Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Jeta Virtuale

  • Thread starter Thread starter Miiqtel_M7
  • Data e fillimit Data e fillimit
M

Miiqtel_M7

Guest
E hapa kete teme me mendimin se asnjeri ne ditet e sotme se anashkalon dot virtualitetin .. Fb InstaGram E programe te tjera te cilat po na bejne te harrojme jeten tamam , ate realen . Por sa perqind i vertet je ne virtualitet? Une rreth 80%
 
Sa modeste jeni te dy:p
Keshtu do pergjigjen te gjithe duke perfshire dhe veten time sepse kush do dali e te thote hey une jam fake????
 
Une 100 % ...persa i perket karakterin tim!
E tille jame e ne jeten e perditshme..e bute kur sme bie ne qafe..
e bishe po me fike cigare :P
 
Vetvetja ku ja vlen, se jo me ç'donje mund te jesh vetvetja se te ha ujku pastaj :P
 
Duam sduam eshte pjese e jetes tone virtualiteti dhe ruan rolin thelbesor ne jeten tone.
 
Kemi mall te ulemi ne tryezen e ngrenies te besh nje muabet na Eshte bere mendja vetem wifi & oferta interneti ku po shkon kjo teknologji ,,,,,,,,
 
Edhe në forum vetvetja jam,nuk jam nga ato që fusin hundet npunet e te tjerve.Npergjithsi jam tip i qet,duroj sa duroj por shperthej.
 
Wi-fi-ja na shkaterroi.
 
Ajo që mund të vihet re në këtë kohë të zhvillimit të madh teknologjik e sidomos të zhvillimit të teknologjive të sistemeve të informimit është fakti se personaliteti i njeriut është bërë një çështje gjithnjë e më abstrakte duke qenë një mbështjellës i dy realiteteve, atij fizik dhe atij virtual. Njerëzit të cilët me përmasa të mëdha kanë përqafuar realitetin virtuale duke e vënë në rëndësi thuajse të barabartë me atë fizik, në të shumtën e rasteve janë të pa vetëdijshëm për seriozitetin me të cilin duhet t’i qasen këtij realiteti. Bota virtuale nga shumica e bashkëjetuesve virtual nuk merret si një tërësi e cila është ndërtuar në mënyrë serioze dhe mbijeton të gjitha veprimtaritë dhe ndryshimet duke u bazuar në rregulla e ligje të cilat janë funksionale dhe reale (ose shprehur ndryshe virtualo-reale). Fakti se kjo jetë dhe këto veprime janë të pa prekshme (në shikim të parë) nuk lë të nënkuptohet se veprimet në të nuk lënë gjurmë, madje edhe në realitetin fizik.
ecila lëvizje e jona, madje pa shkruar edhe një të vetmen shkronjë, lë gjurmë të rëndësishme të cilat një nga një ndërtojnë profilin tonë virtual e fizik. Secili lajm që lexojmë, secili koment që shkruajmë, secili pëlqim ose mospëlqim që shpërndajmë, secila foto e video që shikojmë janë rrëfyes të identitetit tonë. Të gjitha flasin mbi ne, mbi interesat, karakterin, sjelljen, dëshirat, seriozitetin, dijen tonë e të tjera dhe në fund të gjitha këto informacione ndihmojnë njerëzit profesionistë të grupeve ose/dhe institucioneve të interesave të ndryshme që të ndërtojnë një profil të “vërtetë”. Ky profil, ndërtohet me një qëllim të vetëm, për të kënaqur interesat e tyre. Kuptohet që në këtë rrjetë interesash mund të jemi edhe ne përfitues duke kënaqur interesat tona.
Profili i secilit nga ne në botën virtuale, përfshinë të dhënat faktike duke lënë anash sjelljen personale dhe ndjenjat e thella për çështje të ndryshme të cilat i mungojnë profilit për ta bërë të plotë si të tillë. Sidoqoftë, për studiuesit informacionet e mbledhura janë “të mjaftueshme” për të përpiluar profilin duke u bazuar në fakte të cilat janë dorëzuar nga vetë ne dhe në supozime të tyre të bëra për informacionet dhe sjelljet të cilat mungojnë. Kështu që shpeshherë sjellja me entuziazëm, (duke shkruar komente, duke shpërndarë pëlqime, duke shpërndarë video e foto materiale, etj.) ndaj një grupi të caktuar mund të jetë bazë që profili në njërën anë të vlerësohet si simpatizues i flakët i një grupi të caktuar ose në anën tjetër si ekstremist i lindur nga ai grup. Për më shumë, meqë informacionet janë materiale hyrëse të thata ato mund të interpretohen në shumë mënyra, varësisht nga studiuesi dhe interesi i tij. Informacionet e njëjta mund që në një moment të paraqesin si një profil i cili solidarizohet me një gjendje të caktuar, ose/dhe si një terrorist potencial, ose/dhe si një thirrës në një veprimtari të caktuar.
Përkundër mijëra rasteve, nëpër botë, të përjetimit të pasojave të individëve të cilët kanë realizuar veprimtari të ndaluar virtuale dhe dhjetëra rasteve të shqiptarëve të cilët gjithashtu kanë pësuar nga jeta e pa kontroll në realitetin virtual, shoqëria jonë akoma nuk është në vetëdije se çfarë është duke bërë. Është injorante dhe këmbëngulëse në këtë injorancë duke ç’respektuar çdo normë madje dhe ligj i cili rregullon jetën virtuale.
Qëndrimi im nuk është që ne t’i mbyllim mjetet elektronike në mënyrë që të mbrohemi nga ky realitet. Përkundrazi, unë nxis që njerëzit të jetojnë këtë realitet në kuadër të planit të jetës së tyre, në përmasa të nevojave të tyre. Ajo që unë sugjeroj dhe ajo për të cilën unë po u tërheqë vëmendjen, është mënyra e të jetuarit në të. Secili nga ne duhet kuptuar, qartë, që secili veprim që bëjmë ka pasoja. Edhe nëse nuk është ashtu, ne duhet vepruar duke u mbështetur në moton: “secili akt i bërë lë pasoja”. Pasojat mund të jenë për të tjerët të cilët bazohen tek informacioni ynë ose mund të jenë për ne nga të tjerët të cilët studiojnë profilin tonë. Në internet, mund të gjejmë të dhëna të ndryshme të reagimeve të njerëzve, siç ishte komenti i një konsumatori gjerman për një produkt të një ndërmarrjeje po ashtu gjermane tek shitësi i mirënjohur në internet Amazon, dhe do të befasohemi me pasojat të cilat janë nxitur nga ato reagime, siç ishte hedhja e tij në gjyq dhe akuza për shkatërrim biznesi me një përballje e cila do t’i kushtonte 20’000€ [1].
Fundja, ne nuk duam të jemi preh i manipulimeve të individëve, grupeve, ndërmarrjeve e institucioneve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, andaj le të jemi të kujdesshëm me jetën tonë virtuale, posaçërisht me “vjelljet” tona nëpër rrjetet sociale.”
View attachment 16463
Kujdes Gangsta Ekrani se me germa jeni te gjithe te pakapshem e te pa arritshem
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back