Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Këshilla se si duhet ta mbyllësh vitin sipas shenjës tënde të horoskopit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,220
Pëlqime
522
Viti po mbaron dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë, shenja juaj zodiakale mund t’ju vijë në ndihmë me këshilla shumë të rëndësishme! Është momenti për t’ju përkushtuar vetes dhe për të qenë të mirë me veten sepse ju është dashur të përballoni gjëra të mëdha. Rezervoni hapësirë për të çliruar emocionet tuaja në mënyrë të shëndetshme dhe për të kuptuar që kjo është e nevojshme për të hyrë në një periudhë më të mirë të jetës suaj.

Gjeni një moment para mbarimit të vitit për t’u qetësuar dhe lehtësuar. Kjo do të bëjë diferencën në ciklin tuaj të ardhshëm.

Demi

Gjatë këtij viti, në pjesën më të madhe të rasteve keni qenë seriozë dhe të shqetësuar, por nuk duhet të privoheni nga liria për t’u ndier të lumtur.

Mund të jeni më zbavitës dhe të përmirësoni ditën tuaj dhe të njerëzve rreth jush. Jo të gjitha momentet duhet të jenë dramatike dhe sigurisht, një liri emocionale do t’ju bënte mirë.

Binjakët

Në fund të këtij viti, duhet të kuptoni që është mirë t’i merrni disa gjëra seriozisht.

Pavendosmëria juaj mund t’ju vlejë në disa raste, por tani është momenti të definoni një rrugë që duhet të ndiqni dhe të lini pas krahëve ngarkesat e panevojshme, vetëm kështu do të mund të realizoni atë çka vërtet dëshironi për veten tuaj.

Gaforrja

Marrëdhëniet janë çelësi për ta mbyllur mirë këtë vit. Kthehuni tek njerëzit specialë që keni lënë pas dore në vitin 2020 dhe falni për gjithçka që ka ndodhur.

Përpiquni të zbuloni cilët janë njerëzit që bëjnë vërtet diferencën në jetën tuaj dhe afrohuni përsëri me ta, pasi këto janë marrëdhëniet më të çmuara që do të keni.

Luani

Këtë fundvit duhet të lini pas krahëve inatet që keni akoma në zemër. E gjithë pesha e gjërave negative të së shkuarës po ju bllokon dhe po ju ndalon të shihni gjërat e mira që keni para syve.

Falja është mbi të gjitha një akt dashurie dhe do të bëjë diferencën në ditët e mbetura të këtij viti. Bëjeni këtë hap për veten tuaj, për të mirën tuaj.

Virgjëresha

Duhet të kuptoni që jeta jonë nuk do të jetë gjithmonë siç e duam dhe në periudhat e vështira nxjerrim edhe leksionet më të çmuara që do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona dhe të transformojmë realitetin.

Jini më të durueshëm dhe lëreni jetën të rrjedhë, gjithçka do të shkojë në vendin e vet kur të jetë momenti i duhur.

Peshorja

Ky është momenti për t’u çliruar nga rutina dhe për të kërkuar përvoja të reja. Shpirti juaj dëshiron njohje të reja dhe ndjesi që ju bëjnë të ndiheni të lirë, ashtu siç e meritoni.

Lëreni frikën pas krahëve dhe përqendrohuni tek kjo mundësi, nuk do të pendoheni.

Akrepi

I keni evituar ndryshimet gjatë gjithë vitit, por tani nuk keni se ku të shkoni. Jeta ndryshon vazhdimisht dhe nëse nuk ndiqni ritmin e saj, do të bllokoheni brenda një realiteti që nuk ju bën të lumtur.

Largojeni dëshirën për të kontrolluar gjithçka dhe lejojeni veten të befasohet. Rezultatet do të jenë të mahnitshme.

Shigjetari

Në fund të këtij viti, objektivi juaj kryesor është të mos merreni më me njerëzit që nuk duan të kenë një rol në jetën tuaj. Keni humbur shumë kohë duke e kaluar me njerëz që nuk duan të jenë pranë jush dhe kjo ju ka hequr mundësinë të krijoni marrëdhënie të reja shumë pozitive.

Vlerësoni veten dhe mbyllini portat e zemrës për marrëdhëniet e njëanshme. Meritoni reciprocitet.

Bricjapi

Shumë shpesh gjatë këtij viti i keni mbajtur të fshehta opinionet tuaja nga frika se mos ndiheni i gjykuar, por kjo duhet të ndryshojë.

Besoni në vetvete, në potencialin tuaj, tashmë është momenti të viheni në qendër të botës, duke thënë të vërtetat me krenari. Kjo do t’ju japë sigurinë për të cilën keni nevojë për të arritur objektivat tuaja të mëdha.

Ujori

Besojini më shumë intuitës suaj këtë periudhë. Jeni në sintoni të plotë me atë që mendja dhe zemra juaj kanë nevojë dhe nëse e ndiqni këtë rrugë, gjëra të mëdha do të hyjnë në jetën tuaj, shkruan Living.

Besojini vetvetes sepse jeni në rrugën e duhur për të krijuar një jetë të mrekullueshme tuajën.

Peshqit

Të dashur peshq, në këtë periudhë të fundvitit, objektivi juaj më i madh është të doni veten ashtu siç doni të tjerët.

Meritoni mbrapsht dashurinë dhe vlerësimin që u ofroni të tjerëve dhe kur ta bëni tek vetja juaj, do t’i hapni portën një lumturie të madhe.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back