Por ndërsa pas ndeshjes nuk e përmendi fare Kosovën, tashmë në një intervistë për mediat belge, Januzaj ka pranuar prejardhjen e tij nga Kosova, ndërsa ka folur edhe se pse nuk festoi me simbolin e shqiponjës, ashtu siç bënë Xhaka dhe Shaqiri.
“Unë nuk dua ta përziej futbollin me politikën. Unë preferova të festoj me tifozët dhe shokët e mi. Nuk e di mirë se a ishte një nga golat më të mirë në karrierë, por e di se ishte më i rëndësishmi. Unë dua ende të shënoj në këtë Kampionat Botëror. Por, trajner duhet të bëjë vendimet e tij”, shtoi kosovari me pasaportë belge.
The post Januzaj flet për Kosovën dhe tregon pse nuk festoi me “shqiponjë”… appeared first on Lajmi i Fundit.