëri-tjetrit. E mira e Gaforres është se ata i trajtojnë miqtë si familje dhe Shigjetari është padyshim miku i tij më i mirë. Shigjetari ndihmon Gaforren të dalë nga guaska e tij, të provojë gjëra të reja dhe të takojë njerëz të ri.
Demi me Peshqit
Demi përputhet me Peshqit, sepse ata e kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel më të thellë. Peshqit e mbështesin Demin, veçanërisht kur ai është i tensionuar, ndërsa gjithmonë e ndihmon të shohë gjërat që e vështirësojnë nga një këndvështrim tjetër. Një Peshku që i vështirëson miqësitë, lidhet me Demin pikërisht sepse vlerëson përkushtimin.
Binjakët me Bricjapin
Bricjapi do të jetë gjithmonë në anën e Binjakëve për ta ulur atë. Vetëm ai mund ta zbusë shpirtin e tij të shqetësuar. Bricjapi është mbështetës dhe shumë realist për atë që po ndodh te Binjakët. Bricjapi është miku që do të jetë gjithmonë pranë jush, për t’ju dhënë këshillat e duhura, sikur të ishte babai juaj. Dhe Binjakët do ta dëgjojnë gjithmonë me përkushtim absolut ndaj asaj që i thotë.
Luani me Peshoren
Këto dy shenja shkojnë shumë mirë së bashku. Ata mund të bëhen dy miq shumë të mirë, sepse shohin dallimet e tyre dhe njëri respekton dallimin e tjetrit. Ata të dy qeshin shumë.
Akrepi me Dashin
Dashi paqebërës këshillon Akrepin e shqetësuar të jetë i qetë, sepse nuk ka pse të çmendet me gjithçka. Gjithashtu, kur Dashi dëshiron të imponohet, gjithmonë merr këshilla dhe guxim nga Akrepi. Dhe kështu njëri plotëson tjetrin.