Drejtuesja dhe gazetarja e ‘Le Iene’ Nadia Toffa, vetëm 40 vjeç, u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me kancerin.
Lajmin e bëri të ditur stafi i televizionit në rrjetet sociale. ‘Le Iene’ i kanë dedikuar një status të ndjerë.
“Dikush mund të mendojë se ke humbur, por kush ka jetuar si ty, nuk humbet kurrë. Ke luftuar me kokën lartë dhe e buzëqeshur, me dinjitet dhe duke vendosur forcën deri në fund, deri më sot. Në jetë ke luftuar shumë. Ke luftuar edhe kur erdhe tek ne, dhe ndoshta për këtë, na fitove të gjithëve”.
Toffa ka treguar për sëmundjen e saj në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol force dhe durimi për shumë të sëmurë.
Postimi i fundit në rrjetet sociale është në 1 korrik, përpara se të përkeqësohej. Është një foto e saj e qeshur, së bashku me qenin.
Në pak minuta sa u dha lajmi për ndarjen e saj nga jeta kanë vërshuar komentet e shumta.
Nadia Toffa lindi në Breshia në 10 qershor 1979. Në 2009 filloi punën tek ‘Le Iene’. Është vlerësuar dy herë me çmime në gazetari.
E zbuloi sëmundjen në fund të vitit 2017. Pas dy muajsh kurimi, në shkurt, gazetarja u kthye në ekran dhe pranoi: “Kisha kancer”. Që në atë moment, Nadia Tuffa u kthye në një simbol për ata që luftojnë me sëmundjen, për rezistencën që bëri.
“Ne fitojmë gjithmonë”, shkroi një muaj më parë në një letër për gazetën ‘La Repubblica’.
Le Iene, një prej emisioneve më të ndjekura italiane edhe në Shqipëri, merret me gazetari investigative, por me një format shumë origjinal.
b.b/dita