- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,451
- Pëlqime
- 39,706
Mediat greke shkruajnë se diplomati grek ka marrë një letër kërcënuese, teksa lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Nikos Toskas.
Në letrën kërcënuese ndër të tjera shkruhet: “kemi tre plumba për ty”.
Sipas ministrit të Mbrojtjes Toskas, letra vjen në kohën kur Athina është në negociata me Shkupin për emrin e Maqedonisë, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të minuar klimën politike.
Autoritetet pasi u sinjalizuan për letrën kanë nisur hetimet për të identifikuar shkruesin dhe dërguesin.