Këlyshët e mbajtën ngrohtë, e porsalindura braktiset nga prindërit në Indi
Një vajzë e porsalindur, e cila u braktis nga prindërit e saj, ka mbijetuar gjatë gjithë natës pasi u mbajt ngrohtë nga një tufë këlyshësh.
INDI – Një vajzë e porsalindur është gjetur e gjallë, e vendosur mes një tufe këlyshësh pasi u braktis nga prindërit e saj në Indi.
Sipas News.au, vajza e vogël u gjet në fshatin Saristal të Lormi, në provincën Chattisgarh të Indisë, pasi u braktis pak pas lindjes së saj. Kur u gjet, vajza, e cila ishte e zhveshur dhe ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës dhe u gjend e rrethuar nga një grup këlyshësh që vendasit besojnë se e mbajtën fëmijën ngrohtë gjatë gjithë natës.
Përfaqësuesi lokal Munnalal Patel tha se personat qw e gjetwn ishin duke bwrw punët e tyre të përditshme kur dëgjuan të porsalindurwn duke qarë.
“Në orën 11 paradite, pamë se ishte një vajzë e porsalindur që qante dhe shtrihej përkrah këlyshëve në fshatin tonë. Ne u panikuam dhe informuam departamentin e shëndetësisë përpara se vogwlushja të dërgohej në spital për kontroll të mëtejshëm,” tha Munnalal.
Një tjetër vendas, i cili dëshironte të mbetej anonim tha se ishte fat i madh që vajza i kishte mbijetuar natës, duke vënë në dukje se qentë endacakë mund të jenë jashtëzakonisht të egër.
“Është ndoshta ngrohtësia nga këlyshët dhe vetë nëna e tyre që e kishin mbajtur gjallë këtë të porsalindur,” thanë ata.
Vajza, e cila është quajtur Akanksha, u dërgua në spital nga policia në mënyrë që mjekët të kontrollonin gjendjen e saj. Që atëherë ajo i është referuar “Child Line Project”, një organizatë joqeveritare në Indi që fokusohet te fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje. Një hetim policor po vijon për të kërkuar prindërit e Akanksha.
Dosja.al