Katastrofë ekologjike në brigjet e Nigerisë, shpërthen anija për përpunimin dhe transportimin e naftës – humbin jetën 10 persona
Dhjetë persona humbën jetën tragjikisht si pasojë e një shpërthimi që solli një zjarr të madh në anijen Trinity Spirit, që u fundos në afërsi të terminalit Escravos në brigjet e Nigerisë.
Në fakt, siç raportojnë mediat e atjeshme bëhet fjalë për një anije për prodhimin dhe transportimin e naftës prej 2 milionë barelë, që shpërtheu në terminal, transmeton Telegrafi.
Deri më tani po hetohet shkaku që çoi deri të ky shpërthim i fuqishëm, e ekipet e shpëtimit tashmë kanë konfirmuar vdekjen e 10 persona, ndërsa disa të tjerë po konsiderohen të zhdukur.
Ekspertët njëherit po e cilësojnë si katastrofë ekologjike, pasi nga kjo anije është derdhur në det një sasi e madhe e naftës që do të “shëtis” anembanë botës.
/Telegrafi/