Izraeli e Libani arrijnë marrëveshje ‘historike’ për kufijtë detarë dhe eksplorimin e gazit
Njerez ne nje plazh ne Liban teksa anija izraelite patrullon prane bregut
Izraeli e Libani raportohej sot se kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e kufirit detar, në një akord që mund të shtojë prodhimin e gazit natyror në lindje të Detit Mesdhe dhe të përmirësojë klimën mes dy vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Kryeministri izraelit Lapid, tha sot se marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA kishte sjellë një arritje “historike” mes dy kombeve që mbeten teknikisht në luftë që prej krijimit të Izraelit në 1948.
Ai shtoi se marrëveshja “forcon sigurinë e Izraelit, sjell miliona në ekonomi dhe stabilitet në kufirin verior me Libanin”.
Në një deklaratë të presidentit të Libanit, Michel Aoun, thuhej se versioni i fundit i version i propozuar për marrëveshjen “kënaq kërkesat e Libanit, dhe ruan të drejtat për burimet e tij natyrore”, si dhe shtoi se të tjera konsultime do të mbahen para njoftimit.
Marrëveshja aftëson prodhimin e gazi natyror nga rezervuari detar Karish që pretendohet dhe nga Libani.
Ky i fundit është përfshirë nga kriza ekonomike dhe shpreson që energjia detare të ndihmojë me situatën financiare në vend.
Bisedimet indirekte për burimet kishin nisur prej vitit 2020 por ishin gjendur përballë pengesave politike, duke përfshirë dhe raketa të lëshuara ndaj një mjeti detar energjitik izraelit që kishte nisur operacionet në verë.
Izraeli raportohet se eksporton gaz nga një impjant detar drejt Egjiptit, ku më tej lëngëzohet dhe dërgohet drejt BE që prej vitit 2020, shkruan The Guardian.
Zona e kontestuar detare (ne te kuqe)
Top Channel