Japoni, ‘Vezët e diellit’ dalin në ankand, shiten për 3650 euro
Dy mango nga prefektura Miyazaki në Japoninë jugperëndimore u blenë për 500,000 jen në ankandin e parë të vitit, gati 3,650 €. Shuma është dy herë e gjysmë më e lartë se shuma e paguar në 2021, duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2019.
Dy frutat e kategorisë premium quhen “Taiyo no Tamago” (“Vezët e diellit”).
Sipas Federatës lokale të Fermerëve, sezoni i korrjes për mangot premium pritet të arrijë kulmin nga fundi i prillit dhe fillimi i qershorit.
Përfaqësuesi i kooperativës JA Miyazaki që organizoi ankandin, Tomohiro Ishikawa, theksoi përpjekjet e kultivuesve vendas për të siguruar cilësi të shkëlqyera të frutave pavarësisht çmimeve të larta për prokurimin e lëndëve të para.