Katër të vdekur, 16 të plagosur nga rënia e mikrobusit me turistë nga rruga 100m e lartë drejt Machu Pichu
Mjegulla raportohet se shkaktoi përplasjen dhe humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi që po kthente turistët nga një prej shtatë mrekullive të botës në Peru.
Katër njerëz u vranë dhe 16 u plagosën kur autobusi i tyre ra nga një lartësi prej më shumë se 100 metra buzë malit që po zbrisnin.
Mjeti po transportonte 20 njerëz natën e të hënës (22 gusht) që po ktheheshin nga vizita në impjantin e lashtë mistik të Machi Pichu.
Qyteza e lashtë e maleve Ande vizitohet nga më shumë se 5000 turistë në ditë, në kulmin e sezonit.
Autobusi raportohet se ra në një çarje 120 metra të thellë, teksa viktimat ishin një peruan dhe tre qytetarë të Kolumbisë.
Ndihma mjekësore iu dha të plagosurve që u dërguan në spitalin e qytetit më të afërt, Cusco.
Revista ‘People Magazine’, shkruante se një prej të plagosurve ishte në gjendje më të rëndë, ndërsa shumica e të tjerëve kishin dalë nga spitali.
Në autobus kishte turistë nga Izraeli, Kanadaja, Holanda, Greqia e Argjentinë.
Policia tha se aksidenti është i dyti i këtij lloji në rajon në një muaj.
Machu Pichu është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO prej vitit 1983, ndërsa në 2007 u shpall një nga mrekullitë e botës.
Mrekullitë e tjera të shpallura të listës janë Muri i Madh Kinez, Taxh Mahali në Indi, statuja e Krishtit në Rio, Koloseumi në Rome, piramida Chichen Itza në Meksikë dhe qyteti i lashtë Petra në Jordani.
Mjegulla raportohet se shkaktoi përplasjen dhe humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi
Top Channel