Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ja se çfarë duhet të keni parasysh nëse lidheni me një femër të fortë

  • Thread starter Thread starter Plutoni
  • Data e fillimit Data e fillimit
P

Plutoni

Guest
Frekuentimi i një femre të fortë, që e ka në kontroll të plotë jetën e saj, është një eksperiencë nga e cila mund të mësosh shumë. Nëse po dashuroheni me një femër me karakter të tillë, ka disa gjëra që duhet të dini
  1. Mos prisni “bujë”
Nuk duhet t’u vini rrotull argumenteve, por shkoni drejt e në temë, sepse ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ju. Nëse ka diçka që atë e bezdis, ju duhet ta kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Kjo do t’i zgjidhi menjëherë problemet që mund të lindin mes jush.
  1. Mos besoni që ta çoni përpara marrëdhënien me mesazhe
Nëse femrat e këtij lloji janë komunikuese të mira, nuancat delikate të mesazheve nuk do ta ndryshonin këtë fakt. Sigurisht, ndonjë mesazh përgjatë ditës do të ishte mirë, por forma juaj kryesore e komunikimit duhet të jetë ajo me telefonata ose biseda ballë për ballë.
  1. Mos u përpiqni të tërhiqni vëmendjen me ndonjë budallallëk apo marrëzi
Çdo tentativë prej adoleshenti për ta xhelozuar duke folur ose duke postuar foto me një tjetër do t’ju dalë prej hundësh. Femrat e forta nuk xhelozohen, sepse janë mjaftueshëm të sigurta në vete për të ditur se kush vlen për kohën e tyre. Nëse do të impenjohet me ju, do të presë të njëjtën gjë në shkëmbim.
  1. Mos prisni biseda të kota
Femrat e forta dhe të matura janë të mençura, të pasionuara dhe të mirarsimuara. Kërkojnë biseda të vërteta mbi argumente reale. Edhe kur janë duke parë një episod komik, mendja e tyre është e përqendruar te gjëra vërtet të rëndësishme. Nëse doni vëmendjen e tyre duhet t’i mbani hapin.
  1. Nuk duhet t’i lejoni vetes që të jeni të pavendosur
Me shumë gjasa ajo mund të ketë një punë stresuese dhe ditët e saj i kalon duke marrë vendime dhe duke u përballur me njerëzit. Nëse mendoni që ta kaloni mbrëmjen me pasiguri se ku do të darkoni apo se çfarë filmi do të shihni, atëherë keni gjetur “prenë” e gabuar. Ajo ju do të vendosur.
  1. Nuk duhet t’ju mungojë respekti
Në fakt, me asnjë femër nuk duhet të ndodhë e kundërta. Në ditët e sotme, femrat janë kurajoze, të sigurta dhe e dinë se çfarë duan. Nuk duan të kenë pranë dikë që e keqtrajton ose nuk tregon respekt.
  1. Mos u tregoni të paqartë
Nëse i thoni se do të bëni diçka, që e përfshin ose jo, duhet të jeni përgjegjës.
  1. Përgatituni që të jeni vazhdimisht të motivuar
Për të dalë me një grua të fortë, duhet të merrni përgjegjësi për disa gjëra. Ajo e jeton jetën e saj me objektiva precize, ka një qëllim dhe një vizion të saj për të ardhmen. Nëse ka zgjedhur të ndajë jetën me ju, natyra e saj ambicioze do t’ju prekë me patjetër. Do të keni gjithmonë një bashkëpunëtore përkrah jush.
  1. Prisni impenjimin e plotë nga ana e saj
Femrat e forta janë besnike. Presin ndershmëri e përkushtim dhe jua kthejnë me të njëjtin pasion që impenjohen në çdo fushë të jetës së tyre. Nuk do të gjeni kurrë një person më të besueshëm sesa një grua të fortë dhe të pavarur. Përse? Sepse ajo zgjedh atë që do me të vërtetë në jetë dhe kur e ka, e mban fort atë. Nëse ju ka zgjedhur ju, atëherë do t’ju japë gjithçka.
  1. Përgatituni për eksperienca të reja
Jetën e saj e ka jetuar me pasion dhe entuziazëm. Në rrugëtimin e saj ka kultivuar hobi, interesa dhe ka pasur eksperienca unike. Ndër të tjera, ka hartuar një listë me gjërat që do të bëjë në të ardhmen, që dëshiron t’i ndajë me ju nëse do të mundeni të bëheni pjesë e saj.
  1. Do ta prisni me padurim çdo ditë të re që do të kaloni me të
Kur të jeni me një femër të fortë, për ju nuk do të ekzistojë mërzia. Është gjithmonë në lëvizje. Mund t’ju propozojë një fundjavë në mal, ndërkohë që jeni duke u qetësuar në divan.
  1. Ju pret një jetë e mrekullueshme së bashku
Si çdo person i motivuar, ambicioz dhe inteligjent, edhe ju dëshironi një jetë të plotë. Keni objektiva dhe pritje për të ardhmen. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të dini se femra që keni përkrah ndan të njëjtat ambicie me ju dhe mbështet përpjekjet tuaja. Nuk do të jeni kurrë të lumtur sesa me një femër të fortë, sepse jetën e jeton duke marrë çdo ditë më të mirën prej saj. Nëse dashuron, dashuron thellësisht
 
Kto qe i lezova nga autori jam sjam ajo femer e temes,por si femer jam dakord me ato qe lezova
 
I njejti avaz! Femra e forte, burri i forte, njeriu i forte....i mire apo i keq etj etj

Po mire po a ka njeri qe e di me saktesi ç' eshte nje femer e forte?
 
I njejti avaz! Femra e forte, burri i forte, njeriu i forte....i mire apo i keq etj etj

Po mire po a ka njeri qe e di me saktesi ç' eshte nje femer e forte?
Femra te forta sot ehe ska me si plakat tona ?
 
I njejti avaz! Femra e forte, burri i forte, njeriu i forte....i mire apo i keq etj etj

Po mire po a ka njeri qe e di me saktesi ç' eshte nje femer e forte?

“ A Strong character” me pak fjale.
 
I njejti avaz! Femra e forte, burri i forte, njeriu i forte....i mire apo i keq etj etj

Po mire po a ka njeri qe e di me saktesi ç' eshte nje femer e forte?
Nje femer e fort eshte ajo qe mbath pantallonat,eshte ajo qe jep zgjidhje jo zgjedhje.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back