Jo vetëm me tanke dhe raketa, ja ushtria e re që do përdorë Ukraina kundër Rusisë
Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, postoi të shtunën në Tëitter ku bënte të ditur se Kievi po “krijonte një ushtri IT” për të “vazhduar të luftojë në frontin kibernetik” ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre ndaj Ukrainës.
Fedorov postoi një lidhje në një kanal në aplikacionin e mesazheve Telegram që inkurajonte hakerët të kryenin sulme kibernetike ndaj firmave kryesore ruse të energjisë dhe firmave financiare. Lista e kompanive që kërkohet të goditet përfshin gjigantin e gazit natyror Gazprom dhe bankat e mëdha ruse Sberbank dhe VTB. Administrata Biden i vuri sanksione dy bankave të enjten lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Kanali Telegram i promovuar nga Fedorov u përkthye në anglisht për të tërhequr “të gjithë specialistët e IT nga vendet e tjera”, thuhej në versionin anglisht.
Të premten, zyrtarët ukrainas akuzuan Ministrinë e Mbrojtjes së Bjellorusisë se po përpiqej të hakonte llogaritë private të emailit të personelit ushtarak ukrainas. Ministria nuk e ktheu kërkesën e CNN për koment.