Kafjalli i preferuar i Mbretit Charles III: Është shumë i lehtë për t’u përgatitur
Përgatitet shumë thjesht dhe nuk kërkon shumë artikuj
Mbreti Charles III njëherë publikoi një recetë për mëngjesin e tij të preferuar, përkatësisht vezët e skuqura me djathë britanik.
“Një nga gjërat që padyshim na sjell kënaqësi të madhe është ushqimi i mirë”, tha Charles.
Përveç faktit që këtë lloj mëngjesi e ha vetë mbreti, e mira është se përgatitet lehtë dhe po ashtu është ekonomike.
Nevojiten:
– 100 g spinaq i hidhni në ujë të vluar për ta “shuar”,
– domate qershi të freskëta, mund të jenë edhe të thata,
– 35 g djathë gjysmë të butë,
– 1 vezë,
– 80 ml ajkë të ëmbël,
– 15 g djathë të fortë të grirë në rende,
– fletë të freskëta borziloku,
– pak gjalpë.
Përgatitja:
Një enë të vogël për furrë lyeni me gjalpë, kurse fundin mbulojeni me fletë spinaqi të cilin më parë e keni “shuar” në ujë të vluar, duke lënë një vrimë të vogël në mes të enës. Pastaj pritni domaten në katër pjesë dhe radhiteni sipër spinaqit.
Thërrmoni djathin e butë mbi spinaq, midis katër pjesëve të domates. Shtoni gjethet e grisura të borzilokut dhe i hidhni kripë dhe piper.
Thyejeni vezën në vrimën që e keni lënë në mes të enës. Pastaj mbi spinaq hidhni kremin, duke u kujdesur që të mos derdhet veza.
Hidhni djathin parmezan të grirë në rende dhe futeni në furrë në 180 gradë për 8-10 minuta.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi