Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,557

Komuniteti ‘Warruwi’, ishullit të vogël Australian South Goulburn, e praktikon të ashtuquajturin multilinguizëm perceptive. Pavarësisht se aty fliten anglishtja dhe 8 gjuhë të tjera indigjene, të gjithë kuptohen me njëri-tjetrin, duke folur secili idiomën e vet. Pra çdokush kupton pak ose shumë nga gjuhët e tjera, dhe përgjigjet me fanatizëm vetëm në gjuhën e vet.
Në një ishull të Oqeanit Paqësor, ku jetojnë vetëm 500 banorë, fliten 9 gjuhë të ndryshme. Pyetja qe mund te ngihet: Por si kuptohen mes njëri-tjetrit, apo janë të gjithë poliglotë?
Kjo veçanti ka ngjallur kërshërinë e studiuesve, të cilët kanë kuptuar që për të arritur komunikimin shfrytëzojnë një mekanizëm që rezulton të jetë vërtetë efikas.
Sipas linguistes australiane Ruth Singer, gjuha në këtë ishull konsiderohet si një pasuri klanore, dhe të flasësh një gjuhë tjetër perceptohet sikur nuk është një e drejtë që të përket. Ky rregull i pashkruar respektohet rigorozikisht, ndërkohë që nuk ka asnjë rregull për t’i kuptuar të gjitha gjuhët që bashkëjetojnë brenda këtij komuniteti, pra secili ka të drejtë t’i kuptojë, por pa i përdorur.