Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Karma .....

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,923

“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”​


1CA8EE18-A3BF-45D3-9F65-5C93045EA76F-1024x576.jpeg

“Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

“Karma nuk ka menu. Të shërbehet ajo që meriton”.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht, me fat. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”.

“Karma thotë, nëse e thyen zemrën e dikujt dhe ai person të flet me të njëjtën gjallëri dhe respekt, më beso se të do shumë”.

“Nuk ke për ta kuptuar asnjëherë dëmin që i ke bërë dikujt, deri në momentin që ty do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse ekziston Karma”.

“Është një ligj natyral i Karmës që personat hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për të lënduar të tjerët, përfundojnë të vetmuar dhe të lënduar”.

“Karma thotë se nëse përqendrohesh tek mërzitja, do të vazhdosh të vuash. Nëse përqendrohesh tek leksioni, do të vazhdosh të rritesh”.

“Mos humb kohë me hakmarrje. Njerëzit që të lënduan, do të përballen me Karmën e tyre”.

“Fal, buzëqesh dhe vazhdo përpara. Karma do të kujdeset për pjesën tjetër”.

“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.

“Qëllimi i Karmës është të të ndihmojë që të jesh një person më i mirë”.
 
Editimi i fundit:
Nuk besoj te "KARMA"
Gjat jetes njeriu i kalon te gjitha...se i ndodh dicka nuk do te thot gjithmone se ka bere dicka te keqe...ose ka qene i keq...te gjithve gjate jetes na ndodh dicka e keqe...sdo te thot eshte karma ??
 
Karma asht filozofi, nuk asht ceshtje besimi.

Kam respekt per boten e brendeshme lindore qe besimin e lidhin me filozofine, gjithcka duket e bukur biles ma e bukur se sa botkuptimi jone perendimor filozofik-fetar, mirpo, cdo gja ne kete rruzull cedon ne lidhje me filozofine, teologjine, eskatologjine, pasi ato kurre nuk jane aq te verteta sa tupanet qe ushtojne, kurrre nuk jane te kombshmen dhe te vertetueshme si shpresa e fundit e njeriut ….gjepura!!

Karma, akoma po pres karmen teme ?

Po e di, do shuhem me rrace e me fare deri sa karma jeme te realizohet.

E them kte pasi njoh mire cdo fe te botes lindore…le te themi e njoh edhe shpirtnisht…

Pra, karma e juaj jeni ju! Sot jeni ju!
 
Un e besoj shummm Karmen …dhe mendoj qe cdo gje qe ndodh ne jete eshte sprove , per te ndar ne dy pole negative pozitive . Cdo njeri kalon ne jet veshtirsi por duhet te jesh i zoti te besh ball dhe ta kthesh ne anen tende te mir .. Sepse dreqi ta haj nje jet kemi dhe zduhet ta humbasim me mllef apo inat qpo urrejtje …Karma eshte misherimi gjall i shprehjes “zoti vonon por nuk harron “ .. Un nder vite i kam par se si njerez qe me kan bere te vuaj jan degraduar apo kan mar nje rrug shum larg nga e imja ..dhe jam krenare me veten qe nuk mora kurr hakmarrje per to ☺️ Sepse sado e keqe te jet ajo qe ke hequr nga nje person ti kurr zduhet te kesh asnje ndjenje karshi tyre as urrjtje sepse ai person s’meriton asnje lloj ndjenje nga ty ..Ti vec ec perpara dhe buzeqesh jeta do te buzeqeshi vet heret ose vone ☺️ Dhe njeres mos harroni se dhe po su moret ju me njerez te til kemi karman sepse karma its a bet bic (lol) ?
 
A e dini se çfarë është karma dhe si mund të ndikojë në jetën tuaj? Në thelb, koncepti lidhet me shprehjen “ne korrim atë që mbjellim”, domethënë secila prej veprimeve tona shkakton një reagim të Universit. Por ka shumë më tepër për të zbuluar në lidhje me të.

Çfarë është karma?

Fjala karma e ka origjinën në sanskritisht, një gjuhë e lashtë e shenjtë e Indisë, dhe do të thotë “veprim”. Termi ka natyrë fetare, përdoret në doktrinat budiste, hindu, sikh, teozofike dhe xhainiste, dhe në kohët moderne është adoptuar edhe nga spiritizmi.

Në këto fe, karma funksionon si një ligj universal i shkakut dhe pasojës, domethënë, për çdo veprim të praktikuar, do të ketë një reagim të Universit. Koncepti është i lidhur ngushtë me rrënjët e tij indiane, duke përfshirë besimin në rilindjen pas vdekjes. Në këtë kuptim, mund të zgjasë më shumë se një jetë, duke i bërë përvojat e përjetuara nga një person të lidhen me sjelljen e tij në jetë të tjera.

Sipas filozofisë indiane, karma nuk është një lloj ndëshkimi dhe shpengimi, por më tepër një mjet për të vendosur rendin e sjelljes individuale.

Si të silleni me karmën?

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të kapërcyer karmën e keqe është e nevojshme të hiqni qafe të gjithë negativitetin që është rreth jush. Vetëm atëherë mund të zotëroni fatin tuaj. Për këtë, nevojiten disa veprime:

– Kërkoni njohuri për veten tuaj;

– Zhvilloni inteligjencën emocionale;

– Praktikoni meditimin.

Kjo energji, e krijuar nga veprimet tona, mund të ndikojë në rrjedhën që merr jeta jonë.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back