Këngëtarja çeke vdes pasi u infektua qëllimisht me COVID-19 që të merrte një leje shëndetësore për vizitë në teatër e sauna
Një këngëtare e muzikës popullore çeke ka vdekur pasi u infektua qëllimisht me COVID-19 për të marrë një leje shëndetësore që e lejonte atë të vizitonte saunën dhe teatrin.
Hana Horka, vokalistja e grupit “Asonance”, vdiq të dielën pasi u infektua me variantin Delta në moshën 57-vjeçare, sipas djalit të saj Jan Rek.
Kjo, pasi dëshmia e vaksinimit ose e infektimit kërkohet për të hyrë në objektet kulturore dhe sportive, si dhe për udhëtime dhe për të vizituar bare dhe restorante në shtetin anëtar të BE-së, i cili po përballet me një numër në rritje të coronavirusit.
Jan tha: “Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të infektohej sesa të vaksinohej”.
Dy ditë para vdekjes së saj, Horka bëri një postim në rrjetet sociale për të thënë: “Kam mbijetuar..”.
“Kështu që tani do të ketë teatër, sauna, një koncert… dhe një udhëtim urgjent në det”, shtoi ajo. Horka doli për një shëtitje jashtë, por kur u kthye filloi të ankohej për dhimbjen e shpinës dhe menjëherë pas kësaj ndërroi jetë.
Vendi me 10.7 milionë banorë njoftoi të martën më shumë se 20,000 infeksione të reja të COVID-19.
"Balkanweb"